Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24405 articles
Browse latest View live

A mund te kete nje skenar sekret mes Rames dhe Amerikes per arsenalin kimik sirian?

$
0
0
Edvin Rama tregoi qartazi qe eshte njeri mashtrues. Pa pyetur qeverine dhe popullin si fillim i tha PO nje ceshtje qe lidhet drejtperdrejte me ekzistencen tone. Nje i tille, i paqendrueshem dhe i c'ekuilibruar mundet qe te kete nje plan sekret qe mund ta veje ne zbatim pa dijenine e popullsise ne bashkepunim me bandat e tij.

Une ja kam friken nje dickaje te tille. Sepse Edvin Rama nuk njejh as Zot dhe asgje. Cfare nuk pritet prej atij.

Ju si mendoni? Mund te ekzistoje nje skenar i tille?

Studentet shqiptare qe kane dhene provimin e Usmle

$
0
0
pershendetje,
doja te dija nese dikush nag studentet shqiptar ka dhene provimin e usmle ne amerike.Kam nevoje per informacione.Ju faleminderit paraprakisht

Nderron jete kompozitori britanik John Tavener

$
0
0
Emri:  TAVENER-obit-articleLarge.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  61.8 KB


http://www.nytimes.com/2013/11/13/ar...god.html?_r=2&

Nderroi jete ne moshen 69 vjecare kompozitori britanik John Tavener. Ai u konvertua ne te krishtere ortodoks ne vitin 1977. Per kontributin e tij te madh ne muziken britanike ati i eshte dhene dekoruar me urdherin kalorsiak.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ylli australian i rabgit, konvertohet ne mysliman

$
0
0
Ylli australian i rabgit, konvertohet ne mysliman

Emri:  555555555555555555.jpg

Shikime: 1141

Madhësia:  6.6 KB
Të premten, në xhaminë Zetland në Sydney, ylli i njohur australian i ragbit Blake Ferguson është konvertuar në Islam
Siç është bërë e ditur në konvertimin e tij ka ndikuar boksieri Anthony Mundine, i cili shpreson se kjo do ta ndihmojë ragbistin ta kthen karrierën e tij përsëri në rrugë të drejtë.
Mediat botërore kanë publikuar fotot e Fergusonit duke u falur afër Mundineas ... i cili, gjithashtu, pesë vjet më parë ka ndërmjetësuar në konvertimin e një tjetër ylli të ragbit, Sonny Bill Williams.
Për disa muaj karriera e Fergusonit ishte në rënie, pasi u shkarkua nga klubi Raiders për shkak të numrit të madh të incidenteve jashtë fushës, dehjes dhe drogës. Ai kishte provuar edhe më parë të largohet nga droga dhe alkooli, por dështoi.
Ferguson, të premten refuzoi t’u jepte ndonjë koment gazetarëve, duke thënë se çështja e tij është private dhe për këtë nuk dëshiron të flasë." Ai ka menduar për këtë dhe në fund vendosi të konvertohej në Islam", tha Mundine. "Për këtë ai do të flasë vetë kur të jetë gati. Për momentin ai i gëzohet ndryshimit të direktivave të jetës dhe gjendet në rrugën e duhur , nuk pi, nuk drogohet dhe nuk argëtohet. I është kthyer ngjyra e fytyrës. Ai dëshiron të bëhet një njeri më i mirë, por ende do të ketë mangësi, si të gjithë ne" tha Mundine.
Lojtari i cili dikur ka fituar 400,000 dollarë në vit, jeton me Mundinenë dhe nënën e tij."Do t’ju dëshmoj atyre se kanë gabuar, in sh Allah", tha ai. "Reagime do të ketë gjithmonë, unë e pres këtë. Të gjithë më shikonin se si po fundosem. Por,unë do t’ju dëshmoj se kanë gabuar, nëse e dini se çfarë dua të them. Duke jetuar me Anthonyn, unë kuptova se çfarë i kam bërë vetes. Ai jeton një jetë normale me përkushtim të admirueshëm. Kjo është ajo që më tërhoqi mua në Islam. Kurrë nuk kam qenë i pagëzuar, por i jam frikësuar Zotit. Deri tani, nuk është vështirë (pa alkool), sepse jam nën ndikimin e një mjedisi të mirë dhe njerëzve të mirë. Fytyra ime ka ndryshuar. Dukem dhe ndihem më mirë. Pamja ime fizike ka ndryshuar. Kjo do të më bëj më të fortë in sh Allah. Islami do të më bëjë një njeri dhe një ragbist më të mirë. Do të jam më i fokusuar, më shumë i angazhuar dhe më besnik. Të jesh lojtar i NRL-së, në të vërtetë është të punosh 24 -orë. Këtë nuk e kam vlerësuar në të kaluarën", tha Ferguson të shtunën për ‘The Daily Telegraph’.Sipas regjistrimit të vitit 2001, në Australi jetojnë diçka më shumë se 300.000 muslimanë, në 20.000.000 banorë. 80 për qind jetojnë në qytetet Sydnyu dhe Melburn. Nga numri i përgjithshëm i muslimanëve, 36 për qind kanë lindur në Australi, ndërsa të tjerët kanë imigruar./islamgjakova/
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

4 qirinjte e adventit. Koha e pergatitjes per Krishtlindje-Advent

$
0
0
Emri:  advent-wreath.jpg

Shikime: 719

Madhësia:  29.2 KB

Koha e përgatitjes për Krishtlindje quhet Advent. Advent (latinisht “adventus”) domethënë mbërritje. Koha e Ardhjes është kohë e pritjes dhe përgatitjes për mbërritjen, lindjen e Jezusit. Me 24 dhjetor, Natën e shenjtë, dhe me 25 dhjetor e kremtojmë festën e Mishërimit të Zotit. Në përgatitjen për këtë festë përdoren simbole të ndryshme që me porosinë që përmbajnë dëshirojnë të nxisin besimtarin të vetëdijësohet për këtë ngjarje, që ta lidhë jetën e vet me atë mister. Një simbol i tillë është edhe qiriu.

Roli i qiriut

Qirinjtë e luajnë një rol të veçantë në jetën e njerëzve. Sidomos në kohën e sotshme, në të cilën njerëzit po e jetojnë një stil turravrap, qiriu ndikon duke i bërë mirë njeriut dhe duke krijuar një atmosferë qetësuese që si pasojë ka zvogëlimin e stresit.
Qirinjtë respektivisht flaka është njëra prej metodave më të vjetra, për të krijuar dritë. Nëpërmjet ndezjes së qirinjve krijohet një gjendje e këndshme dhe e qetë. Për këtë arsye qirinjtë janë pjesë përbërëse e qëndrueshme e kohës së Adventit dhe Krishtlindjeve. Sidomos Adveti është kohë kur duhet që njeriu të qetësohet dhe të hyjë në brendësinë e tij, për t`u përgatitur për festën e madhe – Krishtlindjet. Në errësirën e brendshme të sjell dritë, për ta parë gjendjen e vet ku është, dhe në këtë mënyrë të kërkojë ndihmën e Zotit për t`ia rrafshuar rrugën Atij që po vjen.
Kemi lloje të ndryshme qirinjsh. Njeriu mund t`i dallojë ata me forma të ndryshme apo nga materiali i ndryshëm, prej të cilit prodhohet. Në këtë kuptim kemi edhe qirinjë dylli, qirinj që përdoren për vorre, qirinj për ta mbajtur çajin të ngrohtë, qiriun e bredhit të Krishtlindjes e kështu me radhë.

Prejardhja e kurorës së Adventit

Degët e pemëve kanë qenë gjithmonë të pëlqyera për zbukurime kishash dhe shtëpish. Famullitari evangjelist Johann Heinrich Wichern (1808-1881) kishte filluar t`i vendoste degët e gërshetuara duke i lidhur ato me kohën e Krishtlindjeve. Si themelues i “Rauhes Haus”, të një instituti për përkujdesjen e të rinjve të pambrojtur, filloi ta praktikonte përsiatjen/meditimin e kohës së Ardhjes - Adventit.
Gjatë këtyre meditimeve/lutjeve ndizeshin për çdo ditë njëri prej 24 qirinjve të vendosur në një kurorë druri të madhe sa një rrotë qerresh të atëhershme. Kështu çdo ditë e Adventit jepte gjithnjë e më shumë dritë. Kulmin e saj kjo dritë e arrinte në festën e lindjes së Jezu Krishtit, “Dritës së botës”.
Me kalimin e kohës kurora zbukurohej edhe me degë bredhi, ku në vend të 24 qirinjve u zgjodhën 4 qirinj për katër të dielat e Adventit. Qiriu për të dielen 3-të të Adventit është ngjyrë rozë dhe përkujton meshën shenjte të kësaj të diele, e cila qëndron nën moton “Gaudete!” – “Gëzohuni!” Çdo të diele dhezet një qiri më shumë duke paralajmëruar Dritën e Dritës.

