Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

Fjalimi i Topallit nxit reagime në Maqedoni

$
0
0
Fjalimi i Topallit nxit reagime në Maqedoni
05-04-2012 17:07



Vlerësimet e kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Kuvendin e Maqedonisë për rolin e shqiptarëve në periudhën e sundimit osman dhe çlirimin e Shkupit në vitin 1844 nga 10 mijë kryengritës shqiptarët të udhëhequr nga Dervish Cara kanë shkaktuar reagime të ndryshme jo vetëm në media të caktuara, por dhe në mesin e historianëve shqiptarë dhe maqedonas.

Katerina Todorovska nga Instituti i Historisë Maqedonase konstatimet e Topallit i cilëson si politike ndërsa propozon që për të gjitha çështjet e diskutueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptarë.

“Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptar pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Derish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike”, tha Katerina Todoroska, historiane.

Por, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.

“Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjarje vet historiografia maqedonase vet dokumentet e forin ofisit, ato franceze, vjeneze, të gjitha flasin për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,... në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine e cila argumenton se në Shkup në atë periudhë e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptar Shkupin”, deklaroi Skender Asani, historian.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë ka vlerësuar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë gjithë periudheve të historisë kanë qenë të mira dhe me qëllim çlirimin e tyre nga sundimet e ndryshme.

Lidhur me kryengritjen e Dervishë Carës më 17 maj 1844, ja çfarë ka deklaruar kryeparlametarja Topalli.

“Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1884, 10 mijë kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtarë”, deklaroi Jozefina Topalli, kryetare e parlamentit të Shqipërisë. /Alsat-M/






Jozefina Topalli shëtitje nëpër Çarshinë e Shkupit
BOTA sOT

Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli nën shoqërimin e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shëtitur nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe duke u njohur me punimet e Sheshit Skenderbeu.
Ndërkohë, mbrëmë zonja Topalli u shpallë qytetare nderi e komunës së Çairit. Ajo në një mesazh të saj theksoi se ky titull nderon jo vetëm ate, por tërë Shqipërinë.
Qindra qytetarë rrugëve të Shkupit kanë përshëndetur kryeparlamentaren Topalli, e cila shoqërohej nga një grup deputetësh dhe ambasadori Arben Çejku.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg topalli11[1].jpg (26.7 KB)
Lloji i Skedarit: jpg jofefina[1].jpg (96.2 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>