Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24415 articles
Browse latest View live

Ndihme!

$
0
0
Atehere ja cili eshte problemi im.
3 muaj me pare gjate kohes qe po qendroja ulur ne karrige duke degjuar mesimin mu duk sikur mu keput dicka tek zona siper penisit. Ma dha si nje dhimbje te forte por aq ishte. Ne darke pastaj filloi te me dhimbte testikuli i majte dhe te me mpihej kemba. Me behej miza miza. Shkova te vizitohesha dhe doktori me tha qe nuk kam asnje problem tek testikuli. Bera edhe eko, dola shume mire. Pas kesaj ne ditet ne vazhdim filluan te me shfaqeshin simptoma te tjera si dhimbje tek pjesa e brendshme e kofshes se majte, mpirje e krahut, sikur kam korent ne kembe, pickime, elektricitete, spazem muskujsh, dhimbje muskujsh, dhimbje kockash, dhimbje e nyjeve lidhese te kockave, nuk kam aspak fuqi per te ecur, nje zhurme te vazhdueshme tek veshi qe quhet Tinnitus mesa lexova. Kam bere cdo gje, kam bere rezonancen e shpines dhe mesit, te qafes, te kokes dhe kam dale ne rregull sepse dyshoja per ndonje problem neurologjik te tipit Skleroze multiple. Kam bere analizat e gjakut dhe kam dale ne rregull. Bera testin e HIV sepse kisha frike por edhe aty dola negativ. Kam bere cdo gje te mundur dhe nuk e di cfasre kam. Dal ne rregull tek cdo gje por edhe tani pas 3 muajsh vazhdoj te kem dhimbje tek testikuli, tek pjesa e brendshme e kofshes. Dmth tek e gjithe zona e anes se majte te testikulit. Gjithashtu kam shume mprije kembe, me raste dhimbje kockash, dhimbje koke, qafe. Te gjitha te mesipermet.

Jam vizituar tek reumatologu, neurologu, urologu ne Durres (sepse ketu banoj) dhe me thone qe skam gje qe ndoshta e kam nga stresi. Por eshte e pamundur. Nuk vuaj nga stresi. Pastaj nese do ishte nga stresi u be tere kjo kohe dhe nuk po gjej zgjidhje, vetem perkeqesohet. Kam shkuar edhe tek spitali privat Hyegia, edhe aty asgje sme thane. Tani me ka mbetur vetem te vizitoj nje fizioterapist se mos kam ndonje problem tek zona e testikulit te majte e tek kofsha, mos ka ndonje nerv te demtuar. Nuk e di, ose te bej acupunture tek kinezi. Sdi cte bej me tjeter. Po cmendem. Cdo dite jam me dhimbje, jam i pafuqishem. Jam 21 vjec dhe theksoj qe para se te me ndodhte kjo kam qene shume aktiv si person. Merresha me palester, beja vrap. Kam nje trup te bukur dhe te shendetshem por tani jam i pafuqishem per cdo gje, nuk me behet te bej asgje. Me jipni ndonje sygjerim ju lutem.

Islami apo krishterimi ???

$
0
0
cila fe mendoni se eshte me reale dhe me e sakte sipas jush dhe pse

hej kush esht per ndonje teme ???

Banda e Tritolit: Në kërkim Andon dhe Genis Mëhillaj

$
0
0
Fotografitë e bashkëpunëtorëve të Sinanit, Policia: 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Emri:  mehillajt-300x184.png

Shikime: 1072

Madhësia:  79.1 KB

Kusherinjte Mehillaj ne kerkim nga policia

TIRANE- Policia ka vendosur te shperbleje me 10 mije euro ate qe do te jape informacione se ku ndodhen bashkepunetoret e Julian Sinanit, te arrestuarit si vrases me pagese.

Mesohet se shperblimi jepet per ate qe do te jape informacione per shtetasit tashme te shpallur ne kerkim Andon e Genis Mehillaj, qe akuzohen si organizatoret te ketij ‘biznesi’.

Bashke me lajmin per shperblimin policia ka publikuar edhe fotot e personave te shpallur ne kerkim.

Panorama
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Shkaterrohet organizata e trafikut nderkombetar te qenieve njerezore dhe narkotikeve

$
0
0
TIRANE- 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Tempesta” të zhvilluar në bashkëpunim me autoritet Policore Italiane, Greke dhe Rumune, bënë të mundur kapjen e 7 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me shfrytëzim e femrave për prostitucion, si dhe me trafikimin e narkotikëve.”- bëhet me dije nga Policia e Shtetit.

Policia bën me dije se ka arrestuar Igli Metushi, 21 vjeç , nga Vlora, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana. Gazmir Shkurtaj, 27 vjeç , nga Vlora, i cili akuzohet pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana.

Daniel Lika, 28 vjeç , nga Fieri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike. Eduarto Hoxha, 37 vjeç , nga Fieri, i cili akuzohet për trafikim i lëndëve narkotike, marijuana. Kreshnik Bendo, 24 vjeç , banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Eugen Çaushi, 30 vjeç , banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Edër Dorzi, 32 vjeç , banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni

“Në kuadër të këtij operacioni, i cili është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani u bë i mundur ekzekutimi i urdhër arresteve për 30 persona, pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Milanos. Në kuadër të këtyre hetimeve u mundësua zbardhja e mekanizmit të veprimtarisë kriminale të zhvilluar nga këto dy grupe kriminale në kontrollin e aktivitetit të prostitucionit dhe në ripërdorimin e të ardhurave të përftuara në blerjen e narkotikëve, si dhe u identifikuan në Greqi dhe Shqipëri, përgjegjësit e dërgesave të narkotikëve.”- bën me dije policia e Shtetit.

Personat e mësipërm janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, ku do të përballen me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

(a.n/BalkanWeb)

-----------------------

Per Balkanwebin, nje nga mediat e shumta PeDe-iste Berishiste, Eugen Çaushi eshte thjesht nje person me shume i arrestuar, por faktikisht ai eshte vellai i kreut te komunes PeDe-ist se Roskovecit Gezim Çaushit.

Po se kush e kontrollon drogen dhe prostitucionin spo e marrim vesh, se keta PeDe-istat thone e ka Rama kurse nga arrestimet na dalin te lidhur me politikanet e PeDe-se...

Qani sa te doni, avash avash te gjitha rrjete e instaluara keto tete vite rrenim do te shkaterrohen...

A mund te komandoj tv me cel

$
0
0
Pershendetje...kam nje tel nokia e6-00 a ka ndonje program qe sherben si telekomande per te komanduar televizoret...flm

Jakup Asipi flet për Shehj Albanin,Shuajb Arnautin,Abdulkader Arnautin

$
0
0
Jakup Asipi flet per dijetaret Shqiptar e sidmos per muhadithet shqiptar Shehj Muhammed Nassirudin Albani,Shuajb Arnautin dhe Abdulkader Arnautin.

Historia e Kurtizanes Me Te Njohur Te Tiranes Qe U Vetevra Ne Internim


motivimi

$
0
0
Kush me ndihmon me nje informacion lidhur me temen: Cdo te thote te motivosh nxenesit?