Historia e përgatitjes për Krishtlindje

Gjurmët e para të një përgatitjeje për Krishtlindje i hasim në Spanjë dhe në Gali. Si dëshmia më e vjetër për Adventin vlenë “rregullorja e agjërimit” e ipeshkvit Perpetuus i Tur-it (+ 490). Kjo rregullore kërkonte agjërimin tri herë në javë në kohën prej festës së Shën Martinit (11 nëntor) deri në Krishtlindje. Gjurmët e para të një liturgjie të Adventit mund të vërtetohen rreth mesit të shekullit 5 në Ravenë. Pritja e Lindjes së Jezu Krishtit është në fakt tema e kësaj liturgjie.

Sot në kohën e Adventit në shumë kisha kremtohen meshët e mëngjesit, ende pa aguar dita, si përgatitje shpirtërore për Ditën që po vjen.

Pergatiti P.Shtjefen
http://www.forumikatolik.net/showthread.php?t=6845
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Lajme nga bota Islame

$
0
0
Publikuar: 16.11.2013 - 22:36

Islamabad, 16 nëntor - Autoritetet pakistaneze kanë vendosur shtetrrethimin në Ravalpindi, qytet pranë Islamabadit, pasi tetë persona u vranë nga përleshjet sektare ditën e premte.

Dhuna shpërtheu kur myslimanët shiitë nisën një eveniment për të kujtuar festivalin e Ashures. Dhjetëra persona mbetën të plagosur dhe shumë dyqaneve iu vu zjarri gjatë përleshjeve me sunitët që pasoi më pas në qytet.

Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi derisa shtetrrethimi të hiqet ditën e diel. Forcat e sigurisë po patrullojnë rrugët dhe pikat hyrëse të Ravalpindit janë mbyllur, transmeton TCH.

Policia thotë se synimi i armëpushimit është shmangia e dhunës së mëtejshme. Të paktën 35 persona mbetën të plagosur, shumë prej të cilëve u qëlluan nga armë zjarri.

Incidenti ndodhi gjatë një prej festave më fetare për myslimanët shiitë, që përkujtonin gjithashtu përvjetorin e vdekjes së imamit Hussein, nipi i profetit Mohammed.

Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në prag të ceremonive mortore, duke bllokuar edhe sinjalet e telefonave celularë për të shmangur ndonjë shpërthim në distancë.

Disa dhjetëra mijëra policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar sulme të mundshme ndaj minoritetit shiit.

Betim i presidentit te Shqiperise esht me i bindshem mbi flamur,kushtetute apo Bibel?

$
0
0
Në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti betohet mbi Biblën apo Kuranin, në Shqipëri betimi i tillë bëhet para flamurit.¨

Betimi i presidentit te Shqiperise "Do të përmbush me korrektësi të gjitha detyrimet kushtetuese, që burojnë nga ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta e Shqipërisë, ligjet e vendit, duke u bërë garant i tyre".

Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

$
0
0
Liqeni Bajkal ndodhet ne jug te Siberise afer qytetit te Irkutskut. Eshte liqeni me i thelle dhe me i vjeter i botes, si dhe liqenei me vellimin me te madh te ujit te embel. Mban mbi 1/5 e ujit te paster ne te gjithe boten dhe mbi 90% te gjithe Rusise. Ka nje siperfaqe prej 31468Km2 (nje nder me te medhenjte e botes) dhe ka nje gjatesi prej 654km, nje gjeresi prej 74 km dhe nje thellesi maksimale prej 16980m. Qe nga viti 1996 UNESCO e ka perfshire liqenin Bajkal ne listen e trashegimise boterore te UNESCO=s(trashegimia natyrore). Ne mes te liqenit shtrihet ishulli Olkon i gjatw 71.5 km dhe njw gjeresi prej 20.8 km. Popullsia e tij nuk i kalon 1500 banore, te shumtit peshkatare dhe fermere indigjene, duke jetuar ne 5 fshatra ose ne vendbanime me te vogla. Ishulloret jane me se shumti sarmanistes, por atje eshte nje (e vetmja) kishe ortodokse.

0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë!

$
0
0
Në pritje të “tymit të bardhë” të Brukselit

Publikuar më 17.11.2013 | 15:18

Pirro Naçi

0.06333333333 % - kaq është ndihma e Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Kjo është shifra që përfaqëson “politikat e zgjerimit” dhe të ndihmës evropiane në kontekstin e buxhetit “gjigant” të saj, krahasuar me të për vitin 2013. Nga pothuajse 150 miliardë (150 000 000 000 ) euro, Shqipëria ka mundur të marrë një ndihmë prej 95 milion (95 000 000) euro. Këto ditë Këshilli Evropian miratoi për vitin e ardhshëm 82 milion euro për 19 programe për nevoja të veçanta të vendit, për mbështetjen e reformave në fushat e qeverisjes, drejtësisë, mjedisit, zhvillimit rural etj.. Shifra e mësipërme na kthen 5 vite mbrapa. Kaq ishte ndihma e vitit 2009. Një shifër mjaft e vogël, jo vetëm për buxhetin evropian, por edhe për ekonominë e vendit tonë, e vendit më të varfër të kontinentit. Një shifër që flet qartë se me sa “seriozitet” dhe “përkushtim” punohet në Bruksel. Dhe kjo politikë, vite me radhë, e pandryshuar, strikte, paçka se eurot derdhen lumë për të “gjetur” mënyra dhe metoda për zgjerimin dhe mirëqenin e çdo evropiani. Miratimi i 13 nëntorit 2013 nga Komisioni Evropian është shumë larg kërkesave për vendin tonë. Akoma ka kohë për korrigjim, akoma ka kohë për të ndërhyrë. Në Bruksel deri në fund të dhjetorit do të “brumosin” shifrat dhe politikat ekonomike. 94 % e buxhetit evropian vihet në dispozicion për degët kryesore të ekonomisë dhe vetëm 6 % e tij shkon në administratën e këtij institucioni në një shifër prej 8.5 miliardë eurosh. Për ta përfituar vendi ynë këtë shifër me politikat e ndjekura deri më tani do të na duhen të paktën 100 vjet. Pra në 2113! Në mënyrë simbolike, por pse jo edhe reale, kaq “larg” janë politikat ekonomike ndaj vendit tonë. Venë e vinë deputetë të BE-së, komisionerë, specialistë, ambasadorë, për të na thënë çfarë? Një herë një libër të tërë me detyra, një herë tjetër disa ligje në kuvend, herë tjetër 12, sot edhe pesë të tjera, nesër nuk e dimë se çfarë. E treta herë në Tiranë e komisionerit Fyle. Përse ? Për të na thënë apo për t’i thënë ne se për pak ditë, qoftë edhe për pak muaj do të futemi me “zor”, duan apo nuk duan. Këtu ka arritur halli. Ne na duhet një politikë tjetër; jo vetëm të na mbikëqyrin, jo vetëm të na tërheqin veshin, apo të na fryjnë me fjalë dhe vetëm fjalë. Ne duam një politikë konkrete ekonomike, përvojën shumëvjeçare të saj të mund ta zbatojmë një kohë sa më të shkurtër. 60 vjet më parë politikani Joseph Bech nga Luksemburgu vuri gurin e parë për krijimin e komisionit evropian të qymyrit dhe të çelikut. Përpjekjet e tij bënë të mundur thirrjen e konferencës së Messinias në qershor të 1955, e cila hapi rrugën për themelimin e Komisionit Ekonomik Evropian. Rrugëtimi dhe ideja, duke parë se ku kemi arritur janë mjaft domethënës. Por politikani Bech nuk do të ndjehej krenar për Evropën, në qoftë se ai do të ishte gjallë, për atë çka ndodhur pak ditë më parë në galeritë e Pogradecit dhe të Librazhdit. Për bukën e gojës, nga fukarallëku, nga halli kanë sfiduar rrezikun shtatë vetë dhe pothuajse të gjithë të rinj kanë humbur jetën. Ngjarje këto që kthejnë Evropën e 100 a 200 vjetëve mbrapa, e që nuk na përkasin dhe s’kanë pse të ndodhin. Pak ditë më parë në Tiranë ndodhej komisionerja për Politikat e Detit dhe të Peshkimit. Midhja e Butrintit është një problem shumë i madh dhe me pasoja ekonomike për zonën. Ka vite që sipërmarrësit vendas kërkojnë diçka jo vetëm nga organet tona qendrore, por aq më shumë edhe nga BE. A do të ketë një veprim dhe ndihmë konkrete në këtë drejtim? Midhja dhe peshkimi në Sarandë, Vlorë e Durrës kanë probleme të mëdha. Peshkatarët sarandiotë për të furnizuar me naftë anijet e peshkimit udhëtojnë drejt Korfuzit apo Igumenicës! Peshkatari sarandiot apo vlonjat blen mjetet dhe varkat e peshkimit nga peshkatarët evropianë, të cilët i lënë ato pasi i kanë shfrytëzuar prej shumë vitesh dhe futet në programe dhe grante të BE-së për të marrë teknologjinë e re. A janë këto praktika të drejta? Përse të mos të stimulohet edhe peshkatari shqiptar në këto programe? Përse bëjnë sikur nuk i shikojnë apo nuk i dëgjojnë këto allishverishe? Çfarë korrupsioni na thonë të luftojmë, kur vetë, me metodat dhe mënyrat që ndjekin, i stimulojnë ato. Fakte të kësaj natyre mund të sjellim edhe nga sektori i bujqësisë, i turizmit e mjaft të tjera. Madje do të ishte e udhës që këtej e tutje miqtë e Parlamentit Evropian, “dollibashët” tanë t’i presim dhe të bisedojmë atje lart në Malësi, në Theth, në Valbonë, në Dardhë, në Peshkopi, në Skrapar,e kudo tjetër, për të parë se ai hoteli, ai lokali, ajo veprimtaria familjare, janë ndërtuar pa as edhe një cent nga fondet e BE-së. Ndoshta duke parë nga afër përpjekjet e shqiptarëve për të mbijetuar apo për t’u zhvilluar, nuk do t’i “bien” fyellit vetëm në një vrimë: krimi dhe korrupsioni, shteti dhe ligji...Fenomene këto që nuk janë vetëm shqiptare, nuk i kemi shpikur ne dhe nuk veprojnë vetëm tek ne. Problemet ekonomike dhe zgjidhja e tyre janë mbi to, janë të prekshme dhe të dobishme për çdo evropian, por edhe çdo shqiptar. Trajtimi i tyre me realizëm ndaj Shqipërisë do të ndihmonte për të përshpejtuar “ngërçin” që ekziston. Dhe këtu nuk flasim për ndonjë çudi të madhe. Një presje të ndryshojnë, një zero të zhvendosin, nga 0,063...% në 0,63...%. Ne nuk kemi gjë tjetër se çfarë të bëjmë, vetëm të presim çdo fund viti se çfarë buxheti do të miratojë parlamenti evropian dhe se çfarë do të akordojnë për ne. Deri atëherë në pritje të “tymit të bardhë” të Brukselit.

