52 km larg qytetit të Kozencës në rajonin jugor të Italisë, Kalabri, ndodhet qyteza e San Caterina Albanese-Picilia. Me këtë emër njihet në hartat e guidat turistike italiane por që rastis ta lexosh shumë pak herë në tabelat rrugore të autostradës Salerno-Reggio Calabria. Një nga daljet e kësaj autostrade, drejtimi Tasia, tregon se është rruga e duhur për të mbërritur në të. Pas disa kilometrash reklama e një fotografie gruaje, veshur me kostum tradicional popullor, me duar mbi ije e me vështrimin bujar të një zonje shtëpie uron mirëseardhjen në katundin Shën Katerina Arbëreshë, Picilia. Kështu e quajnë vendalinjtë prej shumë shekujsh. Janë të gjithë arbëreshë vendosur mbi këtë kodër 472 metra mbi nivelin e detit, që shtrihet midis pllajës së Esarit e përroit të Ricorsolit. Kostumi tradicional që stolis gruan në posterin mikpritës buzë rrugës, prej gjashtë shekujsh është i pranishëm në çdo shtëpi. Çdo banor i të këtij katundi ka veshjen e tij popullore, e pandryshueshme në ngjyra e qëndisje që nga fundi i shekullit të XIV me ardhjen e familjeve të para shqiptare, kur Ballkani u pushtua nga Turqit. Në ditë dasme, në Festën e Valles, të Shën Nikollës e Shën Pantalliut, veshjet blu të grave, stolisur me qëndisje në ngjyrë floriri e jelekë të kuq mbi gjoks mbushin sheshin e katundit e rrugicat e tij të ngushta. Shtëpiat janë karakteristike si të një qyteze malore, të larta 2-3 nivele e ndodhen fare pranë njëra-tjetrës, me shkallë të jashtme që të çojnë nga njëri kat në tjetrin. Të gjitha prej guri e në të njëjtën ngjyrë gri, që vitet i kanë veshur nuancat e saj të errëta e herë të murrme nga lagështira.
Janë orët e para të pasdites, mbretëron qetësia e po të mos ishte lehja e zhurmshme e një qeni e zëri i një gruaje që vinte nga një shtëpi diku rrotull, mund të besoje se ishe një qytezë e pabanuar. Rrugët janë të shtruara kudo me kalldrëm e një ballkon i lartë sa një gjysëm robi rrethon në pjesë-pjesë këtë katund duke ofruar panoramën përqark që do e kish zili piktori i çdo epoke. Në fillimin e një rrugice, mbi një ndërtesë, mbi një kishë gjënden tabela informuese të shkruara të gjitha në dy gjuhë, italisht e shqip: Municipio-Bashkia, Via-Udha, Chiesa- Qisha (kisha). Në qëndër të Shën Katerina Arbëreshë- Picilia, ndodhet pallati dukal i Sanseverinos, familja e fundit feudale që drejtoi këtë qytezë deri më vitin 1806. Pranë tij ngrihet selia e bashkisë ndërtuar më 1976.
Ndërtesat kryesore të kësaj qyteze, ato më të lartat e më të bollshmet në sipërfaqe mbulohen me piktura murale që tregojnë historinë, zakonet e traditat e banorëve të saj. Mbi fasadët e jashtme të një pallati duke zbukuruar e përfshirë pothuajse tërë katin e sipërm të tij është piktura e valles arbëreshe. Gra të kapura dorë më dorë, me kostumin popullor kërcejnë në rreth e evokojnë mbi gur një nga traditat më të forta kombëtare të të gjithë arbëreshëve të Italisë, Vallen. Pak më tutje mbi murin e një ndërtes tjetër është piktururar Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu me qëndrimin e tij stoik mbi kalë. Piktura e një momenti nga jeta e përditshme, ku dy gra qëndisin e një burrë i bie fizarmonikës i fal pallatin mbi të cilin gjëndet, por dhe ambientit përreth natyrshmërinë e një jete që realisht në ato çaste mungon. Duke ecur në veri të Shën Katerina Arbëreshë, Picilia, gjen Kishën apo siç është shkruar mbi të Kisha Shën Nikolla i Madh e ndërtuar në stilin barok, kurse më tutje akoma Kisha e Shën Pantalliut. Në hyrje të një rrugice tabela Udha e Bukura Pamje të kuriozon ta ndjekësh. Kënaqësia që ofroi fundi i saj me panoramën e qytezave përreth të mbuluara nga pyllëzimi e atmosfera mistike e natyrës, justifikon denjësisht emrin e rrugës.
