Teknologjia dhe facilitetet e sotme nuk janë edhe aq të reja
Historia nuk është e ndriçuar vetëm nga zbulime të mëdha vepër shkencëtarësh të shquar. Ekzistojnë edhe shpikje dhe sidomos të vogla të dobishme për jetën e dobishme, që sigurisht nuk i kanë dhuruar famë autorit të tyre. Kjo është historia e tyre.
Bindja se truri njerëzor ka evoluar me kalimin e shekujve është e gabuar, e demonstrojnë shpikjet që janë realizuar në të gjitha epokat. Bile duket qartë sesi njeriu modern po përfiton në këtë epokë mijëra vitesh dije dhe eksperimentimi të akumuluara gjatë historisë. Në të njëjtën mënyrë, edhe supozimi se një qytetërim është më i përparuar se një tjetër është i gabuar: historia e shpikjeve demonstron sesi asnjë grup historik nuk posedon (apo nuk ka poseduar në të kaluarën) çelësin e dijes. Në të gjithë epokat historike, brezat bashkëkohore janë ndodhur përballë një serie të re problemesh, karakteristike të kohës. Për këtë arsye, njeriu është impenjuar gjithmonë që të kërkojë zgjidhje për të gjitha problemet praktike të jetesës së përditshme, në të gjitha fushat: mjekësi, ushqim, bujqësi, transporte, komunikacione, urbanistikë, teknologji dhe më pas akoma muzikë, jetë seksuale e kështu me radhë.
Përpara se të vazhdojmë me udhëtimin tonë në të kaluarën, parasëgjithash duhet të dallohen shpikjet nga zbulimet: të parat janë një arritje njerëzore në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi me të krijohet diçka e re, të dytat kufizohen që të nxjerrin në pah atë që tashmë ekziston në natyrë. Sigurisht që shpikjet rriten me zhvillimin e qytetërimit e qytetërimit material, por këto nuk janë prerogativë e modernizmit tonë. Të gjithë kemi studiuar në shkollë zbulimet dhe shpikjet e mëdha të bëra nga njeriu në periudhën parahistorike: zjarri, bujqësia me plug, artizanati me krijimin e poçerisë dhe instrumentave të gurit, rrota. Shumë lexues mund të mbeten të habitur në konstatimin se shumë prej shpikjeve revolucionare zbresin në mijëra vjet më parë: për shembull, në Indi qysh në shekullin e I-rë B.C. (para erës sonë) praktikohej kirurgjia plastike; ndërtimet e mëdha egjiptiane dhe maja - për të dhënë një shembull tjetër - nuk u lënë gjë mangut qiellgërvishtëseve moderne.
Ideja e kontraceptivit është shumë më e vjetër nga sa mund të mendohet: i përket deri Egjiptit të Lashtë. Dëshmia më e vjetër e një ilaçi kontraceptiv vjen nga një papirus egjiptian që ekspertët e datojnë rreth vitit 1850 B.C. Midis rekomandimeve të tjera, dokumenti përmban tri receta për përgatitjen e suposteve vaginale. Në një prej këtyre këshillohet: "për të mos mbetur shtatzënë [...] jashtëqitje krokodili" të përzier me tul buke dhe ingredientë të tjerë. Qysh 300 vjet më parë, në një papirus që i përket vitit 1550 B.C., një mjek egjiptian me emrin Kahum theksonte nevojën për të kërkuar "një metodë që ta bënte femrën shterpë për një periudhë të caktuar kohe". Edhe kinezët e lashtë përdornin receta antifekonduese. Duket, se egjiptianët kanë qenë të parët që kanë përdorur veshka dhe zorrë kafshësh të vajisura për të shmangur të gjitha rreziqet që burojnë nga raportet seksuale, ndërsa në Orient përdoreshin copëra letre ta vajosura të prera, cilindra lëkure apo zhguaj breshke fleksibël. Duke qëndruar në fushën e mjekësisë, nëqoftëse qysh në vitin 2200 B.C. në Mesopotaminë e Lashtë ishte krijuar një legjislacion mjekësor (kodi i Hamurabit) që ndëshkonte kë gabonte operacionet, jepte kura të gabuara apo nuk posedonte një grup instrumentash të vlefshme kirurgjikale, në Egjipt dhe në Indi, arti i mjekësisë me dijet e tij ka përqafuar disa mijëvjeçarë.