shekulli

Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës.

$
0
0
Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës

Flash, Lajmi i Fundit, Speciale e Dielë, 17 Nëntor, 2013 | 12:30 pm

Raporti i majorit Oliver mbi luftimet e partizanëve në kryeqytet. Majori britanik Oliver ishte ndër të vetmit oficerë të huaj që arritën të futeshin në Tiranë në betejën për marrjen e kryeqytetit në nëntor 1944. Ndonëse ai nuk u lejua nga komunistët të vepronte, fshehurazi ai mblodhi të dhëna me oficerët e tij në lidhje me këtë betejë. Beteja për marrjen e Tiranës dhe çlirimin e saj mbahet si një nga fitoret më me emër të Luftës Nacional-Çlirimtare, por në fakt oficerët britanikë që ishin në Shqipëri tregojnë të kundërtën. Pas çlirimit të Shqipërisë, majori britanik Oliver përgatiti një raport mbi betejën për të marrë kryeqytetin. Ai tregon se Tirana ruhej nga një garnizon me 300 ushtarë gjermanë gjithsej, që kishin vetëm dy tanke dhe disa autoblinda.

Sipas tyre, komandanti i Divizionit të Parë, Mehmet Shehu, i gënjeu duke u thënë se në Tiranë kishte 3 mijë gjermanë. “Arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë, dhe e vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranë ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin”, raportoi majori Oliver. Nga ana tjetër, sipas raportit të majorit Oliver, partizanët kishin 3 mijë forca dhe nga fundi i tetorit, deri në datën 11 nëntor, dështuan në sulmet e tyre kundrejt 300 gjermanëve.

Oliver tregon se komunistët e mbikëqyrnin, nuk i dhanë liri veprimi dhe për më tej arrestonin çdo civil që tentonte të shkonte në shtabin e tij. Të dhënat që japin britanikët tregojnë një të vërtetë tjetër për çlirimin e Tiranës, duke nisur që nga operacionet ushtarake, të cilat pothuaj dështuan, ndonëse ishin në supermadhësi numerike, por, nga ana tjetër, tregojnë edhe faktet se regjimi komunist kishte nisur ende pa mbaruar lufta. Britanikët flasin për arrestime të civilëve, ndaj dhe për këtë gjë ata u mbajtën të izoluar në Tufinë të Tiranës së bashku me oficerët amerikanë, në mënyrë që të mos shikonin arrestimet dhe reprezaljet ndaj civilëve që konsideroheshin jo komunistë.

Nga ana tjetër, ky raport jep një bilanc tjetër të luftës, ku shpjegohet qartë se rreth 1800 gjermanë u vrarë rrugës nga Elbasani për në Tiranë, por kjo falë një bombardimi të fortë që avionët britanikë bënë mbi trupat hitleriane. Për herë të parë jepet një detaj, që forcat partizane në Qafën e Kërrabës kanë therur gjermanë, ndërkohë që Mehmet Shehu, në librin e tij për çlirimin e Tiranës, këto veprime i quan luftime trup më trup. Këtë raport majori britanik e dorëzoi në Ministrinë e Luftës në Britani për të informuar zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Erald KAPRI

Dokumenti I PLOTË

Raport nga majori J.P.F Oliver

Ngjarjet e ndodhura në betejën për Tiranën: Unë isha pranë divizionit të parë të Luftës Nacional- Çlirimtare si oficer ndërlidhës i aleatëve në shtator 1944. Në atë kohë ky divizion komandohej nga Mehmet Shehu dhe ishte i vendosur në Shën Gjergj. Prej tetorit unë u vendosa në Bizë dhe e vizitoja 3-4 herë në javë Shehun. Tek ai ishte ngulitur bindja se qëllimi i oficerëve tanë ishte vetëm furnizimi me materiale për partizanët.

Gjatë një muaji që vizitova disa herë këtë divizion, shpresoja të kisha një ide të qartë për aksionet që ata kishin ndër mend të bënin. Ishte mëse e qartë për mua se vizitat e mia priteshin me vetulla të vrenjtura dhe shumë shpejt po më fshihnin aksionet që Shehu kërkonte të realizonte. Në këtë atmosferë mosbesimi (kjo për shkak se ne kishim oficerë edhe në opozitën shqiptare), unë tentova të neutralizoja dyshimet e tyre, por pa sukses. Shehu ishte gjithnjë në pozitë mbrojtjeje në çdo bisedë që bënim dhe sa më i paqartë ishte për një përgjigje që i kërkonim, aq më i pakëndshëm bëhej toni i përgjigjes së tij. Unë tentova të bëja të qartë se qëllimi i misionit tonë nuk ishte kënaqja e veseve të tij, por të vazhdojmë përpjekjet në luftë dhe në këtë linjë arritëm njëfarë mirëkuptimi. Në datën 22 tetor erdhën të tjerë oficerë britanike për të asistuar në përgatitjen e mëtejshme të misionit tim. Gjatë kësaj kohe pati një lëvizje drejt perëndimit të Divizionit të Parë bashkë me shtabin e Shehut dhe e kisha të pamundur ta arrija atë pa ndërhyrje nga të tjerë. Në datën 29 tetor, në mbrëmje, arrita të bëja një zbulim duke shkuar në periferi të Tiranës pa dijeninë e partizanëve. Zbulova se trupat e Divizionit të Parë ishin tashmë në lindje të qytetit dhe gjermanët po tërhiqeshin pa ndonjë kundërveprim. Në mëngjes mora një “guidë” për ta vendosur shtabin tim në Tufinë, rreth pesë milje larg Tiranës, pata mundësi të hiqja rreth vetes partizanët dhe hyra në një shtëpi në pjesën lindore të qytetit.

