TIRANË- Qeveria mori sot vendimin e për përcaktimin e masës së financimit, në buxhein e vitit 2012, për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëvëshje me Këshillin e Ministrave.
Në vendimin e publikuar nëfaqen e Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se "shuma 99 243 000 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e dyzet e tre mijë) lekë, e miratuar për financimin e bashkësive fetare, për vitin 2012.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 28 160 000 (njëzet e tetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 24 370 000 (njëzet e katër milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 24 720 000 (njëzet e katër milionë e shtatëqind e njëzet mijë) lekë, dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 21 993 000 (njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë) lekë.
(ma.ar/BalkanWeb)