Fadil LUSHI
MORALI I NJË FESTE
Ky shkrim i radhës duhet ti dedikohet kujtesës ndaj mësuesve, atij kujtimi që nuk guxon të jetë i shtrirë si një statujë e ngurosur dhe e rrëzuar a si një fosil i përjetshëm. Fillimisht, ky shkrim mbështetet në një thënie filozofike të famullitarit nga Shkodra, Pjetër Mëshkalla, e cila dikur (në gegërisht) ishte stisur, pos të tjerash, kështu: Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Dhe unë këtë opinion do ta shkarravis duke iu referuar mirësisë dhe një të vërtete të harruar e të anashkaluar. Për atë të vërtetë që është pronë e njerëzve që dikur ishin dishepuj a shërbëtorë të popullit dhe patriotizmit, për njerëzit që fituan nam të madh, për ata që ishin të braktisur dhe të tradhtuar nga ëndrrat e tyre..., nga miqtë dhe kolegët e tyre..., do të shkruaj për atë diferencën e moralit të dyfishtë të derrave të egër (mendojmë për komunistët dhe bashkëpunëtorët e tyre), për derrat të cilët shumë kohë më parë hiqeshin si kryeprotagonistë të së keqes a të së shëmtuarës..., do të shkruaj edhe për historinë e kuzhinave të dy restoranteve. Këtë histori do ta shpjegojmë në fund të këtij opinioni.
Do të ishte tejet jokorrekte sikur moralit të historisë së 7 marsit, të mos ia bashkëngjisësh edhe kontributin e mësuesve gjegjësisht të ish të burgosurve politikë, do të ishte gabim dhe, në istancë të fundit, asaj historie tia shkëpusësh apo edhe tia vjedhësh hisen kombëtare të tyre dhe të tjerëve të tillë si ata. Do të ishte gabim sikur të mos thuash, apo të mos përmendësh mësuesit të cilët në themelet e Ditës së Mësuesit shqip, venduan ca guralecë..., nuk guxon të harrosh njerëzit e viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta..., nuk ke të drejtë morale që në njëqindvjetorin e Shqipërisë londineze dhe në vigjilje të këtij shtatë marsi, të harrosh intelektualët si Azem Marana dhe Mehmet Bushi (të vrarë nga komunistët maqedonas), atë intelektualin shipkovicas, Sadudin Abdulla Gjura, ose ata të tjerët si Sali Lisi, Vehbi Ahmed Lushi, Sabri Ruzhdi Ramizi, Sheref Kazazi, Ismail Saidi, Gani Selman Luma, Izmit Bajrami, Hysni Abdullahu, Abdylselam Skender Skenderi, Abdylqerim Arifi dhe shumë e shumë emra të tjerë patriotësh.
Mbase unë dhe gjenerata ime nuk kemi të drejtë të mos i përmendim këta emra nga fakti se shumë mirë mbaj mend vitet e gjashtëdhjeta dhe fytyrat e patriotëve të lartpërmendur..., mbaj mend edhe ditët kur sapo ishin kthyer nga gurishtat e zhveshura në PETROVA RUPA të Goli Otokut famëkeq..., hapësira këto që ishin shndërruar në spitale psikiatrike, ku gjithsecili kurohej vetë dhe njëkohësisht shëronin plagët shpirtërore të njëri-tjetrit..., sa herë që afrohet 7 Marsi - Dita e Mësuesit, aq herë më kujtohen njerëzit të cilët asnjëherë nuk u gjunjëzuan dhe nuk lejuan që të depersonalizohen, njerëzit të cilët asnjëherë nuk u dëshpëruan edhe krahas faktit se prej tyre ishin distancuar më të afërmit, ata më të besuarit e tyre!?..., njerëzit të cilët ranë në kurth të djallëzisë dhe akuzave të shtrembëruara dhe shpifjeve të neveritshme të hetuesisë dhe hetuesve (fytyrat e të cilëve dukeshin si të egërsuara)..., njerëzit të cilët etiketoheshin si armiq të Jugosllavisë..., atyre të cilëve gardianët u thoshin: Manje kruha i zraka za albance!