Zbulova se gjermanët kishin evakuuar këtë pjesë të qytetit, duke përfshirë ushtarakët, pjesëtarët e spitalit të tyre, madje dhe barakat e inxhinierëve gjermanë. Ata kishin formuar një perimetër për mbrojtjen e qendrës së qytetit dhe pjesën e Tiranës së re. Plani i tyre i tërheqjes ishte tepër i lexueshëm. Pas tri ditësh në qytet, arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë. E vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranës ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin.

Pasi mora pjesë në një apo dy përplasje, u binda së bashku me numrin dy të misionit, lejtnant Hon R. D Winn, se partizanët nuk po bënin asnjë përpjekje reale, as për të sulmuar dhe as për t’u rënë në qafë gjermanëve. (Një fakt: pozicioni që partizanët arritën më 30 tetor mbeti statik deri më 11 nëntor, edhe pse partizanët ishin më shumë në numër, 10 me 1 në raport me gjermanët). Disa herë ne pamë një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz që zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh të pajisur me dhjetëra mitraloza të lehtë. Pavarësisht se partizanët kishin superioritet në fuqi zjarri, ata kishin mungesa në murtaja dhe granata.

Por unë e dija se këto materiale, si murtaja dhe granata, partizanët i kishin në Bizë, të cilat i kishin marrë ndihma me parashutë nga ne. Më pas, një grup partizanësh erdhën të më merrnin në ditën time të tretë që isha në Tiranë, dhe shkova në shtabin e Brigadës së Parë, ku gjeta Hysni Kapon, komisar dhe shef i shtabit të kësaj komande, që më priste. Nuk më dha asnjë referencë në lidhje për hyrjen në qytet dhe priste komente nga ana ime. E pyetja se kush e ka fajin që mungojnë materialet, si murtaja dhe granata, në luftimet që po bëhen? Mos e kishim fajin ne apo ata që nuk po shpërndaheshin?

panorama

Te lutesh ne Kishen me te bukur dhe me te famshme te Elbasanit

$
0
0
Kisha e Shen Nikolles ne Shelcan, njihet si kisha e Onufrit i cili ka pikturuar afresket te cilat ndodhen ne muret e saj. Onufri eshte piktori me i famshem i trojeve arberore pasi edhe pse Arberia ishte nen sundimin osman ai ruajti me ngjyra te gjalla traditen e ikonografise ortodokse.
Studiuesja Puzanova e konsideron ikonografine e Onufrit me vlera te jashtezakonshme per kohen kur ajo lulezoi, pasi nese ne Serbi menjehere pas pushtimit pati nje renie te menjehereshme cilesise se ikonografise, ndersa ne Elbasan ndodh e kunderta, ketu ikonografia lulezon me ngjyra dhe cilesi te larte.
Njera nder kishat qe ruan me mire pikturen murale te Onufrit mbetet Kisha e Shen Kollit ne Shelcan vetem disa kilometra larg qytetit. Fatmiresisht piktura murale ruhet ne gjendje te mire ne shumicen e saj, por nga ndryshimi i kushteve natyrore te mjedisit dhe shenjat e rrezikimit te ketij thesari vitet e fundit jane shtuar ndjeshem.
Ne daten 10 te ketij muaji Liceu "Kryqi i Nderuar" organizoi nje ekskursion dhe njekohesisht celebruan Liturgjine Hyjnore ne kete kishe. Liceu dallohet per cilesine e tij ne kendimin e himneve kishtare nen kujdesin e At Spiros.
Po perpiqem te sjell disa foto nga kjo Liturgji per te sjelle ne pah bukurine e Kishes se Shen Nikolles e pikturuar nga Onufri ose si njihet nder artistet Mikelanxhelo i Arberise.

Çfarë e frikëson Djallin?

$
0
0
Çfarë e frikëson Djallin?

Nje eremit* e pyet njehere Djallin: Cilat janë gjërat më të frikshme që ndodhin në jetën tënde?

Djalli iu përgjigj:

- "Na ndodhin gjëra të tmerrshme dhe të padurueshme."

- "Cilat janë ato?" - e pyet plaku eremit.

- "Po t'i tregoj. Misteri i Pagëzimit me anë të së cilit ne humbim krejtësisht autoritetin dhe të drejtat mbi ju. Kryqi që na tmerron, na largon dhe na shkatërron. Dhe në mënyrë të veçantë Kungimi i Shenjtë. Kungimi për ne," - vazhdoi Djalli - "është më i frikshëm se sa gehena e zjarrtë. Jo vetëm që nuk i afrohemi dot atij njeriu të denjë që kungon, por kemi edhe frikë edhe ti dalim përpara. Sidoqoftë, sado vdekjeprurëse që këto gjëra janë për ne, u jemi mirënjohës njerëzve që falë pakujdesisë dhe zakoneve të tyre plot mëkat, me vullnetin e tyre u qëndrojnë larg fuqive të Mistereve. Në këtë mënyrë - përsëri me vullnetin e tyre - na japin ne pushtet mbi zemrat e tyre."


* Eremit është një murg që zgjedh të jetojë i veçuar në një zonë të largët, larg manastireve dhe njerëzve.


Historia është shkëputuar nga libri: "Plaku Haxhi Gjergji - Athoniti (1809-1886)" faqe 43-44, versioni anglisht.

Përse duhet ti durojmë dhimbjet e kësaj jete?

$
0
0
At Haxhi Gjergji, do t'iu tregonte këtë histori vëllezërve të tij murgj, histori që ia kish mësuar Ati i tij plak Neofiti, që të duronte me gëzim përkpjekjet dhe dhimbjet e asketizmit pë hir të shpëtimit të shpirtit të tij.

"Një herë, një burrë që ishte i sëmurë humbi durimin dhe i thirri Zotit me zë të lartë që ta çlironte nga dhimbjet e padurueshme. Një engjëll i Zotit iu shfaq në atë çast dhe i thotë: "Zoti Gjithë-Mirësi e dëgjoi lutjen tënde e do ta plotësojë dëshirën por me një kusht. Në vend të një viti dhimbjesh mbi tokë me anë të së cilave njeriu pastrohet nga mëkati ashtu si floriri pastrohet në zjarr, duhet të pranosh që të kalosh tre orë në ferr. Duhet të durosh dhimbjet edhe për një vit, meqënëse shpirti yt ka nevojë të pastrohet nga mëkati. Kjo ty të duket e vështirë por sill ndërmend ferrin, vendin ku shkojnë gjithë mëkatarët. Kështu që provoje vetëm për tre orë dhe me lutjet e Kishës së Shenjtë ti do të shpëtosh."

Burri i sëmurë mendoi në mendjen e tij: "Një vit mundime mbi tokë është një kohë shumë e gjatë! Eshtë më mirë të bëhem i duruar për tre orë se sa për një vit të tërë."

"Pranoj të kaloj tre orë në ferr" - iu përgjigj burri Engjëllit.

Pastaj Engjëlli mori me kujdes në duart e tij shpirtin e njeriut, e shpurri në Ferr dhe u largua me fjalët: "Do të kthehem për tre orë."

Errësira e përhershme që mbretëronte kudo, shtypja, klithmat e të mallkuarve që dëgjuan veshët e tij, dhe paraqitja e tyre e jashtme e egër - të gjitha këto shkaktuan një frikë dhe vajtim të madh tek burri fatkeq. Ai pa dhe dëgjoi mundime kudo. Në këtë humnerë të madhe të ferrit nuk dëgjoje asnjë zë të gëzuar. Vetëm sytë e flaktë të demonëve mund të shikoje në errësirë të cilët mezi prisnin që ta çanin më dysh.

Burri i mjerë filloi të dridhet dhe qajë me zë, por vetëm humnera iu përgjigj të qarave dhe ulërimave të tij. Iu duk sikur kishte kaluar epoka të tëra koha mundimesh, dhe priste që Engjëlli t'i vinte çdo çast, por ai nuk po dukej.

Më në fund, i dëshpëruar në kulm e i bindur se nuk do të shkonte në Parajsë, ai filloi të rrënkonte dhe qajë. Por askush nuk i erdhi në ndihmë. Mëkatarët në Ferr mendonin vetëm për veten e tyre dhe demonët gëzonin në mundimet që u shkaktonin.

Papritur, drita e embël e Engjëllit u shfaq në humnerë. Me një buzëqeshje engjëllore ai qëndroi mbi burrin fatkeq dhe e pyet: "He, si po ia kalon?"

- "Nuk e besoja që edhe engjejt të mashtronin njerëzit në këtë mënyrë", - pëshpëriti burri fatkeq.

- "Çfarë do të thuash me ketë?" - e pyet Engjëlli.