Koncensionet - Vjedhjet që iu njihet hajduti…

$
0
0
Koncensionet - Vjedhjet që iu njihet hajduti…
Nga
Bardhi Sejdarasi

Koncensionet dhe “çimentimi” ligjor i tyre nga administrata e kaluar. Si është abuzuar me kontratat dhe sigurimin e monopolist? Si dhe pse shtë pothuajse e pamundur të zhbëhen një numër i konsiderueshëm prej tyre. Milionat që duhet të paguajmë dhe dëmtimi i shoqërive shqiptare dhe konsumatorit shqiptar

Nuk do shumë kohë e ndonjë sakrificë të veçantë të mësosh për një sërë procesesh tërësisht klienteliste dhe korruptive që lidhen me disa koncensione të rëndësishme, të realizuara në vitin e fundit të qeverisjes së kaluar. Nuk do të dëshiroja të ndaloja në secilin prej këtyre koncensioneve, por kam interes të shpjegoj e zbardh një prej koncensioneve korruptive dhe monopoliste të “çimentuara” prej administratës së kaluar, atë të markimit dhe marketimit të karburanteve. Hollësitë? Ja, më ndiqni…

Një vendim i kundërshtuar dhe qeveria që heshti
Nëpërmjet vendimit nr 120, dt 13.3.2013, me të cilën u miratua kontrata e koncensionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve (gabimisht shumica e gazetarëve e quajnë këtë ngjyrosje-është e gabuar kjo qasje-) u pa qartë se procesi ishte abuziv, pa konkurrentë. U paraqitën dy kompani të huaja dhe konkurruan me një çmim tavan prej 200 lekë/1000 litra karburant dhe ky tavan ishte një kriter skualifikues. Vetëm pak kohë më vonë, autoriteti kontraktues hoqi këtë tavan skualifikues dhe vendosi një tavan të ri me çmimin 614 lekë për 1000 litra (pa TVSH) dhe çuditërisht kompanitë e para nuk u shfaqën më të veçuara, por u gjendën në një bashkim kompanish dhe u shpallën fitues si një konkurrent i vetëm?!
Dy muaj më vonë, një tjetër vendim jo vetëm që sanksionoi situatën monopol në tregun shqiptar të kësaj kompanie të “ngjizur”, por i vuri në “rresht” të gjitha autoritetet shtetërore, në funksion të “ngjizjes” që kishte krijuar tashmë Ministria e Financave. Nëse do të lexoni rreshtat e marrëveshjes së koncensionit, do të befasoheni me “ustallëkun” e paparë të juristëve publikë e privatë (si një join venture) e përsosur në dëm të shtetit, të kompanive private dhe sidomos të konsumatorit shqiptar. Nuk po i referohem këtu shkeljes së paparë të legjislacionit shqiptar, nga shteti dhe nga privatët, një shembull i pastër i natyrës korruptivo-klienteliste që cënonte rëndë interesat ekonomike të konsumatorit, të shoqërive të hidrokarbureve dhe të shtetit shqiptar.
Nuk u arrit në bllokimin e kësaj marrëveshjeje koncensionare as edhe nga këmbëngulja e Autoritetit të Konkurrencës, një autoritet unik kushtetues, që kërkoi pezullimin e procesit dhe rishikimin e të gjithë praktikës së vendosjes me ligj të monopolit, por nuk u dëgjua nga Ministria e Financave si Autoriteti Kontraktues dhe Qeveria. Edhe sot e gjithë ditën nuk ka mundur të bëhen publike letrat me rekomandimet ligjore që ky autoritet kushtetues i ka drejtuar institucioneve. Kapja e shtetit vlerësohet unikale në këtë drejtim. Por nuk është kaq e thjeshtë historia e kompanisë fituese koncensionare.
Cilat janë efektet e një akti të tillë korruptivo-klientelist?
Janë bërë të njohura nëpërmjet studimeve korrekte të faktorëve të interesuar. Unë po përmend, për t’i ardhur në ndihmë lexuesit, vetëm disa prej tyre. Studio të njohura ekspertësh kanë llogaritur se kosto e shërbimit të markimit dhe të monitorimit të karburanteve do të ishte si më poshtë: a) çmimi në dollar i shërbimit të markimit rezultonte 8.57 USD/Ton. b) Vlera në USD (me TVSH) e shërbimit të markimit dhe monitorimit për sasinë vjetore prej 2,2 milionë ton është 18.854.000 USD; c) duke iu referuar periudhës dhjetëvjeçare të koncensionit (2013-2023) si dhe duke u bazuar në ritmin mesatar vjetor shumëvjeçar të rritjes me 10 % në vit, rezulton në shumën rreth 385 milionë USD. A ka nevojë të komentohet më tej kjo shifër? Cila kompani shqiptare apo e huaj mund të sigurojë shifra të tillë nga biznesi, si ky i markimit? Kompania koncensionare është “rregulluar” të paguajë edhe garancinë e kontratës (neni 12, pika 12,1 e kontratës koncensionare). Sa është kjo garanci? Për 385 milionë USD të fituara, kompania (tashmë kanadeze?!) do të lerë garanci kontrate 208,5 mijë USD (0,054 %), garanci e cila, sipas kontratës, do të përdoret nga shteti shqiptar për të kompensuar çdo humbje që rezulton nga dështimi i koncensionarit në plotësimin e detyrimeve të tij. Kjo është vërtet për të qeshur, madje për t’u gajasur! Në nenin nr 1 të kontratës thuhet se “208,5 mijë dollarët e garancisë janë sa 5 % e vlerës së projektit që është 4.170.000 USD! Bukur! Hedh 4,1 milion për të “pritur” 385 milion USD! E paparë Qeveria!

…Edhe usta koncensioni, por edhe …hajdut!
Prokuroria dhe autoritetet doganore nuk kanë mundur ende të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë kompaninë që fitoi koncensionin e markimit të karburanteve. Çfarë të hetojnë? Që në praktikën e parë të zhdoganimit të lëndës së parë, kompania fallsifikoi faturat duke rritur në mënyrë të menderosur dhe fiktivisht vlerat e lëndës së parë, me synim rritjen fiktive të kostos për të ulur fitimin. Në deklaratën e eksportit të lëndës së parë nga Hollanda, vlera e shënuar ishte 18.641 Euro. Në doganën shqiptare u deklarua faturë e falsifikuar në vlerën 2.938.000 USD! FYI!
Kush e ka hetuar këtë gjë? Kush ka vjedhur dhe sa ka vjedhur? Nëse nuk ka vjedhur, pse nuk bëhet publike, qoftë edhe nga vetë kompania që nuk ka një “gafë” të tillë? Faturat janë në doganë, por lehtësisht mund të gjenden edhe në të dhënat e Eurodoganës!

Ku fiton e ku humbet shteti?
Askund nuk mund të fitojë shteti! Të gjitha të ardhurat e mësipërme do të vilen nga shoqëritë e importit të hidrokarbureve, të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, të eksportit të hidrokarbureve, por në fund të fundit nga konsumatori dhe, do të kalojnë drejpërdrejt në arkën e shoqërisë koncensionare. Po shteti? Sipas kontratës koncensionare (pika 3.5 e kontratës koncensionare) “Koncensionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues (Ministrisë së Financave-Shenimi im) një tarifë koncensionare të barabartë me 2,5 % të të ardhurave vjetore që realizohen nga shitja e shërbimit të markimit dhe monitorimit. Pra 2,5 % të 18.8 milion dollarëve të fituar! Shikoni sa pastër i ka bërë llogaritë “koncensionari”! Pra vetëm rreth 96 milionë USD për shtetin, nga 385 milionë USD që do të mund të marrë gjatë periudhës së koncensionit. Çdokënd që lexon këto shifra duhet ta zerë dhimbja e kokës, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh me administratorët publikë. Pse?

