Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Dua të mbulohem,por nuk më lejojnë prindërit..

$
0
0
Pyetje: Eselamu alejkum, me falni deshta nje pyetje. Un jom një vajz muslimane, po du mu mbulu ama prinderit spom lajn, qfar te baj un a un kom shum deshir, te lutem gjejma nje zgjidhje. Pash zotin tregoma nje pergjigje, qfar te bej?





Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.



Rrespektimi i prindërve është obligim në Dinin e Allahut, dhe muslimani patjetër duhet t’i rrespektojë prindërit e tij. Allahu (azzevexhel) në shume ajete, menjëherë pas teuhidit, ka përmendur rrespektin ndaj prindërve, gjë që tregon vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka ky adhurim. Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) menjëherë pas shirkut, ka përmendur mosrrespktin ndaj pindërve, si një prej mëkateve më të mëdhaja. Andaj muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm që mos t’i hidhërojë prindërit, se ai me këtë e hidhëron edhe Allahun (azzevexhel).



Por, me gjithë këtë rrespekt që Allahu e ka caktuar për fëmijët ndaj prindërve të tyre, ka shumë prej prindërve që nuk janë të kënaqur me këtë caktim të Allahut, dhe mundohen që t’i bëjnë fëmijët rob të tyre, e jo rob të Allahut, dhe kërkojnë prej fëmijëve të tyre edhe atë që nuk u takon. Kërkojnë që të rrespketohen edhe në atë që janë bagim, dhe të nderohen edhe në atë urdhër të tyre që është në kundërshtim me Dinin e Allahut.



Muslimani e ka obgilim ta rrespektojë prindin e tij, përveç në dy raste:

1-Kur prindi kërkon nga fëmiu atë që është e pamundur,

2-Dhe kur prindi urdhëron në atë që është në kundërshtim me fjalën e Allahut dhe të Muhamedit (salallahualejhiveselem).



Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Nuk rrespektohet krijesa, kur i bëhet mëkat Krijuesit”. (Hadithi është i vërtetë - Sahihul Xhami’/7520)



Andaj, nuk merret parasyshë urdhëri i prindit ndaj fëmiut, apo i burrit ndaj gruas, apo i shefit ndaj punëtorit, apo i prijësit ndaj popullit, kur ai urdhër kundërshtohet me Dinin e Allahut.



Ndërsa mbulesa është obligim dhe urdhër i Allahut, dhe për këtë nuk merret leje nga askush. Allahu (azzevexhel) thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara. Ai është Mëshirues.” (Ahzab/59)



Andaj, motër e nderuar, nuk mbetet për ty asgjë tjetër përveçse ta rrespektosh urdhërin e Zotit tënd, i cili të ka obliguar me këtë adhurim, e pa dyshim se kjo është më e mirë për ty në këtë botë dhe në botën tjetër, e nëse pastaj do të keshë probleme dhe sprova, mos e harro fjalën e Allahut ku thotë: “A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e mos të vihen në sprovë? Ne i sperovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën dhe t’i dallojë gënjeshtarët”. (Ankebut/2,3).



Lusim Allahun (azzevexhel) që të të shpërblejë dy herë me të mirat e Tij, një për mbulesën tënde, dhe dy për durimin tënd.



Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami



Komenti i nje vajze

eselamu alejkum inshAllah motra e nderuar e ka vendosur mbulesen pas kesaj teme qe ka lexuar. Deshta te them edhe une nje keshille per kete motren ne lidhje me kete teme, se edhe une kam qene ne gjendje te njejte sikur ajo dhe kam pas te njejtin problem sikur qe njohe dhe shume motra me te njejten qeshtje.

Keshtu qe do te kisha then une qe vendose mbulesen edhe nese prinderit nuk jan te kenaqur se edhe prind e mi ne fillim nuk kan qen te kenaqur e kam pas probleme te ndryshme duke me mbyllur ne dhome duke mos guxuar te falem para prinderve asnjehere duke mos me folur etj.. per disa muaj keshtu, por tash ka ndryshuar gjithqka dhe jam e njejt sikur motrat dhe vellezerit e tjer me flasin me duan edhe pse se pelqejn mbulesen time por jan pajtuar me ket.

Ma bani hallall se noshta e zgjata pak ama me interesoj kjo teme sepse kam qen vet ne gjendje te njejt duke mos me len prinderit ta vendos mbulesen deri kur vendosa me u mbulu pa i pytur fare, dhe tash elhamdulilah jam e kenaqur me mbulesen time, sepse kur ti e ban nje pun qe e don Allahu, Ai ban qe ate pune me dasht edhe njerezit, ndersa kur ti e ban nje pun qe e urren Allahu dikure Ai ban qe ate pune me urrejt edhe njerezit. selamu alejkum Allahu ju shperbleft hoxh i nderuar per pergjigjjen qe i keni dhen kesaj pyetje.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>