- "Çfarë do të thuash me këtë pyetje që bën?" - vazhdoi burri i lodhur. "Më premtove që do të më nxirrje që këtej pas tre orësh, dhe që nga koha që më solle kanë kaluar vite - e mua më janë dukur si epoka të tëra mundimesh të padurueshme."

- "O njeri i bekuar, për çfarë vite flet? Çfarë epokash?" - ia ktheu Engjëlli i habitur. "Ka kaluar vetëm një orë që nga koha që të solla këtu dhe të duhet të shpenzosh edhe dy orë të tjera."

- "Çfarë? Dy orë? Oh! Nuk duroj dot më! Nuk kam më fuqi! Nëse është e mundur dhe nëse është Vullneti i Zotit, të përgjërohem, më nxirr që këtej. Do të ishte më mirë të vuaja me vite të tëra mbi tokë deri në Ditën e Gjykimit - vetëm më nxirr nga ferri! Ki mëshirë për mua!" - burri i frikësur iu përgjigj me zë të lartë dhe me duart e ngritura lart Engjëllit.

- "Shumë mirë", - iu përgjigj Engjëlli. "Zoti i Mirë si një Baba i dashur do të ketë mëshirë për ty."

Me këto fjalë, burri hapi sytë dhe e gjeti veten si më parë, të shtrirë në krevat i sëmurë.



Shkëputur nga libri: "Plaku Haxhi Gjergji Athoniti (1809-1886)" faqe 45-46, versioni anglisht.

Serbi, arrestohet shqiptari 41-vjeçar për trafik droge

$
0
0
Serbi, arrestohet shqiptari 41-vjeçar për trafik droge

Serbi, arrestohet shqiptari 41-vjeçar për trafik drogeSERBI- Një person i shpallur në kërkim nga policia shqiptare dhe italiane për trafik droge është arrestuar nga Interpoli në Serbi. Astrit Limani i njohur me pseudonim ‘Titi i Ukës’, nga Shëngjini është shpallur në kërkim ditën e djeshme nga policia shqiptare pasi ishte dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge dhe evazion fiskal.

Limani sipas policisë është larguar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës nëpërmjet pikës kufitare të Morinës. Limani u arrestua sapo ka hyrë nga Kosova në territorin serb.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...ge-158989.html

me te forta jane komentet per kete gje

:D

Dërguar nga shoku zvicer, zvicer më 17-11-2013 në 09:55
mos u merrni me punet e tjereve …un i njof edi si kan punu egjith familja dit nat per me majt ato biznese ..nuk jan te vertata …..ka punu baba nana ,vellai ete gjit ..po te shkosh per kafe i shef tu punu te gjith .njerzit hileqar flasin gjithmon turp tu vije qe merren me fatkeqsine e tij …..rrespekte per familjen e tij ,ju uroj gjith te miret !!!! shoku zvicer …..


Dërguar nga Lezha simpatike, Lezhe më 17-11-2013 në 00:16
Hahaha, titi ukes mos te kishte ken per uken ,paste drite, do kishte ken barbon rrugash, drogaxhi e vari lesht. Po ja dha drejtimin uka dhe vazhdon vete biznesi pastaj. Mos u nxehni smoke se thjesht koment dhe e vertete eshte. Puc puc. I uroj te Dali sa me shpejt se sdu me pa njeri nburg per drog. Gjithsesi respekt per qa ka se si do si ti ket ba I ka ma te hallallit se nokajt a disa te tjere.


Dërguar nga Aaaa, Lezh më 16-11-2013 në 22:07
Ta prift zoti mar ty dhe familjes tane . Mos nigjoni zemer zit qe flasin te duam shum shum .


Dërguar nga Miku, Lezhe më 16-11-2013 në 21:55
Une: ma thuj kush je ta pijm i kafe mor trim .


Dërguar nga Moza, Lezh më 16-11-2013 në 21:45
Jam gaxhija qe kam kap tam kur te bani ty.


Dërguar nga shoku, itali më 16-11-2013 në 21:41
PO MERRNU ME PUNET E TUJA MOR SE NAJ ,,UNE ,,KEKA DROG VET


Dërguar nga adela më 16-11-2013 në 18:29
Ha ha ha Sa shpejt e paskan lajmeruar. Gjynah i paskan pagu leket kot. Kishe ndejt ne Shqiperi e kishte paguar ndonje gjyqtar e ja kishe hedh pa problem


Dërguar nga une, shnin më 16-11-2013 në 18:00
obobo qenkan mbledh gjithe gaxhijet e shninit tu sha e tu mallku!!sa robi jetoka me droge aman??


Dërguar nga megi, lezha më 16-11-2013 në 16:06
titi ka ken i zoti gjithmon edhe eshte por njerez si puna e "une| qe sjua mban as emrin me e tregu sbajn hajer kurr.


Dërguar nga diklo, us më 16-11-2013 në 15:55
Moza te hongert dreqi ment mi kokrra e injorantes.te kan ardhur gje periodat mi katunare e *****.

Dërguar nga megi, lezhe më 16-11-2013 në 15:43
ti "une" qenke kokrra e m. Titit i marrsh te keqen, ti ske mundesi me ken as gjysma e thoit te tij pranej hane kaq shum njerez ziliqar si puna jote. aj ka ken i zoti me e kriju pasunin e tij me mund edhe ka me i gezu do apo sdo ti. Por ta uroj me gjith shpirt te pafsha ne dit te zeze e mos te beft derman as zoti e as robi


Dërguar nga Shoku, Tiran më 16-11-2013 në 15:09
Kush e len titin mren qa ka ba aj per lezh e shnjin por jeni mosmirnjohsa aj esht i zoti e per at ja ka PRI zoti mar duket qa ka i ka po te jet Puna per drog ehe sa jan marr e skan kurgj mas shpirti po kur i nan me djers e me sakrific te ec Puna si atij . Familja e astritit tjeni krenar per at djal qe keni nr nji ne lezh e shqipri kam nderin qe e njof .


Dërguar nga Moza, Lezh më 16-11-2013 në 14:58
Adì sa i kerset atij qa flasin m.... Si ti :


Dërguar nga ai, lezhe më 16-11-2013 në 13:57
NJERZIT E KEQINJ GEZOHEN ME FATKETQSINE E TJETRI…PRANDAJ TAN JETEN MESIN FUKARENJ,,…..,


Dërguar nga ai, LEZHE më 16-11-2013 në 13:50
BREKET TE METSHIN NE FYT SE VEQ ATO KE TI ….QE MERRESH ME TE TJERET …


Dërguar nga aferm, lezhe më 16-11-2013 në 13:40
nuk e di pse merren me punt e tjerve ….kush i ben asht edhe i zoti me i zgjidh punet e veta .nuk jan te verteta qe jan ba me drog ……mgjt do e tregoje koha veq njerzit e keqinj te gezohen ,tu knaqet zemra e zez qe kan ….e ne mjerim metshin zemer zite ... !!!!!!!


Dërguar nga Moza, Lezh më 16-11-2013 në 13:36
Si duhen breket per me ju myll gojen ju .


Dërguar nga Moza, Lezhe më 16-11-2013 në 13:31
Ja hanksh me gjith brek ti . Te plasesh nga inati duke ardh eshte nuk ishte as nje gje ajo pun veq nga inati ja kan ba m.... Si ti .


Dërguar nga beni më 16-11-2013 në 13:24
po pse moj moza nxehesh kaq shume?hajt se nja 10 vjet e del.mos e futni zotin ne pune droge se me pa ken aq besimtar e njerz te devotshem ndaj zotit nuk ju kishte ndodh kjo pune.lejeni zotin te merret me pune te tjera e jo me shitsa droge.


Dërguar nga une më 16-11-2013 në 13:06
mos tju hyje naj kontroll i antimafies se ju lane edhe pa breke.

Dërguar nga shninaku, shnin më 16-11-2013 në 13:05
gjynah i shkreti..do te jete i persekutuar si berluskoni.veç ne itali te denojne 15 vjet burg per droge pa ba asisen.po hajt mos u merzitni se del shpejt.kalojne vitet


Dërguar nga Moza, Lezhe më 16-11-2013 në 12:32
Merruni ju me punt e tij se atij i bahet pasuri shendet jet lumturi aj asht si kerrkush i ka me mun e djers tana .


Dërguar nga Lezhjan, Hollande më 16-11-2013 në 12:30
Pse e keni inat Titin, qa ju ka ba, ju qe flisni keq per Titin e njerz si ai jeni zvarranike qe nuk jeni te zotet te nxirrni nje mize ngaM****, dhe ju vjen mire qe dikush bie ne probleme. rrace e M***


Dërguar nga AFERM, lezhe më 16-11-2013 në 12:23
NUK JAN BA ME DROG .TY TE DJEGT ZOTI !!!!!!!!