“Kopsitja” e çeliktë e kontratës koncensionare!
Ustallarët nuk kanë lënë asnjë “të çarë”, ku të marrë ajër koncensioni i markimit të karburanteve. Në nenin 8 (“Pronësia Intelektuale”, pika 8.1) thuhet se “Të drejtat tregtare të pronësisë intelektuale të solucionit të markimit të
vijon nga faqe 13

...përdorur nga Koncensionari gjatë zbatimit të Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit do të jenë në pronësi të vetme të Koncensionarit, i cili nuk do t’ia bëjë të ditur apo të tranferojë ato Autoritetit Kontraktues (MF) edhe pas mbarimit të kohëzgjatjes së koncensionit”, (pra edhe pas dhjetë vitesh)!?
Më e pakthyeshmja është pika iv e nenit 7 (“Të drejtat dhe detyrimet e koncensionarit”) ku thuhet se “të drejtat e koncensionarit do të jenë ekskluzive dhe Koncensionari do të ketë të drejtën e vetme dhe ekskluzive të ushtrojë të drejtat e Koncensionit të dhëna sipas kësaj kontrate”!
Këtu “nuk ka polic” që rregullon gjë! Kjo lloj “kopsitjeje” ligjore duhet të tërheqë vëmendjen edhe të aktorëve të rinj të qeverisjes, për të mos i lënë kontrata të tilla në duar “zanatçinjsh” publikë e private, me dëme të tilla të papara në kurriz të konsumatorit shqiptar. Sa për kompanitë e importit të karburanteve, ato që nxjerrin naftë, ato që shesin solar e mazut, nuk do të ketë e nuk ka ndonjë “siklet”. Ato e transferojnë sa hap e mbyll sytë në çmimin e produktit këtë “masakër” të rregulluar me ligj!

A ka dritë në fund të tunelit!
Kam mësuar se ekspertët po punojnë, jo vetëm ata të sektorit privat që janë penalizuar nga këto shifra fitimi maramendës për një shërbim që nuk ka bërë ende “hajër”, por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe administratorët publikë. Ka ardhur kohë që edhe kontrolli i zbatimit të akteve ligjore e nënligjore të bëhet më i rreptë, të kontrollohen investimet e bëra, të kontrollohet me imtësi pagimi i detyrimeve, si dhe performance e tërë koncensionit. Mundet e ka hapësirë për të siguruar liberalizimin e këtij tregu për t’u futur në të edhe operatorë të tjerë, vendas dhe të huaj.
Ka hapësirë për të kallzuar penalisht të gjithë autorët dhe ekzekutorët e djeshëm të këtyre koncensioneve. Vetë kontrata e mësipërme është në kundërshtim të plotë me disa nga ligjet më të rëndësishme të vendit. Ajo bie ndesh me ligjin “Për Akcizat”, i cili autorizon vetë shoqëritë që operojnë në fushën e prodhimit, importimit apo tregtimit të karburanteve të kryejnë vetë markimin/shenjimin e karburanteve, veprim që mund të kryhet në magazinat fiskale të shoqërive (neni 54&55 i ligjit nr 61/2012 “Për Akcizat në RSH”). Po ashtu VKM nr 612, datë 05.09.2012 “Për dispozitat zbatuese të Ligjit për Akcizat (neni 103-109) përcakton se procedura e shënjimit kryhet nga vetë shoqëritë, që kanë licensë dhe status për këtë gjë.
Eshtë shkelur ligji “Për koncensionet”, duke shmangur ministrinë e linjës, atë të Ekonomisë, e cila duhet të ishte autoriteti kontraktor dhe jo Ministria e Financave. Eshtë nënshkruar kjo kontratë koncensionare, e cila bie ndesh edhe me VKM nr 170, datë 29.03.2007, që nuk është shfuqizuar ende! Kjo rrumpallë, shkon deri në kundërshtimin e hapur të ligjit antimonopol. (Ligji për “Konkurrencën”, neni 9). Ka edhe më! Kontrata është në kundërshtim të hapur me legjislacionin e vendeve të BE-së, MSA dhe marrëveshjet OBT-GATT. Austria, vendi nga erdhi kompania fituese, shërbimin e mësipërm ua jep vetë subjekteve që operojnë në fushën e hidrokarbureve. Italia, ku realizohet rreth 70 % e importit të vendeve të Bashkimit Europian, ka një zgjidhje më të thjeshtë: Agjencia doganore e shtetit Italian përcakton, për operacionet e denatyrimit të produkteve energjetike, vetëm normat e standardet dhe jo kompani që kryejnë këtë proces!

E fundit, jo për nga rëndësia!
Edhe nëse kompania koncensionare kanadeze i “ka kopsitur” të gjitha “kartat”, në fund të ditës, çfarë i është ofruar shtetit, qeverisë, konsumatorëve? Ka cilësi me të mirë në treg? Ka peshëmajtje të saktë? Ka korrupsion në doganë? Ka zhdoganim pa paguar? Asgjë e tillë nuk evidentohet në këtë koncension, të paktën prej gushtit të vitit të kaluar! Nuk ka asnjë të kallzuar për abuzim? Apo ka? Ku është ky operator, ku i është shënuar emri, sa është gjoba që ka marrë? Një kompani e huaj, sipas Kushtetutës, nuk mund të vendosë gjoba, por koncensionari ynë nuk ka publikuar asgjë lidhur me punën e “dhuruar” nga qeveria e mëparshme! Kjo, po, mund e duhet të përbëjë një kusht për ta investiguar koncensionin, nëse dikush mendon se kontratës “i shkon anës”. Kurrë mos thuaj kurrë- thuhet në këto raste! Jo për t’i hapur luftë koncensionit dhe koncensionarit, por për t’i ofruar tregut mundësi për kontroll rigoroz, cilësi të produktit, kosto të ulët të shërbimit. Kaq!

Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar

$
0
0






Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar


Publikuar: 05.02.2014 - 09:09

Prishtinë, 5 shkurt – (E plotësuar) – Nga vendi i ngjarjes, gazetari i ‘Kohës Ditore’ njofton se Ukë Rugova është i arrestuar dhe se ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Bëhet e ditur se ka edhe të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, të cilët pritet që gjatë ditës të arrestohen.

Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës. Njoftimin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Tmava. Ai i tha Koha. net se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij.

EULEX-i bastis shtëpinë e Rugovës në Velani
Prishtinë, 5 shkurt - 08:44 – Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.

“Koha.net” nuk ka mundur të kontaktojë me EULEX-in për të kuptuar arsyet e kësaj bastisjeje. Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar për krime ekonomike është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova.

Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës. Gazetari i “Kohës Ditore” po qëndron në vendin e ngjarjes, ndërsa “Koha.net” do të ju sjellë në vazhdimësi zhvillimin e kësaj ngjarje.

