Shpesh herë ballafaqohemi me një qëndrim nënçmues të veprave të mira, sidomos të atyre që ne i llogarisim si vepra të vogla. Por qëndrimi i myslimanit duhet të jetë që çdo vepër të mirë të cilën mundet ta bën ta bëjë dhe të mos mashtrohet me ëndërrimet për vepra të mëdha i ti nënçmon dhe neglizhon ato që i llogarit të vogla.
Njeriu i cili i bën veprat e vogla dhe të mundshme sot Allahu ia mundëson që nesër ti bëjë edhe ato të mëdhatë dhe të pamundshmet për sot.
Shikon i këtë udhëzim të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin na e rrëfen Xhundub ibën Xhunade, Ebu Dherri, radijallahu anhu, duke thënë:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më tha: Mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë, së paku kur takohesh me vëllanë tënd, ta takosh me fytyrë të buzëqeshur. Muslimi
Mësimet që merren nga ky hadith:
1- Çdo vepër e cila është e mirë mundohu ta bësh.
2- Myslimanët duhet të edukohen edhe me ndalesa fetare, në kuptim të largimit prej tyre.
3- Mos e ndaj fenë në lëvore dhe bërthamë e të merresh me disa vepra e ti lësh pas dore tjerat, duke i llogarit ato lëvore.
4- Vepër e mirë është futja e gëzimit në zemrën e myslimanit.
5- Afrimi dhe bashkimi i myslimanëve bëhet me sjellje të mira dhe kulturë të lartë islame.
6- Dyert e veprave të mira janë të llojllojshme dhe të ndryshme.
7- Ti udhëzojmë besimtarët kah veprat e mira.
8- Shfaqet mëshira e madhe e Allahut, subhanehu ve teala, duke ia lehtësuar besimtarëve veprat e mira.
Allahu na dhashtë dituri të dobishme dhe vepra të mira! Amin!
Bekir Halimi