Dërguar nga Moza, Lezh më 16-11-2013 në 12:21
Pse nuk e thu kush je : i keni inatin se asht i zoti ka tan te mirat sjeni te zot per kurgja e flitni mas shpine. I ka gzu e ka mej gzu .


Dërguar nga AFERM, LEZHE më 16-11-2013 në 12:18
TE DJEGT FERRI……...


Dërguar nga moza, LEZHE më 16-11-2013 në 12:14
TA SHPERBLEFT ZOTI MORE «UNE«PER MIRESINE QE TREGOVE ……...


Dërguar nga moza, lezhe më 16-11-2013 në 12:10
TE DJEGT FERRI ISHALLA


Dërguar nga moza, lezhe më 16-11-2013 në 12:07
nuk me djeg mu ,po te djegt ty nuk jan te veteta qe jan ba me me drok ….ty tu ddjegt shpirt ne ferr


Dërguar nga Moza, Lezh më 16-11-2013 në 12:06
Masi po don me fol shkruje emrin . Qa Dini ju qa asht munì jeni te pa zot e ja keni inat .



Dërguar nga une më 15-11-2013 në 23:07
te djegu ty?kollaj me ba hotele me droge


Dërguar nga moza, lezhe më 15-11-2013 në 22:12
te pafsha edhe ty mren sa ma par


Dërguar nga une më 15-11-2013 në 21:07
i paç me shnet hotelet e pronat ne shnin

Çfarë duan njërëzit më shumë se seksi?

$
0
0
Çfarë duan njërëzit më shumë se seksi?

Çfarë duan njërëzit më shumë se seksi?SHBA-Nëse deri tani keni menduar se shumica e njerëzve duan më shumë të kryejnë marrëdhënie seksuale duhet të ndryshoni mendim! Në fakt njerëzit duan 8 gjëra më shumë sesa seksi. Çfarë ka një gjë më të mirë se sa një orgazëm e shëndetshme dhe e përsëritshme? Asgjë, përgjigjia është e qartë, por kjo nuk vlen për të gjithë. Në të vërtetë, disa studime më të fundit në SHBA kanë zbuluar se shumë persona do të mund të rrinin pa bërë seks, por jo pa bërë disa gjëra të tjera, të cilat nuk do t’i ndërronin me asgjë tjetër në botë.

Të flenë
Sipas një sondazhi të fundit, 28% e njerëzve do të preferonin një natë gjumi të mirë sesa një natë seks. Ndonjëherë jastëku është shoqëruesi më i mirë.

Të qëndrojnë në internet
Në një sondazh të një viti më parë është zbuluar se 46% e grave ishin të gatshme të hiqnin “dorë” nga seksi për dy javë, sesa të humbnin aksesin në internet. Ndërkohë, vetëm 30% e burrave do të ishin sjellë në të njëjtën mënyrë.

Të ushqehen
Një ushqyerje e mirë është më e mirë sesa një marrëdhënie e shkëlqyer seksuale. Duket se është kështu për 29% të grave të intervistuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Today.com e Match.com. Këto zonja kanë deklaruar se nuk do ta ndërronin për asgjë në botë pjatën e tyre të preferuar, ndërsa një vit seks po.

Të pinë kafe
Po, sipas një sondazhi të fundit, mazhoranca do të preferonte një filxhan të mirë kafeje se sa një takim për të bërë seks. 53% e të intervistuarve mes kafetinës së mëngjesit dhe seksit të mëngjesit zgjodhën të parën, ndërsa 78% do të hiqnin dorë nga të bërit dashuri për një vit për të vazhduar të pinin kafe.

Të flasin në celular
Tashmë me plot gojën jemi bërë celular-vartës, akoma edhe më shumë kur në qarkullim apo në treg kanë dalë edhe smartphone-t.
Një sondazh telefonik i kryer në SHBA ka evidentuar se 33% e personave të intervistuar nuk do ta ndërronin përdorimin e celularit me një javë seks. Ata shpreheshin se nuk mund të rrinin asnjë sekondë pa celularin.

Komplimentet
Më mirë të rrisësh vetëvlerësimin sesa të kesh një marrëdhënie seksuale? Kjo mesa duket është duke iu referuar rezultateve të një studimi anglez. Burrat dhe gratë preferojnë të marrin ndonjë kompliment më shumë edhe në vend të një pazari për të hequr dorë nga një natë seksi e çmendur.

Rininë
Për mitin e rinisë së përjetshme, çfarë nuk do të bëhej! Edhe për të mos bërë seks për një vit. Këtë e kanë deklaruar 21% e grave të intervistuara nga Elizabeth Arden. Sipas atyre kjo gjë do t’ia vlente nëse procesi i plakjes do të ndalej.

Çantë e lehtë shpine
Studimi merr përpjekje, si mendore dhe fizike. Të mbash çdo mëngjes mbi shpinë kile e kile të tëra me libra nuk është aspak kënaqësi. Këtë gjë e mendojnë disa studentë amerikanë, të cilët i përgjigjen një sondazhi, përballë zgjedhjes që mos të marrin me vete shumë libra në këmbim të një viti pa bërë seks.

(a.n/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/metropol/26...i--159245.html