Greqi, 226 vjet burg prindërve që abuzuan seksualisht me fëmijët

$
0
0
Greqi, 226 vjet burg prindërve që abuzuan seksualisht me fëmijët


Anila Jole

Emri:  80210.jpg

Shikime: 1179

Madhësia:  26.6 KB

Greqi, 226 vjet burg prindërve që abuzuan seksualisht me fëmijët123 vjet burg për babanë dhe 103 vjet burg për nënën, vendosi juria e Gjykatës në Patra për dy prindër që akuzohen se kishin kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tyre.

Cifti ishte paraburgosur në maj të vitit 2013 dhe kur u zbulua rasti, ngjalli reagime të shumta në vend.

Skandali doli në dritë, kur një nga vajzat foli me një të afërm, i cili më pas informoi fondacionin për mbrojtjen e fëmijëve “Buzëqeshja e Fëmijës" dhe avokatin e të miturve.

Mësohet se babai 50 vjeçar ka bërë akte të turpshme me dy vajzat e mitura dhe ka detyruar gruan të ketë marrëdhënie seksuale me të birin 15 vjeçar.

Djali i vogël ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij me sugjerimin e babait, ndërsa gruaja tha se kishte pranuar pasi kishte frikë nga burri i saj, që vazhdimisht pinte.

I pyetur nga policia ai është shprehur: "Doja që djali im të bëhej burrë dhe bëra atë që bëra".

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi fëmijët janë në moshë të mitur.

ballkanweb/
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kush mund te japi nje ndihme

$
0
0
Miku im mbaroi ne Austri per saldator, mori certifikaten tani ska shume por nuk ka eksperience pune, ne Austri ky profesion kerkohet shume po nuk e marrin per arsye te ekspeiences, kush di ndonje vend ku mund te praktikohet per saldim? Tipi i saldimit quhet mag pra saldim me gaz, ju lutem na ndihmoni

Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecën si ambasador në Vatikan

$
0
0
Pas Gjinishit, Blushi konteston Ndrecën si ambasador në Vatikan

5 Shkurt 2014 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Herion Mesi

DIPLOMACIA

Pro Minxhozit dhe Bushatit, Islami: Fyeu Nishanin si President
HERION MESI

Kandidatura e Ardian Ndrecës në Vatikan has kundërshtime nga të dyja kampet e politikës. Kundër këtij emri janë shfaqur dy deputetët Ben Blushi i PS-së dhe Kastriot Islami i PD-së. Komisioni i Politikës së Jashtme shqyrtoi kandidatët e paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasadorë; Qemal Minxhozi në Kosovë, Ardian Ndreca në Vatikan dhe Petrit Bushati në Maqedoni. Të tre kandidatët thanë se do ta përmbushin me devotshmëri detyrën dhe se përparësi për ta mbetet bashkëpunimi dhe eurointegrimi i Shqipërisë. Ndërkohë, anëtarët e opozitës akuzuan qeverinë “Rama” se është duke cenuar Shërbimin e Jashtëm, nëpërmjet emërimit të ambasadorëve politikë. Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, tha se nga 11 kandidatura të sjella nga Ministria e Jashtme gjatë këtyre 4 muajve, 6 prej tyre janë kandidatura politike.

Ndreca

Gjatë mbledhjes së djeshme, vëmendja e ligjvënësve të Komisionit të Jashtëm u përqendrua te prezantimi i kandidatit për ambasador pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, Ardian Ndreca, ku vërejtjet kryesore u bënë nga deputetët Ben Blushi i PS-së dhe Kastriot Islami i PD-së. Nga ana e tij, Blushi kërkoi sqarime nga Ndreca për përdorimin e dialektit geg të gjuhës shqipe në shkrimet e tij, të cilat ishin përfshirë në dosjen e vet, duke i kujtuar se shteti në simbolet e tij ka flamurin dhe gjuhën standarde. “Zoti Ndreca foli për republikën që është sanksionuar edhe në Kushtetutë. Por Kushtetuta ka edhe sanksione të tjera, siç është edhe gjuha letrare. Ju edhe në CV tuaj keni shkruar në gegnisht. Pa shqipen, Shqipëria s’do të kishte qenë. Ka 40 vjet që është caktuar një normë. Unë e pëlqej gegnishten për ta fol, por jo për ta përdorur si normë. Besoj se me akademik të sërës suaj ia vlen që të bëhet ky debat”, tha Blushi, i cili në vërejtjen e tij iu referua seancës dëgjimore të javës së kaluar me kandidatin Ermir Gjinishi për ambasador në Arabinë Saudite, ku theksoi se ishte paragjykuar si njeri kundër islamit. “Shkrimet janë jo zyrtare dhe se në punën zyrtare do të përdorë gjuhën zyrtare, madje pa gabime, jo siç mund të ketë ndodhur me ndonjë dokument zyrtar që kam marrë në të shkuarën”, tha Ndreca në përgjigje të interesimit të deputetit socialist. Kurse deputeti demokrat, Kastriot Islami, i lexoi ndryshe shkrimet e Ndrecës, që kishin të bënin me kritikat e tij ndaj Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, teksa e akuzoi atë për shkelje të etikës dhe se ai është në konflikt moral me Presidentin. “Zoti Ndreca e ka quajtur Presidentin ulok moral. Ka shkelur etikën. Mua më duket se zoti Ndreca la konflikt interesi moral me Presidentin e Republikës”, tha Islami. Por kandidati Ndreca, tha se përdorimi i gjuhës së ashpër ndaj kreut të shtetit ka ardhur nga mospërputhja që vërente kur një President merrte këshilltar një monark, duke iu referuar këshilltarit që dje dha dorëheqjen, Naltmadhnisë së Tij, Leka Zogu i Dytë. “Mua më është dukur kakofoni, që Presidenti të merrte për këshilltar një pjesëtar të monarkisë. Roli i intelektualit duhet të jetë kritik. Nuk është në rolin tonë të lëvdojmë palët politike, por me të njëjtin vrull dhe me koherencë totale kam kritikuar edhe qeverinë socialiste të Nanos”, tha Ndreca.

6 shkurt 1967: Shqipëria u shpall “shteti i parë ateist në botë”

$
0
0
Politikanët e Shkurtit ‘67 që sundojnë Shqipërinë: Nga Spartak Ngjela

Burimi lajmit http://www.fjala.info/arkiv/fjala1/?p=10783


[qoute]Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane

“Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre të shumtë. Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu…”[/quote]

Emri:  tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  80.0 KB





Emri:  Ateizmi.jpg

Shikime: 352

Madhësia:  14.3 KB


IV
Ditën e 6 Shkurtit të vitit 1967, kur Enver Hoxha shpalosi luftën e tij për siguri absolute dhe për t’u shpallur mbret, të gjithë dishepujt e tij mediokër jo vetëm që e kishin pritur këtë, por edhe e kishin dëshiruar me ankth, sepse ata e ndienin se duhej mbajtur një qëndrim. Kishte rrotull tij njerëz si Rita Marko apo Ramiz Alia, e te tjerë, të cilët donin patjetër qartësi për rrugën që do të vijonin. Në fakt, ata donin garanci që situata e karrierës politike të qëndronte e ngrirë dhe Enver Hoxha duhej të ishte absolut, i paprekshëm dhe i sigurt për të ardhmen. Por, kishte edhe një rrymë tjetër, e cila gjithashtu pyeste: a do të intelektualizohej Partia e Punës?

