Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës
ANTALIA- Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në peshëngritje për meshkuj, në një rezultat historik për sportin shqiptar. Shtangisti shkodran ka triumfuar përballë rumunit Martin Razvan, duke ngritur 348 kilogramë në dy garësh dhe duke marrë medaljen e artë. Qerimaj ka bërë një garim fantastik, duke ngritur 158 kilogramë në stilin e shkëputjes, ku zuri vetëm vendin e dytë.
Por, në shtytje ai bëri diferencën, duke ngritur 190 kilogramë dhe duke zënë vendin e parë, që më pas i dha edhe medaljen e artë. Në dy garësh, peshëngritësi i kombëtares ishte i paarritshëm, duke u shpallur kampion Evrope për herë të parë në karrierën e tij. Erkandi numëron shumë medalje, por një pjesë e madhe e tyre janë marrë kur garonte për të rinjtë apo edhe në një stil, ndërkohë që këtë herë bëhet fjalë për një trofe të marrë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Medalja e Qerimajt pason atë të argjendit të marrë nga Romela Begaj një ditë më parë, çka e bën pjesëmarrjen në Europian të ekipit shqiptar si shumë të suksesshme.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)