JU JORK-Shtetasi shqiptar, Agron Hasbajrami, që jeton në Nju Jork, ka pranuar se është fajtor për akuza për terrorizëm. Ai pohoi se kishte provuar të shkonte në Pakistan për tu bashkuar me grupet radikale xhihadiste kryengritëse.
Shqiptari me profesion arkitekt pranoi në gjykatën federale madje se i ka mbështetur materialisht terroristët.
Ai do të dënohet me 15 vite burg. I dyshuari Agron Hasbajrami 28 vjec ka rënë dakort që të dëbohet nga SHBA.
Autoritetet thanë se ai ka dërguar më se 1 mijë dollarë në mbështetje të aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, që kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që i ka vrarë ushtarët e Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet theksuan se ai kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir.
Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin Kenedi në Nju Jork, në muajin shtator të vitit të kaluar.
(d.b/BalaknWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...zem-86775.html