Kishte muaj që vetë gazeta “Zëri i Popullit” dhe Hoxha nëpër biseda private, flisnin vetëm për suksesin e madh të Revolucionit Kulturor kinez, si zgjidhje për moslejimin e revizionizmit hrushovian në Kinë, dhe brenda kësaj, ata flisnin edhe për “shpikjen” e Enver Hoxhës, se “degjenerimi i partisë sovjetike kishte ardhur nga burokratizmi”, i cili duhej luftuar. Gjithçka duhej bërë që të mos vinte fryma e Hrushovit në Shqipëri dhe në shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mendoi që këtë moslejim ta siguronte me anë të një revolucioni që do të shkallmonte burokracinë në Shqipëri. Nga këto kuptohej qartë se Enver Hoxha nuk mund ta lejonte intelektualizimin e Partisë së tij.

Gazeta “Zëri i Popullit”, në datën 7 shkurt e botoi me pompozitet të madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: “Enver Hoxha Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë trajton temën: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe i pushtetit.” Në fakt, që këtu shihet se ai ka dashur të kalojë në një nivel të ri komunikimi, kur, vetë fjalimin kishte dashur me qëllim ta quante ‘Temë’.

Fjalimi i 6 Shkurtit ishte ultra mediokër, por edhe shumë i lig. Kapitulli më i hidhur ishte ai i quajturi: “Prapë mbi burokratizmin.” Nga i gjithë teksti, por edhe nga e gjithë veprimtaria e tij kundër burokratizmit kuptohet se Hoxha nuk ia ka ditur fare kuptimin kësaj fjale dhe, gjatë gjithë jetës së tij, e përdori me vend e pavend konceptin e burokratizmit, asnjëherë të lidhur si karakter me raportin e administrimit dhe të përfaqësimit apo të kontrollit nëpërmjet votës. Jam i bindur se as semantikisht nuk ia dinte kuptimin kësaj fjale, të cilën si koncept antistalinian Trocki e ka përdorur kundër Stalinit dhe gjendjes në Bashkimin Sovjetik gjatë gjithë jetës së tij.

Por Hoxha, në të gjithë veprimtarinë e vet intelektuale, kuptohej qartë që nuk kishte një formim akademik konceptual në përgjithësi, prandaj shumë koncepte të sociologjisë marksiste i përdorte krejt në një formë mistike dhe vetëm si fjalë, gjithmonë kur e shihte se kulti i tij kishte capak bjerrje. Vepronte kështu kur i duhej të ndizte populizmin në favor të vetes dhe ngaherë operonte në një sens të hapur terrorist me konceptin e “luftës së klasave’.

Por ajo që spikat në këtë fjalim-temë është fakti që ai dëshiron të nisë implementimin e një kulture të re, jashtë intelektualizmit, larg dijes së vërtetë dhe e gjitha e mbështetur në konsolidimin e pushtetit të tij, i cili, nga fjalimi-temë kuptohet se duhet të jetë afatgjatë dhe i paprekshëm në sundimin tërësor të një vendi.

Fjalimi në 6 shkurti të vitit 1967 do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë si dështimi i plotë i thelbit të fshehur të qëndrimit barbar të Enver Hoxhës kundër kulturës dhe zhvillimit europian të personalitetit të individit, domethënë lirisë. Në këtë datë, i ndihmuar nga udha e Revolucionit Kulturor maoist, Enver Hoxha nisi hapur rrugën për triumfin total të vullnetit të tij të fshehur.

Ai ka shkruar me frazën e një njeriu të paditur që kërkon të operojë me formë të një sociologjizmi doktrinar, por që, të gjitha çështjet që cek në të konvergojnë në një pikë, tek vendosja e absolutizmit të tij. I gjithë fjalimi ishte një ngatërresë e madhe, pa pikë lidhjeje, por sa para bënte, askush nuk kishte të drejtë ta kundërshtonte apo t’i bënte kriticizëm. Asnjë gjë konceptuale nuk kishte në të, ndonëse ai ishte paraqitur dhe u përdor vijimisht si preludi i një epoke të re të socializmit në Shqipëri.

Nga formulimi i atij fjalimi bindesh pa mëdyshje që Enver Hoxha, kurrë nuk ka qenë një intelektual dhe për këtë shkak kishte një urrejtje të hapur kundër intelektualizmit në përgjithësi. Prandaj, në këtë fazë, ai po kalonte haptas në përdorimin e metodave tiranike të pushtetit që shoqëroheshin me një agresivitet të madh anti-intelektual. Gjuha dhe fraza e tekstit të fjalimit-temë ishte e përpunuar, sepse kishte stafin që ia bënte, por të gjitha idetë që paraqiste ishin konfuze në sensin konceptual dhe të drejtpërdrejta në sensin e pushtetit.

Fjalimet apo shkrimet e tij, duke qenë se do të dilnin përfundimisht nga dora e tij ishin pa gjykime logjike, prandaj qëndronin më tepër si pamflete kundër, sesa si kritika apo si shpalosje e ideve të reja. Enver Hoxha kurrë nuk paraqiti ide dhe prandaj edhe ata që shkruanin dhe përpunonin agresivitetin e tij verbal, kurrë nuk u rrekën të fusnin aty gjykime, sepse ai e kishte pasur tmerr mënyrën akademike të të shprehurit të ideve.

Kushdo që e lexon atë shkrim të gjatë të tij e shikon se ai është plot mllef, antipersonalitet dhe i mbushur me urrejtje kundrejt intelektualizmit. Ai e shpreh hapur këtu se pushteti i tij nuk mund ta pranojë njeriun e ditur; ai duhet luftuar sepse “është individ i predispozuar të jetë kundër revolucionit socialist”. Ky është thelbi i fjalimit dhe pjesa më e errët e tij ishte: “mendimin e atyre që kanë njëfarë diturie, por të cilën e shfrytëzojnë për të imponuar mbi masat UNIN, duhet ta luftojmë si një mendim borgjez e reaksionar.”

Më tepër me tërbonte stilema “që kanë njëfarë diturie”. Ai kishte urrejtje për dijen, por tani kishte ardhur koha që, me anë të halldupëve që kishte përreth e që sapo kishin dalë edhe nga Kongresi i Pestë i Partisë së tij, të fshinte gjithçka që mund të përbënte mendim intelektual. Vëtë fjalën UNIN, e ka shkruar më germa kapitale dhe atëherë unë me miqtë e mi ndenjëm me orë të tëra për ta konsideruar më kujdes këtë stilemë të fjalimit, sepse pikërisht këtu, ai nis të abuzojë më termin “masë”, si kundërvënie ndaj intelektualëve.

Ai i drejtohet injorancës, i bindur se ajo do t’i vijë në ndihmë për të rrafshuar gjithçka që mund të quhej kulturë e zhvilluar shqiptare. Brenda kësaj, befas u pa se në kritikën e tij për rrafshim kulturor të shoqërisë, ai futi edhe fene. Nuk e kishte pa qëllim këtë. Ai e dinte mirë se e gjithë kultura europiane kishte një sens të theksuar kristian, prandaj, duke anatemuar fenë si “opium për popujt”, mendonte të ishte më i lirë për t’iu kundërvënë kulturës perëndimore, e cila në dhjetë vjetët e fundit kishte pasur një shpërthim të madh në Shqipëri.