Udha e Frangjisë Ndon Sartori qe dhe objektivi fillestar i këtij udhëtimi. Quhet e tillë pasi aty gjëndet shtëpia e lindjes së At Francesko Anton Sartori, apo i njohur nga vendalinjtë si P. Ndon Sartori. Në Shën Katerina Arbëreshë, Picilia konsiderohet një hero kombëtar. Figura e tij është e njohur dhe nderohet në të gjitha katundet arbëreshë të zonës. Shkrimtar e një artist poliedrik i rëndësishëm në kulturën arbëreshe të 800-ës. Intelektual i rafinuar kontribuoi në historinë e letërsisë arbëreshe. Ka lënë në trashëgimi një sërë dorëshkrimesh që nuk janë botuar ende, disa të tjera e kanë njohur botimin kohët e fundit. Flasin mbi aktivitetin e tij në debatin politik të kohës, devotshmërinë ndaj njerëzve të thjeshtë, mendimin autentik e liberal. Me një impenjim social e edukativ At Sartori u frymëzua nga komuniteti i tij e provoi të shkruajë në të gjitha gjinitë letrare, vargje, novela, romane, melodrama etj. Është autori i dramës së parë shqiptare e titulluar Emira dhe e publikuar pjesërisht tek Fjamuri i Arbrit i De Radës. Subjekti i kësaj drame është ambientuar në Shën Katerina e flet për historinë sentimentale midis dy të rinjve e evokon historinë e një ngjarje të ndodhur në rrethinat pranë mbi ekzekutimin e disa banditëve. Ai është autor i një sërë këngësh arbëreshe, përrallash, rapsodish popullore, këngë fetare që interpretoheshin në ditë festash. Pati meritë në krijimin e fjalëve të reja, madje në një ese të tij shkruan mbi krijimin e një alafabeti të ri në gjuhën shqipe. Risia e penës e kontributit të tij në letërsinë arbëreshe e në ndryshim nga romantikët e epokës qe se i këndoi popullsisë arbëreshë jo se si ishin e çfarë ishin dikur, por ashtu siç i shihte e u frymëzonte ai në ato vite. Kjo është dhe merita absolute e artit të Ndon Sartori-t.
At Francesko Anton Sartori lindi në Shën Katerina Arbëreshë, Picilia më 16 shtator 1819 e vdiq San Giacomo di Cerzeto në1894.
Poezi - Trimi Vasha e Ajri
At Francesko Antonio Santori
Trimi: Më dërgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dërgonj.
Vallja: Mbe tutjè ndë verët,
kur te lulezonje molla,
si kish vasha kryethit.
Trimi: Më dërgo ti ajrin !
Vasha: Qetu, trim se t'e dërgonj.
Vallja: Mbe tutjè ndë verët,
kur të lulëzonjeë ulliri,
të më siellë ullinjt e zëzë,
si kish vasha syzit.
Trimi: Më dërgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dergonj.
Vallja: Mbe tutjè ndë verët,
kur të lulëzonjë thana,
si kish vasha hundëzën.
Trimi: Më, dërgo ti ajrìn !
Vasha: Qetu, trim se t'e dërgonj.
Vallja: Mbë tutjè ndë verët,
kur të lulëzonjë shega,
të më sjellë shegën e kuqe,
si kish vasha faqjen.
Trimi: Më dërgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dërgonj.
Vallja: Mbë tutjë ndë verët,
kur të lulëzonjë girshia,
të më sjellë gjërshinë e kuqe,
si kish vasha buzëzën.
Trimi: Më dërgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim, se t'e dergonj.
Vallja: Mbë tutjè ndë verët,
kur të lulëzonj ftoi,
të më sjellë ftuan e bardhë,
si kinsh vasha gjirthin.
Kënga e Brumit
At Francesko Antonio Santori
Se ti vashëza hadhjare,
me mbë shpi t'ëm' e tët atë,
sa hadhjare edhe dëlirë,
çë më ngjeshën ata brumë,
ngjeshe fort e ngure shumë.
Bën kuleçë e m'i dërgo
gjithë gjirivet mbë shpi,
gjithë gjitonëvet mbë derë,
të t'mburonjë buka ndër duar,
të të shtohen ditët e mira,
te t'zbardhet ajo jetë
pjot me dritë e me hare
si e bardhëz je ti vetë.
E kur një bir të ketë ajo zonjë,
më ju rritët e ju bëftë trim,
me defugen nder duar
e me shpatëzën ndë brest.
Pra nd'amahjit m'e dërgoftë
sa t'i priret mbë shpi
me hie pjot e me argjënd,
e turkeshëzën m'i sjelltë
per hare të gjitonisë.
Se një vashëz kur të ketë,
më ju rritët e m'i pastë hje,
m'e martoftë dymbëdhjetë vieç
e pastë miell e më bëftë kuleçë,
e paste tri nore kriate
t'i kujdesjën nga menatë
bijt'e shpin' e asajë zonjë.