Lista e 742 personave te shpallur ne kerkim nga policia

$
0
0
LISTA E 742 PERSONAVE TE SHPALLUR NE KERKIM NGA POLICIA


Genci Qazim Hoxha 25 vjet

Gentian (Eugen) Alim Sula 25 vjet

Gleron Kosta Jahjolli Burg perjetshem

Kastriot Hysen Fejzo 18 vjet burg

Kristaq Andrea Caca 23 vjet burg

Kristo Hakir Shirka 25 vjet burg

Lavdimir Reshat Ajçe 25 vjet burg

Leonidha Sotiraq Kamburi 25 vjet burg

Lorand (Roland) Skender Hasan 20 vjet burg

Peters (Petrika) Nesti Janko 25 vjet burg

Sotir Miter Kuqi 16 vjet burg

Spartak Demir Sagëri 22 vjet burg

Yllson Fatmir Zyfi 25 vjet burg

Vangjo Thoma Gjika 21 vjet burg

Ylli Ymer Lule 23 vjet burg

Enrjan Enver Xhaholli 10 vjet burg

Alfred Esat Metko 7 vjet burg

Astrit Vangjel Bulla 6 vjet e 10 muaj

Ylli Resul Muçobega 6 vjet e 10 muaj

Belul Mustafa Toto 5 vjet burg

Erion Bujar Voda 13 vjet burg

Fredi (Kesmet) Halil Kollçinaku 22 vjetet e 8 muaj

Kozma(Kristaq) Koli Laçka 10 vjet burg

Lali (Gazmor) Mehmet Doresi 6 vjet burg

Leonidha Dhimitraq Shkodrani 6 vjet e 8 muaj

Albert Ramis Kasaj 10 vjet burg

Kristjan (Aurel) Abas Spahi 7 vjet e 8 muaj

Kristoforos Kristo Polytidis 5 vjet burg

Piro (Julian) Robert Hoxhallari 8 vjet burg

Sllobodan Petar Petrovic 5 vjet burg

Andrea Llazaraq Çollaku 6 vjet burg

Bekim Mehmet Muhadri 11 vjet burg

Besmir Ahmet Xhebexhia 25 vjet burg

Ismail (Sokol) Ismail Sinani 24 vjet burg

Avdyl Adem Gjoka 20 vjet burg

Imer Beq Hasani 20 vjet burg

Bashkim (Ismet) Selim Bardhoshi 20 vjet burg

Hamdi Muharrem Bardhoshi 20 vjet burg

Defrim Shefqet Iseberi 20 vjet burg

Fatos Islam Iseberi 20 vjet burg

Liman Rexhep Matranxhi 17 vjet burg

Asllan Rasim Muhadri 13 vjet burg

Luan Ismail Peposhi 7 vjet burg

Luan Miftar Cenaj 7 vjet burg

Gjon Deda 7 vjet burg

Ardit Kujtim Elezaj 6 vjet e 8 muaj

Hamdi Muharrem Haklaj 25 vjet burg

Alban Ahmet Dollapaj (Dollapi) 22 vjet burg

Prel Dod Prepepaj 20 vjet burg

Asim Zenel Hajredinaj 20 vjet burg

Isa Selim Kërrnaja 20 vjet burg

Idriz Rexhep Isufaj 20 vjet burg

Valter Kujtim Pepleka (Alia) 20 vjet burg

Luan Avdyl Demaj 20 vjet burg

Hysni Rexhep Gosturani 16 vjet burg

Shkelzen Tahir Osmani 17 vjet burg

Hajredin Ibrahim Demaj 13 vjet burg

Perparim Isuf Lamnica 12 vjet burg

Bledar Rrustem Haklaj 11 vjet burg

Syl Oruç Buçpapaj 10 vjet burg

Luan Rrahman Cela 7 vjet burgim

Isa Mal Mustafaj 6 vjet burg

Alfred Pjeter Preçi 9 vjet burg

Besnik Kurt Shytaj 25 vjet burg

Gazmir Gjovani Bushi 17 vjet burg

Gentian Çel Stafa 18 vjet burg

Gjon Lazer Menga 25 vjet burg

Gjergj Nikoll Loga 15 vjet burg

Kurt Sali Gjiçi 17 vjet burg

Milan Mark Marku 16 vjet burg

Martin Zef Kaza 22 vjet burg

Mauro (Mario) Anxhelo Barbieri 18 vjet burg

Robert Ndue Merçina 23 vjet burg

Shkelqim Qazim Cakoni 18 vjet burg

Pjeter Jak Tota 10 vjet burg

Ajet Sefulla Isufi 6 vjet burg

Agron Gjin Lleshaj 18 vjet burg

Ilir Halit Kaçorri 21 vjet burg

Nikolin Pashk Ndoi 8 vjet burg

Fran Llesh Gjoka 15 vjet burg

Arben Pjeter Kaçorri 21 vjet burg

Aurjon Fran Kola 9 vjet burg

Astrit Zeqo Avdyli 2 vjet burg

Arben Jak Dodaj 22 vjet burg

Agostin Pjeter Lleshaj 25 vjet burg

Arben Prend Paluka 7 vjet burg

Altin Dod Nogaj 7 vjet e 6 muaj

Bardh Zef Lula Burg perjetshem

Dritan Llesh Shkurti 22 vjet burg

Dritan Llesh Syziu Burg perjetshem

Dritan Dede Biba 5 vjet burg

Fatos Xhemal Alijaj 7 vjet burg

Dashamir Zef Zefi 7 vjet burg

Gege Mark Vuçaj 15 vjet burg

Genc Ndue Pjetri 25 vjet burg

Gezim Pal Qarkaj 10 vjet burg

Gjergj Mirash Mirashi 15 vjet burg

Gjergj Pashko Narkaj 6 vjet burg

Gjoke Zef Gjoni 15 vjet burg

Gjovalin Ndue Lesi Burg perjetshem

Gjergj Zef Çupi 25 vjet burg

Jak Mark Gjini 25 vjet burg

Luan Xhevit Sufja 12 vjet burg

Lulzim Dod Lucaj 14 vjet e 6 muaj

Mondi Mark Gjoka 7 vjet burg

Martin Ndrec Ndoj 20 vjet burg

Ndok Llesh Gjeka 25 vjet burg

Ndue Llesh Prenga 25 vjet burg

Pal Gjok Malci 16 vjet burg

Pjeter Ndue Loka 20 vjet burg

Petrit Nikoll Dushi 20 vjet burg

Preng Gjon Dodaj 18 vjet burg

Pjeter Mark Marku(Bardhi) 16 vjet burg

Prend Pal Vuka 7 vjet burg

Pal Zef Marku B.Perjet.

Petrit Kol Hilaj 25 vjet

Perikli Mark Marku Burg perjetshem

Pal Frrok Dedaj 18 vjet burg

Sokol Pjeter Doda 25 vjet burg

Valentin Gjok Frrokaj 7 vjet burg

Zef Mark Ndoj 25 vjet burg

Zef Dod Brunga 20 vjet burg

Aleksander Minella Bala 15 vjet burg

Arben Ali Kendezi 16 vjet burg

Agron Spiro Qurku 16 vjet burg

Mikel Ali Kendezi 15 vjet burg

Kudret Shamet Shameti 18 vjet burg

Adratik Tomorr Muharremi 25 vjet burg

Shefit Muharem Mihaj 13 vjet burg

Alqi Lefter Paguni 15 vjet burg

Leonel Spiro Tasho 11 vjet burg

Çajup Qani Qejvani 14 vjet burg

Mihal Pavllo Merkuri 10 vjet burg

Gentjan Resmi Rakipi 16 vjet burg

Gentian Demo Sulo 12 vjet burg

Gezim Axhem Veseli 11 vjet burg

Ajdhon Jani Shtuka 12 vjet burg

Lulzim Nikoll Çukaj 5 vjet burg

Janaq Spiro Qurku 7 vjet burg

Ermin Arif Pashka 6 vjet burg

Aranit Agim Arapi 5 vjet burg

Franc Agim Halili 7 vjet burg

Gentjan Flamur Ruli 7 vjet burg

Adjon Guxim Abazi 5 vjet burg

Idriz Vladimir Çelo 7 vjet burg

Besnik Luti Banushi 10 vjet burg

Avni Petrit Metra 25 vjet burg

Hysni Ferit Hastoçi 25 vjet burg

Kadri Sali Hoxha 25 vjet burg

Lavdrim Hysen Gjinaj 22 vjet burg

Ilirjan Pjeter Gjeçi 25 vjet burg

Izeir Hamit Balliu 20 vjet burg

Behar Ali Barçi 18 vjet burg

Flamur Xhemal Shahini 15 vjet burg

Ahmet Elmi Ajeti 20 vjet burg

Alban Luan Norja 6 vjet e 8 muaj

Alban Xhavit Baftjari Burg perjetshem

Alkesander Francesko Latanzi 5 vjet burg

Andi Idriz Bardhoshi 18 vjet burg

Andrea Xhevit Lelkli 10 vjet burg

Arben Ali Kulli 10 vjet burg

Arjan Kadri Xhemali ( Shabani) 6 vjet e 8 muaj

Armand Nikolla Laska Burg perjetshem

Astrit Bekstash Dule 15 vjet burg

Carl Caminski (David) Golderstein 25 vjet burg

Dashamir Liman Gjoka 7 vjet e 5 muaj

David Ded Gjokeja Burg perjetshem

Domenico Vito Vinci 10 vjet burg

Edison (Eldison) Skender Shqarthi 5 vjet burg

Eneo Dervish Kajtazi 17 vjet burg

Erjon Hajrulla Tola 11 vjet burg

Ervis Osman Sinella 16 vjet burg

Fatmir Dylber Methoxha 5 vjet burg

Feta Ajet Mataj 5 vjet burg

Gazmir Idriz Daka 7 vjet burg

Glerjan Ibrahim Hyseni 6 vjet burg

Gurim Arif Misini 10 vjet burg

Helidon Ramazan Becka 20 vjet burg

Ilir Rexhep Sinaj 10 vjet e 4 muaj burg

Kastriot Preng Baçuku 13 vjet burg

Kostatinos Simitzis 6 vjet burg

Luan Bajram Sula 5 vjet burg

Marlen Vangjel Tome 15 vjet burg

Melaim Halit Hameti 10 vjet burg

Balerina 22-vjeçare lufton me vdekjen, familjarët: Na ndihmoni ta mbajmë në jetë

$
0
0
Balerina 22-vjeçare lufton me vdekjen, familjarët: Na ndihmoni ta mbajmë në jetë

Balerina 22-vjeçare lufton me vdekjen, familjarët: Na ndihmoni ta mbajmë në jetëTIRANE - Prej 3 javësh, balerina 22-vjeçare Sigi Gjini është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës. Ajo po lufton me vdekjen në një klinikë të specializuar në Hamburg të Gjermanisë. Mësohet se 22-vjeçarja ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe mushkëritë dhe momentalisht mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale. Përveçse ka hapur sytë, ajo nuk është në gjendje as të flasë dhe as të lëvizë. Sipas familjarëve, deri tani mjekët në Gjermani kanë kryer katër operacione, por vajza nuk arrin t’i lëvizë gjymtyrët.

Familjarët kanë bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Ata kanë shitur shtëpinë, sepse pagesa që kërkohet për operacionet e saj është shumë e lartë. Ndërhyrjet që i nevojiten, që ajo të paktën të mund të ulet në një karrocë me rrota, kushtojnë rreth 200.000 Euro. Prindërit e saj, të cilët tashmë kanë shitur gjithçka për të paguar shpenzimet, kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve ne, për të shpëtuar vajzën e tyre të vetme!