Të gjitha, këto në fakt flasin për një epërsi të dukshme të Enver Hoxhës si politikan. Që në moshën 36 vjeçare, ai ishte përplasur më anglezët jo të paktë në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore, dhe kishte fituar; madje i kishte bindur ata se vetëm ai dhe ushtria e tij luftonte me gjermanët, ashtu sikundër i kishte bindur që e gjithë vëmendja e Hoxhës nuk ishte te lufta kundër Boshtit, por te krijimi i një ushtrie të vërtetë, me anë të së cilës të merrte pushtetin pas kapitullimit të Gjermanisë.

Dhe ky është i njëjti stil i tij në politikë: të mendonte për një pushtet të ardhëm të tijin dhe jo për një sukses imediat, i cili mund të ishte i favorshëm për popullin. Ajo çka po mendonte dhe po krijonte në ato çaste, më fjalimin e vet të 6 shkurtit dhe me të gjitha ngjarjet që do të pasonin, ishte pa dyshim konsolidimi i pushtetit të tij të ardhshëm. Ai nuk kishte bashkëpunëtorë politikë me të cilët të menaxhonte drejtimin politik të Shqipërisë, ai donte dhe mbante vetëm njerëz të nënshtruar rreth vetes, kundrejt të cilëve kishte të drejtë absolute që t’i flakte në çastin më të parë që do t’i duhej.

Në fjalimin e 6 shkurtit, Hoxha foli si një gjeneral përpara ushtarëve të tij të uritur e të rreckosur: “Ja ku është qyteti!”, u thirri ai, “merreni dhe plaçkiteni, sepse ai që keni përpara nuk është qytet, ai është turpi i njerëzimit; ja ku e keni: merreni dhe shkatërrojeni! Sepse ai qytet ju ka shfrytëzuar. Nuk janë të ditur ata që flasin në atë qytet, ata janë mashtrues e shfrytëzues të popullit, sepse të ditur jeni vetëm ju… përpara… Urrrraaa!”.

Ky në fakt ishte fjalimi i Hoxhës në atë shkurt të ftohtë dhe menjëherë pas tij, më 8 shkurt, në gazetën “Zëri i Popullit” doli si kryeartikull iniciativa e të rinjve durrsakë të gjimnazit “Naim Frashëri”, që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive. Kudo një histeri antifesë. Por askush nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte sepse ishin gjëra të pandodhura më parë në botë, në asnjë kohë. Por lukunia antiqytetërim ishte e gëzuar.

Për herë të parë në jetën time, në shkurt të vitit 1967, fillova ta ndieja realisht izolimin tonë nga bota në të gjitha aspektet e jetës. Ai ishte një izolim i thellë. Ai nuk ishte një izolim dosido sepse nuk ishte bërë ashtu krejt nga rasti apo nga një dëshirë e shfrenuar e një grupi njerëzish të fuqishëm që ishin të dehur nga dashuria për atdheun. Jo, ky s’mund të quhej aspak një nacionalizëm doktrinar, siç janë rrekur ta quajnë disa, madje nuk mund të quhet as frikë nga qytetërimi. Që në ato momente kuptohej se Enver Hoxha po fuste shoqërinë në këtë izolim, në mënyrë që pastaj të bënte çfarë të donte me shqiptarët. Dhe koha e tregoi këtë sepse më pas, sa më i thellë bëhej izolimi i Shqipërisë, aq më i lartë ishte edhe terrori shtetëror që ushtrohej.

Enver Hoxha kishte nisur më 6 shkurt të vitit 1967 periudhën e tij të absolutizmit në një krah, e të skllavërimit të të gjithë shoqërisë në krahun tjetër. Në të vërtetë këtë rrugë, ai e pati nisur që në vitin 1945, por atëherë nuk kishte metodë, ndoshta kishte vetëm një dëshirë e aq, sepse s’kishte eksperiencë.

Nga të gjithë njerëzit që kishin punuar me të dhe e kishin ndjekur, më rezultonte se gjithmonë kishte qenë shumë aktiv; kishte përqendruar gjithçka në duart e tij dhe menjëherë kishte shtyrë njerëzit e afërm t’i ngrinin kultin. Megjithatë, deri në vitin 1967, kishte qenë disi i kujdesshëm. Këtë herë çështja e kultit, dukej se ishte bërë disi më e studiuar, sepse pas vitit 1960, paralel me kultin e Enver Hoxhës, ishte lansuar edhe kulti i Byrosë Politike.
Menjëherë pas fjalimit të 6 shkurtit, u kuptua se tani nuk mund të flitej më për Byro, por vetëm për një njeri dhe atij i duhej pa dyshim kult për të bërë një përmbysje të madhe.

Prandaj, këtë herë, rritja e kultit të Hoxhës mori një tjetër formë. Por ndërsa kulti i rritej, shihej se diçka e re po ndodhte edhe në psikologjinë shoqërore, sepse njëherësh edhe njerëzit, ndonëse të varfëruar deri ku s’mbante më, bërtisnin e çirreshin për të si kurrë ndonjëherë më parë, gjë kjo që më habiste jashtë mase. Kjo çudi më ndodhte sepse atëherë ende nuk e kisha sqaruar plotësisht në veten time çështjen e totalitarizmit si fenomen e bashkë me të edhe gjithë të tjerat që rrjedhin pas tij e që lidhen me pushtetin. Sidomos, atëherë nuk isha ende në dijeni për fenomenin psikologjik të tabusë, si dhe adhurimin e tmerrin që mbart ajo njëherësh me vete.

Megjithatë, turmat që po ekzaltonte Enver Hoxha me “revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit”, të cilat nuk ishin të mëdha, unë i quaja “hordhi barbare antiqytetërim”, sepse kuptohej që, në atë vit, ne dukej se kishim hyrë tamam në rrugën e një barbarizmi antiqytetërim. Më kujtohet se për këtë mendoja gjatë dhe nuk gjeja dot asnjë zgjidhje, por mendja më rrinte te Perandoria Romake; a nuk ishte rrënuar ajo nga barbarët? Dhe përse?

Pa dyshim sepse nuk pranonin qytetërimin romak, derisa e shembën atë, e pushtuan Romën, e shkatërruan të gjithë, duke u kënaqur tek ndërtonin barakat e tyre përbri mureve të larta të pallateve madhështore. Ndërsa ne tani, pas njëmijë e pesëqind vjetësh, përjetonim lojën e shkatërrimit të intelektualizmit me anë të injorancës që dinte shkrim e këndim dhe nuk mund të kapte kulturën. Pushteti po kërkonte ta ekzaltonte këtë gjë, prandaj, që nga ky moment, intelektualët shqiptarë e ndienë se ishin peng e robër të pushtetit politik, i cili mund t’i trajtonte si të donte, t’i burgoste, t’i kthente në punëtorë apo në kooperativistë, ose edhe t’i vriste. Ne shqiptarët ishim futur në një kohë të pasigurt ku mendja nuk duhej të punonte si e pavarur dhe mendimi asnjëherë nuk duhej shprehur hapur.