Nga Drama "Emira"
At Francesko Antonio Santori
Akti i dytë- Skena e parë
Kallonjeri ruan dhent e këndon:
U mose prapa t'erdha - Për male, laka e kronje, Ndër lume e nder përronje - E kudo vajte ti. Kur ndëjte skemandilin Të bardhë e u t'e kondrepsa Me botë - e u t'e nxërrepsa - E më kanoseshë ti. Kur mbjedhur fjetë te mëni - Thesin e rrukulise Tek ara e m'e xarrise - Se të bëje dëme ti. U të pé; e pra te kroi - Kur aq ëmbël këndonje E mallin dreq zbulonje - Çë më ke ndë zëmër ti...
Kallina (me delet): Kush është ky sinjallàt çë kendon si dhisapìt?
Kallonjeri: Kalline! O sa ditë ka çë së të pe, Kalline!
Kallina: Çë ke të bësh me mua ti, çë kërkon të më shohësh?
Kallonjeri: Se kam u mall.
Kallina: Po jo u për tij.
Kallonjeri: Dhe poka mban atë mëri çë më buthtove, kur të parën herë të hapa zëmrën?
Kallina: Mos u jam ndo një ré e shtitur nga era, çë ndërroqet nga njëmend? Nge t'ë thashë se më mos m'i ben ti këto xhuta, se u s'jam gruaja çë do ti. E nga një pra, çë mund'ajo të pritë nga ti ?
Kallonjeri: Gjithë mirat e mallit e të pëlqiemet çë pret nje kopilë cila mbashket me një trim.
Kallina: Mbaji për tji! u s'i dua këto te mira. U jam e lerë ndë një shtëpi me kë se mund'kushqihet gjaku yt edhe nd'isha u e llavur njera te' t'doja. Po te ky pënxier mos qëndro fare.
Kallonjeri: Alimonò ! ashtù e ngurët je?
Kallina: E ngurët më se shkëmbi "Sanda-Veneres".
Kallonjeri: Mos fjit ashtu se m'pjasën zëmrën.
Kallina: Ngë të fjas fare, se marr e vete për fanë tim.
Kallonjeri: Jo, Kallinë, rri njetër thërrimëz.
Kallina: Çë të kënduome ! Çë përtendon nga u, tashi çë të thashë dreq se ngë të dua ? Nëng të dua e s'mund të t'dua.
Kallonjeri: Të thom se qeva nd'markàt Samark, shita ca rikaz e të bjeta këtë skemandil mundashi, një anak, një parëz vëthë e një unazë.
Kallina: Mua këto shërbisë? Qellja ndo njij dosje: vëthë, unaza e skemandile! Sa të më shihin këto mëma e tata, kesh të vjohsha për së gjalli ndë varr.
Kallonjeri: Njota si janë të bukuriz: pa shih ndë dita t'i zgjidhja.
Kallina: Tash çë nëng i dua, çë kam i shoh të bënjë?
Kallonjeri: Sa të shohë ndo se kanë o s'kanë hje ngrah njëj kopilje...
Kallina: U s'dua të vë ngrah meje stoli çë s'jane timet.
Kallonjeri: U per tij i bjejta, mirri.
Kallina: Se të shihje si dukeshin mbal meje? Dua të t'jap këtë gust. Em këtu vëthtë përpara; prana anakën e skemandilin; pëstaj unazën. Shohemi nde mund' të të nxier ngrah u sot.
Kallonjeri: Majde ! Si t'kane hjë! më fllagën ndë gji si ndë pasiqir. Me shëndet! Mbaji, mbaji. Njota ikëtin rikazit. (i shtëlohet pas).
Kallina: U nëng i dua ! Zaji, zaji. Popo! iku. Zjarmi im! ndë më paft njeri me këto stoli ngrah. E zeza u ku vete e ngulem? Sh'ajo Emira. T'i shehinj njize...
Emira: Kalline, ti ishnje ? Ngë të njoha persellargu. Di u si m'u fjandakse me një skemandil të kuq e të kalthër xhimùzashi.
Kallina: Të bëtëtin sytë, motërm. Kush m'e jip mua një skemandil të kujllortur, tata o m'èma? Popo! si u ngarkove rënde më shkarpa! S'ke fare kujdes të gjellës sate.
Emira: E s'di se kam të prirem pameta? qëndruom pa zjarm ndë shtëpi, me këto net kshtu të giata e tëtimëme si bënjën. Gadhurja e di se na spovisi; val kemi pak; tata pati sinahijin e kollën me gjashtë ethe e pat' të shërbinja u për dy herë, si s'kishnja adhet. Ver edhe se mbremanet tuortim njera kur kenduon gjelat e te hollat patetin te na bejin drite.
Kallina: Ec moterm, ec, mos do te prehesh. Rri ashtu me ate barre ngrah.
Emira: Vete se kam keq pres. Rri mire!
Standard