Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438

Serbët e veriut i kërcënohen KFOR-it

$
0
0
Serbët e veriut i kërcënohen KFOR-it
Publikuar: 06.04.2012 - 15:55 koha net


Mitrovicë, 6 prill - Përfaqësuesit e KFOR-it kanë njoftuar strukturat e ashtuquajturat politike serbe në veriun e Kosovës me urdhrin e krahut jugor të NATO-së në lidhje me mbylljen e pikave kufitare në veriun e Kosovës. Pas kësaj serbët kanë deklaruar se nëse ndodhë një gjë e tillë do të bllokojnë të gjitha rrugët e veriut si dhe kanë kërcënuar KFOR-i se më nuk do të ketë qarkullim të lirë në këtë pjesë të Kosovës, bën të ditur korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica.

Koloneli Adolf Kondat, komandat i forcave të KFOR-it në veriun e Kosovën, të premten iu ka dorëzuar porosinë e komandantit të KFOR-it, Erhadr Drews, të ashtuquajturve kryetarë të komunave të veriut të Kosovës si dhe kryetarit të qarkut të Mitrovicës. Porosia thekson se nga komanda e NATO-së në Napoli ka arritur një urdhër që të mbyllen të gjitha rrugët alternative në veriun e Kosovës. Pas pranimit të kësaj porosie, i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka theksuar se iniciativat e këtilla të KFOR-it nuk shkojnë në drejtim të qetësimit të situatës, por këto tensionojnë edhe më shumë gjendjen me mundësi të krijimit të pasojave shumë të rënda në veriun e Kosovës. Serbët kurrë nuk do të pranojnë mbylljen e rrugëve alternative. Nëse ndodhë kjo, qytetarët serbë përsëri do të dalin në barrikada dhe do të bllokojnë të gjitha rrugët, por kësaj radhe bllokimi i rrugëve nuk do të jetë vetëm për EULEX-in, por edhe për KFOR-in dhe nuk do të këtë liri të lëvizjes, ka thënë Pantiq. Ndërkaq, Marko Jakshiq, lider i KNS-së ka shtuar se paralajmërimi i KFOR-it nuk është i mundshëm, sepse askush nuk ka të drejtë që serbëve në veri t’ua ndalojë qarkullimin e lirë. Sipas tij, KFOR-i ndoshta ka një dëshirë të tillë, por që nuk është e realizueshme. Ajo e cila për ne është shumë e vështirë dhe e rëndë është sjellja e xhandarmërisë së Serbisë, policisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, pasi që bllokimi i rrugëve shkon me xhandarmëri të Serbisë.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg f1_06musa1333720582[1].jpg (27.4 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>