* * *

Koha po ngjizte politikën e re dhe politikanët e rinj të Shqipërisë. Menjëherë dolën politikanët e 6 shkurtit, të cilët u bënë fytyrat më të urryera të Broduejit. Ata drejtonin gjithçka dhe mëkoheshin për të ardhmen. Unë vetë e pashë se si u gjallërua hidhërimi antiqytetërim, i cili sidomos te tiranasit shihte armiqtë e vet kryesorë. Dhe mendjet e tyre diabolike, ose më mirë ai instinkti i interesit e kuptoi që për fat të mirë të tyre, rinia e Tiranës nuk ishte vetëm kundërshtare e provincialëve, por dhe e vetë regjimit. Ithtarët e rinj të sistemit e kishin kuptuar shumë mirë se regjimi i kishte thirrur në ndihmë; madje vetë Enver Hoxha. Dhe të gjithë ishin të ekzaltuar e u hodhën me tërbim kundër çdo gjëje europiane që ata, jo vetëm që nuk e dëshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqipëria po bëhej ndërkaq vendi i vetëm europian ku antiqytetërimi ishte vlerë, sepse kështu ndihej më i sigurt Enver Hoxha.

Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre të shumtë. Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji bashkë me një bandë të tërë, emrat e të cilëve nuk po më kujtohen tani ( njëri më i zi se tjetri, inkuizitorë të shkallës së lartë), Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë të kësaj specieje, që e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytetërim dhe antikulturë, përkonte me atë të Enver Hoxhës. Megjithatë duhet pranuar se që të gjithë ishin njerëz që nuk e njihnin fare Perëndimin dhe nuk dinin fare ç’ishte qytetërimi modern. Ata në të vërtetë nuk kishin se si të ishin ndërtuar ndryshe, sepse duhet pranuar se në atë kohë Tirana ishte shkëputur shumë nga rrethet dhe shumica e tyre luftonin për të ardhmen.

Ishte pamundësi absolute që politikanët e 6 shkurtit të kishin mundësi të mendonin se regjimi i Tiranës edhe mund të rrëzohej, ose të mos e mendonin Hoxhën si një njeri të madh, kur dihej se gjithçka në Shqipëri kishte nisur të mendohej vetëm me dhe për Enver Hoxhën. Kishte ardhur tamam koha kur gjithçka do të simbolizohej me Enver Hoxhën; kurse iniciativa e Durrësit për eliminimin e fesë u bë deviza e kohës. Filloi të qarkullonte fletërrufeja dhe të akuzoheshin me anë të saj të gjithë ata që ndiqnin modën perëndimore ose ishin të dhënë pas muzikës dhe artit modern europian; ata që shkonin nëpër kisha, që festonin pashkët apo bajramin. Gjithçka po mbyllej në një unazë të hekurt që nuk lejonte gjë tjetër veç propagandës që qe ngritur me histeri kundër stilit perëndimor e duke i quajtur këto, “shfaqje të huaja që vinin nga vendet borgjezo-revizioniste”.

Por udheqësit e rinj të ardhshëm që ishin ngritur në Kongresin e Pestë si kandidatë të Komitetit Qendror të Partisë, dalëngadalë po vendoseshin në krye të Partisë nëpër rrethe të vegjël, në mënyrë që pa u nxituar t’i aviteshin qendrës kur të vinte koha. Sigurisht që këta qenë ekipi solid i politikës së lartë që krijoi 6 shkurti e që do ta shkatërronin ekonominë dhe kulturën e vendit plotësisht në vitet ‘70, por që do të shkatërronin edhe veten dhe partinë e tyre, sepse, para së gjithash, ishin injorantë. Ata ishin: Hekuran Isai, Simon Stefani, Pali Miska, Lenka Çuko, Qiriako Mihali, Tefta Çami, Memet Karakushi, Nedin Hoxha.

Ndërkohë, Revolucioni Kulturor kinez po bënte kërdinë. Ai kishte kaluar në përplasje të ashpra grupesh, ndonëse pa asnjë rrezik për Mao Ce Dunin, i cili ndërkaq kuptohet se e kishte kaluar rrezikun. Ai kishte nxjerrë në skenë Lin Biaon, duke e quajtur si pasardhës të vetin dhe shokun e tij të armëve. Kurse ne shihnim me habi Çu En Lain, i cili mbante në dorë citatet e Maos, një libër i kuq i vogël që thua se po i digjte dorën. Radiot e huaja thoshin se kishte qenë në rrezik, por e kishte mbrojtur Maoja personalisht, kurse analistët seriozë deklaronin se “nga të kalojë Çu En Lai, andej do kalojë edhe pushtetit”.

Por Çuja sigurisht që kishte zgjedhur rrugën e prudencës që të shpëtonte gjendjen: ai shte i mençur, i aftë dhe koha e tregoi se mbartte brenda vetes një përgjegjësi racionale për vendin dhe popullin e vet. Ishte politikan modern i nivelit të lartë dhe me eksperiencë botërore; e dinte trendin e zhvillimit modern të pasluftës së Dytë Botërore dhe kërkonte që të implementonte sistemin që kemi folur, por më parë duhej të shpëtonte Kinën nga hordhitë e Lin Biaos dhe të Çian Çinit.

Kurse udhëheqja e Tiranës kuptohej se nuk e donte Çu En Lain. I dukej liberal dhe ia kishin frikën se ai do ta hante Lin Biaon, të cilin e donin si të shenjtë, sepse ai ishte bërë garant për të marrë në Kinë kredinë më të madhe të imagjinueshme për Shqipërinë, dhe që do të firmosej gjatë vitit 1968. Hoxha nuk e mbante dot veten dhe disa herë ishte shprehur se “edhe Çuja grup i Liut dhe i Tenit është, por është fshehur se është dinak”. Këtë pastaj e llomotisnin edhe të tjerët nëpër shtëpitë e tyre, por gjithmonë me shpresë se do të eliminohej.

Aty nga fundi i vitit 1967, Çu En Lai bëri vizitën e dytë në Shqipëri, pasi kishte kaluar më parë në Bukuresht, si për t’u thënë këtyre në Tiranë se unë aty jam. Kurse Kiçoja, që e kishte takuar bashkë me qeverinë më tha se, pasi i kishte dhënë dorën, ai i kishte thënë: “Hajde ta shohësh nga afër Revolucionin Kulturor” dhe kishte qeshur në një farë mënyre që Kiçoja më tha më vonë se ishte sarkastike. “Po këta këtu po presin që të bjerë edhe Çuja”, i thashë unë dikur dhe Kiçoja m’u përgjigj me një siguri të brendshme: “Nuk kanë ku shkojnë dot pa të, Maoja nuk ka firaksur fare”, dhe qeshi e nuk ma hapi këtë bisedë deri në fillim të viteve ‘70 kur u dha lajmi i rehabilitimit të Ten Hsiao Pinit.


Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Eurovision Song Contest 2014

$
0
0
Edicioni I Rradhes I Gares Muzikore Europiane do te zhvillohet ne data 6, 8 dhe 10 Maj në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen. 37 jane konkurrentet e sivjetem te kesaj gare.

2 gjysem-finale fillimisht, nga ku perzgjidhen 10 me te mirat e seciles nate ....... per te ju bashkuar 6 automatikisht finalisteve : Angli, France, Gjermani, Spanje, Itali dhe kampiones ne fuqi & njeherazi mikpritese Danimarkes .