Sa herë dëgjoj miqtë kur llafosin 7 marsin, aq herë rrëmoj në kujtesë rrugëtimet, psherëtimat, dhe sikletet e mësuesve të Goli Otokut, të atyre mësuesve që kur (nuk) donin ti përshëndesnin njerëzit që nuk i kishin për qejf..., nuk e bënin këtë kollaj, sepse e dinin fare mirë se nuk merrnin dot edhe një të vetme përgjigje nga ata që duhej tua kthenin..., sa herë që afrohet 7 Marsi-Dita e Mësuesit, aq herë i kthehem retrospektivës së njerëzve që u mungonin çastet e gëzimit moral, njerëzit që asnjëherë nuk i humbën shpresat se do ti çonin deri në fund amanetet e etërve dhe gjyshërve të tyre. Që unë mundohem me takatin e mbamendjes sime në vigjilje të 7 marsit, ti hedh një pikë ujë kësaj historie, nuk kam të drejtë të harroj njerëzit e urtë dhe intelektualë, ata të cilët dikur ishin fenerë ndriçues..., ata të cilët ishin pjesë e ajkës së kombit a pjesa më e zgjedhur e ndërgjegjes sonë politike, një ndërgjegje që kushedi pas sa vitesh do tua shkatërrojmë dhe do tua përgjumim..., nuk kemi të drejtë morale të mos i përmendim edhe pas pesë a gjashtë dekadash..., të mos i përmendim njerëzit të cilët dikur kishin ndërtuar gjeografinë dhe historinë e prejardhjes së didaktikës shqipe..., atë tempullin që ndriçonte miletin dhe vatanin..., ata të cilët nuk shijuan bukurinë e festës së shtatë marsit, sidomos ata të cilët gjatë kohë nuk u dukën aty pranë vendlindjes, aty pranë kalamajve dhe nxënësve të tyre... Nuk kemi të drejtë që edhe në këtë shtatë mars ti harrojmë njerëzit që dikur poshtëroheshin si nga komunistët jugosllavë, ashtu edhe nga ata shqipfolës, sidomos nga ata që nuk arrinin dot të mbathnin brekët, ata të cilët nëpër mexhlise silleshin si pordha nëpër brekë, ata që pshurrnin në hambarin e miellit të katundarit, pasi që ky i fundit nuk ia kishte dorëzuar drithin mutshtetit socialist..., komunisti i cili e detyronte fshatarin që tia prashiste vreshtin në këmbim për një certifikatë lindjeje për të dhe fëmijët e tij! Dhe, sot, pas dyzet e ca vitesh, unë vazhdoj ti konceptoj si njerëz të cilët sakrifikuan gjithçka vetëm e vetëm që ta ndërtojnë atë filozofinë e të bërit politikë të çiltër..., do ti konceptoj si njerëz që ndërtuan një pjesë të ndërgjegjes kulmore shqiptare.
Historia e parë:
Sot, po të vizitosh metropolin apo qytetin e ndërgjegjes turke, sidomos atë pjesën që i takon oksidentit, dhe po të kërkosh një restorant për të ngrënë ushqime a produkte deti (ujore), ciceronët do ta preferojnë atë restorantin prestigjioz që gjendet diku përballë liceut (gjimnazit) të mirënjohur të Gallatasarajit, në historinë e të cilit ka pjesë edhe Sami Bej Frashëri tok me të birin e tij Aliun. Ndryshe, ai restorant, quhet Shemsettinin yeri-Vendi i Samiut. Thonë se është një ndër restorantet më të vjetra të Stambollit, hapësirat e të cilit ishin frekuentuar dhe sot e kësaj dite vizitohen nga ana figurave të njohura të artit, shkencës, biznesit dhe kulturës turke. Në ato hapësira asnjëherë nuk u spiunua personaliteti i mësuesit..., atypari asnjëherë nuk u dukën njerëz të MIT-it (Shërbimi informativ kombëtar).
Historia e dytë:
Shumë kohë më parë në Tetovë kishte një mejhane ku grumbulloheshin njerëz të pushtetit
dhe të UDB-së, të cilët kishin për detyrë që mësuesve, po edhe intelektualëve shqiptarë, tua merrnin masën e samarxhiut (ata që burgoseshin-sipas Sejfulla Malishovës). Ata ishin njerëz të egër, ata ishin me pamje të egërsuar, sepse hanin mishin e kafshëve të egra, ata hanin dhjamin e prapanicës së derrave të egër..., ata dikur moti hëngrën edhe kokën e..., një shqiptari që kishte vjedhur pompën dhe shalën e biçikletës së sekretarit të partisë (bajgë) komuniste për prefekturën e Tetovës. Qëkur shokët e pyetën se pse e vodhe vetëm shalën, ai tha: Po, mendova se kur drugar sekretari do të ulej mbi atë, do të gjente rehatinë e b... së tij!