APELI PER NDIHME
Për gjendjen e rëndë shëndetësore të Sigit, familja Gjini ka hapur një llogari bankare. Në ditët e saj më të vështira, familja kërkon ndihma financiare në mënyrë që të përballojë koston e operacioneve. Vajza e tyre e vetme ka nevojë më tepër se kurrë në këto momente për kontributin e shqiptarëve. Ata luten që vajza ta përballojë me sukses këtë luftë dhe kërkojnë solidarizimin e shqiptarëve për t’ju ardhur në ndihmë. Numri i llogarisë është 0007422735 Iban AL 54202110510000000007422735.

AKSIDENTI
Aksidenti i 22-vjeçares ka ndodhur rreth 3 javë më parë. Sipas familjarëve, nga shpejtësia e madhe, Sigi ka humbur kontrollin në autostradën Tiranë- Durrës dhe makina ka dalë jashtë rrugës. Fatkeqësisht, në momentin e aksidentit, Sigi nuk e ka pasur rripin e sigurimit. Makina ka bërë disa rrotullime dhe përplasja ka shkaktuar pasoja të rënda për të.

KUSH ESHTE SIGI GJINI
Sigi Gjini ka lindur në Tiranë 22 vjet më parë. Ajo ka mbaruar shkollën e baletit, pranë Akademisë së Arteve dhe këtë vit do të diplomohej në Master. Pasioni për baletin i lindi që në fëmijëri dhe në shkollë ka shkëlqyer si një nga nxënëset më të mira. Që e vogël ka udhëtuar nga Maqedonia deri ne Amerike për turné. Ajo ka triumfuar në konkurset që janë zhvilluar për balerinët e rinj dhe gjithashtu ka spikatur si aktore në dramën “Një tablo absurde”. Sigi është një vajzë e çiltër dhe e hapur me shoqërinë. Ajo ka një karakter të fortë dhe lufton shumë për punën e saj. Në marrëdhënie me kolegët dhe familjen, Sigi është një vajzë e qeshur. Të gjithë janë të shqetësuar për Sigin. Në rrjetet sociale vihet re shqetësimi i njerëzve që pyesin çdo ditë për gjendjen shëndetësore të Sigit. Ata bëjnë pyetje çdo ditë dhe kërkojnë të informohen për ecurinë e operacioneve.

(er.nu/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...te-159282.html

Ja pse SHBA e konsiderojnë rrëzimin e Berishës më të rëndësishëm se të Ramiz Alisë -

$
0
0
Ja pse SHBA e konsiderojnë rrëzimin e Berishës më të rëndësishëm se të Ramiz Alisë -

Emri:  berisha-arvizu.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  10.0 KB

Një deklaratë bombë e ambasadorit amerikan, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare, ndërsa ka fundosur dhe përvëluar kryeministrin në ikje, Sali Berisha, i rrëzuar me votat e 1 milion shqiptarëve. Deklarata e Arvizus, i ka dhënë një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se krahasimi qëndron, ndërsa ka shtuar se përmbysja e regjimit të Sali Berishës ka mbyllur zyrtarisht epokën e diktaturës në Shqipëri. “Sipas deklaratës së ambasadorit Arvizu, ne u çliruam nga një gjendje e padurueshme. Zgjedhjet e 1992 përmbysën një epokë, dhe kështu edhe ato të 2013 i dhanë fund epokës së atyre 8 viteve që ishin bërë të padurueshme. Por, zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të them se, kanë mbyllur përfundimisht epokën e diktaturës”, ka theksuar Klosi. Po pse rrëzimi i Sali Berishës është më i rëndësishëm se rrëzimi i Ramiz Alisë? Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste pas përmbysjes së regjimit. Berisha ishte lojë e regjimit, por shumë shpejt u kthye në të keqen më të madhe të shqiptarëve. Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Millosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do t’i mbetet damkë turpi përjetësisht. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Millosheviçin ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidon çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë. Ndërkaq, ngritja e SHIK-ut famëkeq, si një strukturë terrori për kundërshtarët politikë, është një tjetër vepër e Sali Berishës. Po ashtu, ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjent i UDB jugosllave për vite me radhë dhe ka raportuat rregullisht. Kjo është vërtetuar me dokumente. Një tjetër arsye se pse rrëzimi i Berishës është më i rëndësishëm se ai i Ramiz Alisë, është edhe tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarakë në ’97. Ndërkaq, në mandatin e dytë qeverisës, ky njeri theu çdo rekord për vraje, korrupsion, përgjime, shantazhime, grabitje pronash, kapitullim institucionesh dhe shitje të territoreve ujore për përfitim politik. Berisha akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 Janar. Ai gjithashtu akuzohet për qindra afera financiare. Për shitjen e 300 km 2 det Greqisë në mënyrë të fshehtë. Për zhdukjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit të Gërdecit. Për vërtetimin e pronave, e parqeve, bregdetit, zonave të mbrojtura. Sali Berisha do të mbahet mend për shkatërrimin e pyjeve, lumenjve dhe bregdetit. Ai do të mbahet mend për degradimin e trashëgimisë kulturore, për degradimin e institucioneve, rrënimin e arsimit dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e ushtrisë dhe shkencës. Sali Berisha do të mbahet mend për kapitullin e institucioneve, rrënimin e bujqësisë dhe për spastrimet e famshme në administratë. Ai do të mbahet mend për linjën anti-perëndim, për sulmet ndaj SHBA dhe për ngritjen e marrëdhënieve me BE. Nga ana tjetër, Ramiz Alia, në vitin 1992, ishte thjeshtë një fantazmë e regjimit, ndaj dhe rrëzimi i tij nuk simbolizonte rrëzimin e regjimit. Ndërsa, Sali Berisha, edhe në orët e fundit të pushtetit, por përvetëson me vendime mafioze godinat shtetërore.

Ja ndryshimi midis 23 qershorit dhe 22 marsit

Ramiz Alia e dorëzoi shtetin me dosje të plota, me institucione të paprekura, me arkiva që në kohën e Turqisë dhe me një sistem uzinash, fabrikash, bujqësi moderne, hidrocentrale, spitale, shkolla, ushtri etj. Sali Berisha grabiti dhe po grabit në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve. Ditët e fundit treguan rrënimin që i bëri financave shqiptare nëpërmjet borxheve dhe grabitjeve të parave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse komunistët e Alisë ikën me turp, por lanë miliardat e pasurive të paprekura, Sali Berisha po ikën si i pafytyrë, si hajdut, si vrasës dhe mbi të gjitha si tradhëtar i kombit shqiptar në interes të grekëve dhe shërbimeve sekrete serbe.

Ja arsyet se pse përmbysja e Berishës është më e rëndësishme se përmbysja e Ramiz Alisë?


Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës


Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.

Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit


Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend". Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.

Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.

Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve


Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.

Kabllogrami, Berisha afera me armët

Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.

Agjent i UDB

Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.

Bombardimi i Vlorës

Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

SHIK-u famëkeq


Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

Zhdukja e Remzi Hoxhës

Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.

Trafiku i armëve


Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

Vrasjet e 21 Janarit


21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Vrasjet e Gërdecit

Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shitja e detit Greqisë

Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

Skandali me rrugën Durrës-Kukës


19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

Grabitja e SHQUP-it


Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.

Zhdukja e Kosta Trebickës


13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

Zhdukja e 1.3 miliard USD

1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.

Përplasja me SHBA për SHISH


Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

Shkarkimi i kreut të SHISH

Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.

Shkarkimi i Ina Ramës

Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

Spastrimet në Ushtri

Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

Masakra në drejtësi


Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

52 hidrocentrale në duart e klanit familjar


Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

20 ligje klienteliste


Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

Shitja e Albtelekomit


1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

Fshesa në administratë

Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

Fahri Balliu

15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

Minierat

29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

Presioni ndaj Financial Times

2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

Spotet turistike

8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

Arben Sefgjini

5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

Largimi i FMN


23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

Lejet e ndërtimit


26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

Ligji i dosjeve

16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”

29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Vjedhja e pronave

Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament. Adriatik Doçi





http://www.sot.com.al/politike/ja-ps...miz-alis%C3%AB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

si te jetoj ne belgjike?

$
0
0
Si mund te pajisem me dokumenta ne belgjike?cfare menyrash qe te jetoj dhe punoj gjithmone atje?tani jetoj ne tirane

Nigeri, digjen 50 te krishtere nga grupet radikale islamike (Video)

$
0
0

Kjo eshte nje video e paprecendente per nje ngjarje qe ka shokuar te gjithe te krishteret e botes dhe ka ndodhur ne Nigeri.
Grupi islamik radikal Boko Haram ka djegur 50 te krishtere.
Videoja eshte teper e tmerrshme dhe tregon si i djegin te gjalle te krishteret.
Per me teper shihni videon.
Viewing all 24405 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>