GJYSEM FINALJA I

- Shqiperi
- Armeni
- Azerbajxhan
- Estoni
- Islande
- Letoni
- Rusi
- Suedi

- Belgjike
- Hungari
- Moldavi
- Mali I Zi
- Hollande
- Portugali
- San Marino
- Ukraine

Spanja, Franca, Danimarka votojne ne Naten e Pare Gjysem Finale .



GJYSEM FINALJA II

- Austri
- Gjeorgji
- Izrael
- Lituani
- Malta
- Norvegji
- Poloni

- Bjellorusi
- Finlande
- Greqi
- Irlande
- Maqedoni
- Rumani
- Slloveni
- Zvicer

Gjermani, Angli, Itali votojne ne Gjysem Finalen e Dyte .


http://en.wikipedia.org/wiki/Eurovis...g_Contest_2014

Cili eshte kuptimi i fjales "lali" ne shqip?

$
0
0
Cili eshte kuptimi i fjales "lali" ne shqip dhe ne cfare rastesh perdoret? Gjithasthu cili eshte ekuivalenti i fjales ne anglisht? Faleminderit paraprakisht.

Vrasësi me pagesë Sinanaj: Më jepni garanci, të flas për politikanët

$
0
0
Killeri Sinanaj: Më jepni garanci, të flas për politikanët

TIRANE-Autori i të paktën dy vrasjeve dhe katër atentateve me eksploziv të kryera me pagesë, 30-vjeçari Julian Sinanaj, ka kërkuar të mos e ngatërrojnë me çështjet e politikës.

Gjatë dëshmive të tij të gjata për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i dyshuari ka mohuar që të ketë dijeni se ndonjë nga porositësit e vrasjeve me pagesë mund të jetë politikan apo zyrtar i shtetit.

“Nuk dua të përfshihem me politikën”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Julian Sinanaj, duke mos mohuar dijeninë e tij për këto raste. Sipas burimeve nga hetimi, 30-vjeçari që pranoi se njihte direkt biznesmenin Ilir Karçini, të cilin e akuzoi si porositës për vrasjen e biznesmenit Piro Bare më 25 janar, ka mbajtur qëndrim tjetër kur është pyetur nëse kishte marrë porosi nga emra të politikës.

I pyetur në lidhje me këtë, Julian Sinanaj mësohet të ketë pohuar se atij porositë për kryerjen e vrasjeve i janë përcjellë nga shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon (Erion) Mëhillaj, të dy nga Vlora, tashmë në kërkim. “Pyetini ata për këtë çështje, unë kam dhënë shpjegime dhe po dëshmoj për veprimet konkrete që kam kryer unë”, mësohet të ketë thënë Julian Sinanaj.

Një burim nga hetimi i çështjes pohoi dje se i riu nga Vlora ka hezituar të flasë për emrat e porositësve të atentateve dhe në këtë kohë ka theksuar se kërkon mbrojtje fizike dhe garanci nga organet e drejtësisë për veten dhe familjen e tij.

(d.b/Panorama/BalkanWeb)

Zbardhen vendimet e qeverisë, miratohen disa projektligje për marrëveshje bashkëpunim

$
0
0
Emri:  qeveria-rama-mbledhje1-300x200.jpg

Shikime: 351

Madhësia:  20.3 KBKëshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë projektligjesh të rëndësishme. Qeveria miratoi p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Në këtë mbledhje qeveria miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, për mbrojtjen shoqërore”.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua p/ligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, sipas të cilit “në rastin e bankave, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq lidhur me procesin e kredidhënies njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e këtyre afateve:

a) 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme;

b) 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme/të paluajtshme”.
Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe projektligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Ky ligj është përafruar pjesërisht me: Direktivën 2011/7/EU, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 16 shkurt 2011, “Për luftën kundër pagesës me vonesë në transaksionet tregtare”; Celex: 32011L000, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L, nr.48, datë 23.2.2011, f. 1–10.Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave ligjore për pagesat e vonuara, në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve tregtare kundrejt ndërmarrjeve të tjera tregtare dhe autoriteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe, në veçanti, të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Burimi : Lajm-Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Arrestohet djali i Ibrahim Rugovës,EULEX bastis shtëpinë

$
0
0
Emri:  djali-i-Ibrahim-300x199.jpg

Shikime: 726

Madhësia:  26.9 KBPRISHTIN˖ Arrestohet djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, deputet i Parlamentit të Kosovës është arrestuar sot nga EULEX-i si i dyshuar për krim të organizuar dhe mashtrim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat policore të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Ibrahim Rugovës në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Mediat kosovare shkruajnë se tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen “Velania”, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara bastisën aty.

Ndaj Ukë Rugovës, EULEX-i ka firmosur një urdhër ndalimi për 48 orë. Aktualisht ai ndodhet në banesën e tij në “Velani”.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e EULEX-it përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë dhe se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Mes të arrestuarve flitet dhe për një zyrtar të Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P.

Ukë Rugova drejton subjektin politik me emrin “Lista Ibrahim Rugova” e cila është pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi.

10: 46 ME UKE RUGOVEN I ARRESTUAR DHE FLORIAN PETANI NGA SHQIPERIA
Në pranga kanë përfunduar edhe 7 persona të tjerë. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani, i cili punonte si zyrtar kryesor për viza në Ambasadën Italiane në Prishtinë.

Petani është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë. I arrestuari tjetër është Izet Beqiri, nga Mitrovica, një shok i Ukës. Izet Beqiri pati përballuar shpenzimet e vizitës së Ibrahim Rugovës në Itali në vitin 1999

ORA 10:20 POLICIA E KOSOVES: HETIMI PER SHITBLERJE VIZASH
Media kosovare duke cituar policinë e Kosovës thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash. Përveç Ukë Rugovës në pranga janë vënë edhe 7 persona të tjerë. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, F.P. “Koha.net” ka edhe emrin e një të arrestuari tjetër, I.B. nga Mitrovica, një shok i Ukës.

ORA 09: 30 AVOKATI: PROKURORI I EULEX DHA URDHRIN PER NDALIMIN E UKE RUGOVES
Avokati i Rugovës, Bajram Tmava ka konfirmuar se ka qenë një prokuror i EULEX-it, që ka dhënë urdhër për ndalimin e Ukë Rugovës. Ai tha për median në Kosovë, se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë.
Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon se djali i ish-presidentit të Kosovës, Uka, është i përfshirë në krim të organizuar si dhe ka shpërdoruar detyrën zyrtare, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë.

ORA 09:30 EULEX-I BASTIS SHTEPINE E RUGOVES NE “VELANI”. URDHER NDALIM PER 48 ORE
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka konfirmuar për mediat operacionin e bastisjes.
“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisjeje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish, të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal dhe dyshohen për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe Ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, ka thënë Krasniqi.

Avokati i Ukë Rugovës, Tmava tha se ai ”është arrestuar vetëm për 48 orë, derisa të zbatohet procedura e mëtejme”.

Ai bëri të ditur po ashtu se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova.

KUSH ESHTE UKE RUGOVA
Ukë Rugova është djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai është aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ai drejton subjektin politik me emrin “Lista Ibrahim Rugova”, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi. Po nga ky subjekt politik, EULEX-i kishte arrestuar edhe zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi, por pas procesit gjyqësor ky i fundit doli i pafajshëm.


Burimi: lajm-shqip.com
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
Viewing all 24415 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>