Teksti më i lashtë që përmban nocione të mjekësisë është indian: bëhet fjalë për Atharvaveda, një prej katër librave Veda. Sipas fesë indiane, këto tekste ju urdhëruan njerëzve drejtpërsëdrejti nga Zoti Brahma. Datimi i Atharvaveda është i paqartë, por ndoshta u përket disa mijëvjeçarëve përpara Krishtit. Ama bëhet fjalë për një shembull mjekësie teurgjie, domethënë terapish që konsistojnë sidomos në formula magjike dhe lutje. Por, rreth shekullit të V-të B.C., qëndrimi teurgjik është tejkaluar tashmë me Ayurveda dhe Librin Susruta. Ayurveda është një përmbledhje praktikash higjenike dhe nocionesh mjekësie empirike. Kurse Libri Susruta (Susruta Samhita) është një prej shembujve të lashtë traktati mbi anatominë dhe kirurgjinë. I shkruar nga Susruta di Varanasi (Benares), që ka jetuar midis shekullit të II-të B.C. dhe shekullit të II-të A.D. (pas erës sonë), është një tekst klasik si në prozë, ashtu dhe në vargje, dhe që bën fjalë pikërisht për mjekësi. Në këtë vepër nënvizohet rëndësia e gjakut dhe struktura, funksionet dhe kurat e teksturave sanguine. Në fakt, Susruta konsiderohet si babai i kirurgjisë; qe i pari që zhvilloi teknikat e kirurgjisë plastike dhe përdorimin e implanteve epidermike përveç teknikave për rinoplastikën. Gjithmonë në Indi, në fillimet e shekullit të II-të A.D., gjejmë kontributin e çmuar lidhur me farmakologjinë, që i detyrohet studimeve mbi Jatrochimica (shkencën e përgatitjes së ilaçeve minerale) nga ana e filozofit të famshëm, mjekut ajurvedik dhe murgut budist, Nagarjuna (shekulli i II-të A.D.). Nëqoftëse deri atëhere merreshin në konsideratë vetëm bimë mjekësore dhe barëra, me Nagarjuna u futën substanca deri më atëhere të konsideruara toksike (për shembull, mërkuri që mund të ishte i padëmshëm falë teknikave të veçanta të zhvilluara nga vetë mjeku dhe murgu indian). Kurse mjekësia egjiptiane konsiderohet një shembull klasik i mjekësisë protohistorike.
Ka baza fuqimisht empirike, që derivojnë nga vëzhgimi i realitetit, edhe pse ngushtësisht e lidhur me fenë. Qe edhe falë praktikës së ballsamosjes së kufomave që egjiptianët fitojnë dituri anatomike. Disa papirusë egjiptianë të gjetur gjatë punimeve arkeologjike - sidomos një përmbledhje shkrimesh mjekësore që i përkasin vitit 1550 B.C. (Papirusi Ebers dhe Brughsch) apo deri edhe më parë - e konfirmojnë këtë tezë, pasi që janë demonstruar traktate mjekësie në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndërsa gjetja e instrumentave mjekësore të ngjashme me ato të përdorur sot në spitale na bën të imagjinojmë, se në atë kohë kryheshin operacione kirurgjikale në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të mos harrojmë se është verifikuar se rreth vitit 3000 B.C. operonte shkolla mjekësore e Osirisit në Heliopolis. Pikërisht në Egjipt, ekzistojnë dëshmi lidhur me praktikimin e artit odontoiatrik nga ana e disa mjekëve. Duke shqyrtuar disa mumje me rreze X apo duke studiuar disa gjetje që i përkasin vitit 3000 B.C., disa studiues kanë konstatuar sesi në këtë periudhë praktikoheshin rëndom jo vetëm heqjet, por edhe bllokimet; realizoheshin edhe pastë dhëmbësh me temjan, plumb dhe oksid bakri. Më të mirëdokumentuara në këtë fushë janë në fakt disa gjetje etruske, që i përkasin afërsisht vitit 700 B.C., ku zbulohet se një pacienti jo vetëm që ju hoq një dhëmb, por ky u zëvendësua me një kopje artificiale. Edhe tjetërkund, për shembull në Kinë apo në Amerikë, falë gjetjeve është mundur të përcaktohet se popujt indigjenë njihnin shumë mjekësi. Në disa shpella të Kalifornisë janë gjetur afreske që i përkasin kulturës Mesoamerikane që riprodhojnë në mënyrë shumë të ngjashme strukturën e ADN-së. Nuk duhet harruar se, "babai i mjekësisë" konsiderohet Hipokrati, i lindur rreth vitit 460 B.C. Në fakt, pikërisht me Hipokratin, mjekësia pati një adresë pothuajse definitive, duke u çliruar nga çdo ndikim klerikal dhe duke fituar ato parime thelbësore të mjekësisë shkencore të vërtetë.
