Botimi i Mein Kampf në Shqipëri tregon dhe njëherë se sa me komplekse inferioriteti është jo vetëm politika shqiptare, media shqiptare, publicistika shqiptare por dhe vetë shoqëria e sotme shqiptare e cila e zhgënjyer nga tranzicioni demokrati, e dërrmuar nga emigracioni i jashtzakonshëm, e tronditur nga shkatërrimi I familjes tradicionale shqiptare, e hutuar nga informacioni I jashtzakonshëm, dhe e zhgënjyer nga politika- duket se do ta ketë të tepërt një leximin e një libri aspak artistic por krejtësisht një libër racist,dhe ekstremist, në kundërshtim me traditën shqiptare. Botimi i `Mein Kampf`është edhe një qese plehrash më shumë në kazanin e madh të plehrave po asfiksojnë shoqërinë shqiptare me amoralitetindhe perversitetin që përmbajnë ato.
Guximi për ta botuar nga një shtëpi botuese është thjesht komercial por dëmi do të jetë I madh si brënda ashtu dhe në raport me fqinjët dhe BE.
Mendoj se ky botim që duket i guximshëm nuk është gjë tjetër përvecse pjesë e kompleksit të inferioritetit dhe pjese e idesë për tu dukur para të tjerëve si të përparuar, të guzimshëm dhe të përparuar që i përqafojmë shpejt idetë e kohës. Por botimi i këtij libri nuk është I kohës- është një regres I vërtetë që tregon më tepër coroditjen e shoqërisë dhe moralit të shoqërisë shqiptare e cila mesa duket e ka kapërcyer tashmë ylberin e imoralitetit politik dhe social.
Politikat e përdorura në informimin dhe disinformimin e shoqërisë shqiptare, Mediat e bipolarizuara politikisht, dhe pjesa e publicistikës shqiptare dhe e të ashtuquajturës shoqëri civile shqiptare përpiqen të jenë më avanguardistë dhe të lënë nam përpara të huajve kur bëhet fjalë për të treguar se.. vëndi ynë I vogël Shqipëria është vënd europian.., por në fakt ende nuk është ashtu.
Këtë paradox të cuditshëm që cfaqet vetëm tek njerëzit me komplekse inferioriteti- vërejnë europiano perëndimorët në Shqipëri. Nga njëra anë veshjet, sjellja, komunikimi, ekstravaganca, në qytetet e mëdha shqiptare sidomos përballë të huajve dhe nga ana tjetër problematika e rëndë politike dhe sociale që po përballon shoqëria shqiptare sot, kur vjen puna qoftë për mos realizimin dot të 11standartet e kërkuara nga BE, qoftë kur shohim se degradimi moral i shoqërisë shqiptare e cila shihet në ritmin e divorceve, prishjen dhe konfliktet në familjen shqiptare, emigrimin masiv të 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit gjë e cila ka krijuar problem të rënda social-ekonomike.
Këto probleme, publicistika, mediat, dhe shtypi shqiptar i politizuar si thika me dy tehe, kërkojnë të zbukurojnë (njëra palë) apo të tregojë më keq nga c`është (ana tjetër) aspektë të jetës së përditshme shqiptare dhe aq më keq përpiqen, botojnë dhe pranojnë një libër katastrofë- Mein Kampf të Hitlerit. Pavarësisht nga justifikimet e analistëve dhe profesionistëve të fushave të librit se e drejta dhe liria e shprehjes dhe e mendimit duhet respektuar, një libër I tillë nuk meriton të botohet në gjuhën shqipe për shumë arësye duke nisur nga ato politiket të parat:
- Sepse Shqipëria ka qënë aleate e koalicionit fitues të luftës së dytë botërore (SHBA, Angli, BRSS) dhe si e tille, duke lejuar botime të tilla ekstremiste do të krijojë përshtypjen se Shqipëria është një vënd i ekstremistëve të majtë e të djathtë si dhe i atyre fetarë. Ky veprim do të sjellë pakënaqësi në vëndet e BE dhe sigurisht do të krijojë një precedent negative tek fqnjët,
- Sepse shoqëria shqiptare nuk mund të pranojë më antivlera letrare vetëm sepse duhet tu tregojë vëndeve të BE dhe botës që gjoja kjo shoqëri është pa paragjykime dhe mund të pranojë c`të mundet,ashtu sikundër pranuam (me dhimbje) komunitetet e LGBT së bashku me justifikimet bajate e fshatareske të disa psikologeve se këto komunitete janë normale?! Po ështu do na dalim edhe psikologë dhe analistë me jsutifikime gjithashtu banale se libri Main Kampf i Hitlerit është dicka normale. Jo, shoqëria shqiptare është shoqëri ende me paragjykime por dhe me tradita ende të shëndosha, pra për fat të mirë jo të gjithë kanë pirë nga uji I burimit që të bën të cmëndur..
- Sepse inteligjencia shqiptare nuk mund të përtypë përcartjet e pseudo-nacionalizmit shqiptar të djeshëm dhe të sotëm se nazizmi dhe fashizmi ishin për Shqipërinë e madhe, e për pasojë nuk mund të vlerësojë një anti-vlerë të tillë të botuar sot pas 70 vitesh të bazuar në racizëm, dhe në kultin e individit.
Ashtu sikundër përmëndi dhe z. Marku se Mein Kampf është po aq racist sa dhe Manifesti komunist (sepse edhe manifesti komunist kërkontë të zhdukte një klasë të tërë nga faqja e dheut- klasën borgjeze), unë mendoj se këtyre dy librave nuk duhet më tu bëhet publicitet sepse idetë e tyre janë realizuar dhe i kanë shkaktuar kaq fatkeqësi njerëzimit, sa nuk ja vlen më të merresh me to.
Këto tip librash mund tu bëjnë përshtypje pseudo-intelektualëve ( të cilët mezi mund të kenë lexuar ndonjë tekst letrar gjatë jetës së tyre) të cilët janë të shumtë dhe popullojnë me tepricë partitë politike, administratën shtetërore, pushtetin lokal, dhe për fat të keq po drejtojnë edhe institucionet edukacionit. Shumë tipa të tillë rrugës si pa dashje do të thonë (sikndër thonë kur shohin spektakle apo cfaqje të stërpara por që për ta janë për herë të parë): hë mo.. nuk e lexove ? I bukur hë? unë e lexova apo e pashë, .. ja vlen
Libra të tillë nga personazhe të dikurshëm politikë si Trocki me librin `Një djalë, një bir një luftëtar` për problemin e revolucionit permanent komunist, Nices si nihilizmi politik, etj, janë libra të konsumuar dhe pa asnjë vlerë morale, sociale, apo dhe politike më. Kështu që del pyetja, përse të botohen? Për të bërë shoë dhe për të lënë nam? Sigurisht botimi I librave të tillë me përmbajtje jo sociale dhe raciste tregon edhe njëherë realisht, sesa të papërgatitur janë shtresa që drejton politikën, median, dhe shoqërinë civile, për të shkuar në BE dhe në një farë mënyrë pasqyron artificialitetin e përzgjedhjes së këtyre njerëzve në drejtimin e shoqërisë shqiptare.
Cektësia dhe miopia e kësaj shtrese që po drejton vendin për këto 20 vite tranzicioni është duke dhënërezultatet e saj negative në drejtim sigurisht të coroditjes morale dhe anarkisë sociale me pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare e cila duhet sa më parë të bëjë zgjedhjen e saj në të ardhmen: ti kërkojë politikës shqiptare të integrohet sa më parë në BE sa nuk është vonë.