Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Rekord i 100 vjeçarit, nget biçikletën në 24 kilometra

$
0
0
Rekord i 100 vjeçarit, nget biçikletën në 24 kilometra


Nga Express 18 Shkurt 2012 20:00



Robert Marchand ka realizuar rekord të ri botëror të mbi njëqind vjeçarëve duke ngarë biçikletën për një orë pandërprerë.

Francezi, ka kaluar 125 rrathët në velodromin e Aigle/VD në Zvicër, për 60 minuta kohë. Distanca e përgjithshme ishte 24.251 kilometra.

"Do të mund të ngisja edhe më shpejtë por nuk doja", ka thënë plaku rekordmen. Por, ajo që habiti të pranishmit ishte se Marchand nuk kishte probleme me frymëmarrje gjatë përpjekjeve që bënte për të realizuar rekordin.

Rezultati i tij nuk kërcënon 49.7 kilometrat e arritura nga çiklisti çek Ondrej Sosenka më 2005 në moshën 29 vjeç, por do të pranohet nga UCI si rekord i ri në kategorinë mbi 100 vjeç.

I lindur më 26 nëntor të vitit 1911 në Amiens të Francës, Marchand ka zbuluar pasionin e tij për çiklizmin në moshën e tij 78 vjeçare. Në vitin 1998, si 87 vjeç, ai kishte kaluar shtegun klasik të çiklizmit Paris-Roubaix.

express

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>