Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Lodhja Nga Pushteti

$
0
0
Eshte e qarte se ai deshmon per rotacionin qe duhet te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme dhe/ose te parakohshme. Pika e dobet e ketij rotacioni eshte se ai mund te kryhet midis dyshes PD e PS, te cilat kane dallim vetem nga emri, se te tjerat i kane krejt te perbashketa e te njellojta.

Ambasadori Arvizu: Qeveria vuan lodhjen nga pushteti

TIRANE- Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu gjatë intervistës në “Albanian Screen” është shprehur dje, se qeveria Berisha po vuan lodhjen nga pushteti.
“Qeveria ka bërë përparim në disa fusha por ka një term që kam dëgjuar ta përshkruajë këtë, “lodhja nga pushteti”, është shprehur ambasadori.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu gjatë intervistës në “Albanian Screen” është shprehur dje, se qeveria Berisha po vuan lodhjen nga pushteti. Ndërkohë ai është shprehur i ashpër edhe me opozitën për “21 janarin”. Ai tha se ajo që ndodhi në 21 janar nuk është ashtu siç e përshkruan opozita.

I pyetur për një afat kohor se kur shqiptarët mund të arrijnë nivelin e Polonisë apo të Republikës Çeke, ambasadori Arvizu është përgjigjur se ende në Shqipëri mbizotëron një atmosferë e polarizuar.

“Kam ndjesinë se ka një farë padurimi apo nervozizmi nga ana e popullsisë kohët e fundit dhe kjo është gjë e mirë. E përsëris, pranohet gjerësisht se përparimi ka qenë mjaft mbresëlënës, por, sërish, pyetja është ‘çfarë është bërë kohët e fundit’? Sidomos po të marrim parasysh faktin se që nga 2009 përparimi ka ngecur dhe për pasojë frustrimi është në rritje. Ka ende një atmosferë të polarizuar. Kur sheh rreth e rrotull institucionet, mungesën e efikasitetit të tyre, ti vret mendjen: ku po shkojnë?

Ambasadori Arvizu ka deklaruar më tej se, për Shqipërinë nuk mund të ketë kthim mbrapa përsa i përket reforame, pasi shoqëria nuk do ta lejonte një gjë të tillë.
“Jam shumë i qartë kur them se reforma ka ndalur dhe, në fakt, është pothuajse një situate në të cilën nëse nuk ka përparim dhe fillohet nga një pikënisje e ulët, praktikisht mund të ketë kthim prapa. Por unë nuk shoh që kjo të jetë duke ndodhur. Dua të them se sinqerisht, nuk e besoj se njerëzit do ta duronin këtë. Mendoj se çdo qeveri që të jetë në fuqi, qoftë e PD qoftë e PS, në qoftë se ata do të përpiqeshin të kthenin pas disa nga reformat, të riktheheshin në disa nga segmentet e errëta që kanë kaluar, nuk mendoj se njerëzit do ta pranonin këtë. Përgjigja e shkurtër për pyetjen tuaj është se nuk e shoh këtë rrezik. Duket se ka një qëllim të unifikuar kombëtar për sa i përket drejtimit të ardhshëm të shoqërisë dhe vendit. Çështja është kush do ta udhëheqë këtë përparim”, shtoi ai më tej.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>