Edhe në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit, të lashtët nuk qenë më pak. Përveç piramidave apo tempujve parakolombianë të famshëm, kryevepra të arkitekturës dhe të shkencës së konstruksioneve, shkëlqime të tjera shpjegojnë sesi vepra të ngjashme nuk janë fryt vetëm i forcave të konsiderueshme të punës materiale. Porti i madh Caesarea Maritima në Izrael, i ndërtuar midis viteve 22 dhe 9 B.C. nga Herodi i Madh, tiran me famë biblike, mbetet një shembull aftësie të lartë. Sipas një përshkrimi të hollësishëm të lënë nga historiani Josephus Flavius, një port i tillë ishte pajisur me një barrierë ujore artificiale me 60 metra gjerësi, mjaftueshmërisht e madhe sa të përmbante vendstrehime harkore për marinarët. Veç kësaj, ishte i rrethuar nga një metropol guri gëlqeror të bardhë dhe rrugët e tij qenë hequr sipas një projekti kompleks dhe të zbukuruar me shatërvanë të shumta me ujë të ëmbël.
Shumë e shumë vite më parë, në Egjipt filluan punimet e një kanali që të lidhte Mesdheun me Detin e Arabisë. Vepra ka qenë paraardhësja e kanalit shumë të famshëm të Suezit. Punimet filluan nën mbretërimin e Sesotris të II-të shumë vite përpara ardhjes së Krishtit, u zhvilluan më pas nga Necao i II-të dhe u përfunduan, pasi Dari pushtoi Egjiptin. I lënë i papërfunduar, rëra e shkretëtirës e mbuloi me kalimin e kohës, arabët rifilluan punimet. Tëta e rimbuloi sërish kanalin deri në vitin 1869. Duke qëndruar në Lindje të Mesme, në fillim të shekullit të IX-të, gjatë mbretërimit të Harun al-Rashid, Bagdadi ishte qyteti më i madh dhe i begatë i botës, një shembull qytetërimi urban tejet i sofistikuar. Qyteti kishte një lloj spitali falas me nja 1000 mjekë, një shërbim postar të rregullt, një sistem të mirë furnizimi ujor, një rrjet të mirë ujërash të zeza, 15000 hammam (banja dhe llixha), qindra xhami dhe shumë biblioteka. Qyteti mbeti një prej qendrave kryesore kulturore dhe tregtare të botës islamike deri më 10 shkurt të vitit 1258, kur u plaçkit nga mongolët e drejtuar nga Hulagu, nip i Genghis Khan. Gjithmonë në Lindje, qytetet e lashta pakistaneze Mohenjo-Daro, Harappa, Kalibanga, dispononin një projekt planifikimi urban të përsosur, me kanale evadimi për mbeturinat dhe një sistem ujor efikas. Pikërisht, qyteti Mohenjo-Daro ka rrjetin e ujërave të zeza më të lashtë të historisë, që i përket vitit 2500 B.C..
Në banesat më të lashta të Koresë ekzistonte edhe një impiant modern ngrohjeje, i përbërë nga tubacione nën dysheme ku qarkullonte ajër i ngrohtë. Duke qëndruar në fushën e urbanistikës, duhet regjistruar habia absolute e pushtuesve spanjollë në Meksikë, kur në vitin 1519 kur hynë në kryeqytetin e lashtë aztek Tenochtitlán (tani Mexico City). Në Europë, nuk ishte parë kurrë ndonjë gjë e krahasueshme me tempujt dhe pallatet e mrekullueshme të këtij qyteti, tregun e pasur të saj, dyqanet e llojeve të ndryshme, kanalet e dendura të përshkuara nga ura të transportueshme, kopshtet e jashtëzakonshëm lundrues në shkallë të gjerë, rrugët me në qendër një rrip gurësh shumëngjyrësh për të delimituar dy rrugët e ecjes. Megjithatë, duhet kujtuar se dëshmitë e para të shtëpive të ndërtuara me tulla prej balte të thara në diell i përkasi vitit 7000 B.C. Një prej vendeve më të lashta që njihen nga këto fshatra është ai i Qual'at Jarmo që ngrihet në ultësirën Chamchama (Iraku verior).