Meri Lalaj
Histori dashurie
Në fillim të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar shumë të rinj shqiptarë u ishin drejtuar Universiteteve të Europës Perëndimore për tu shkolluar edhe më tej. Njëri prej tyre ishte Riza Alizoti, i lindur në Stamboll më 10 tetor 1910, atje ku i ati, Fejzi Alizoti kryente detyra me rëndësi në Qeverinë Turke. Rizai, pasi kishte kryer në Stamboll Robert College u kthye në Tiranë për të vazhduar mësimet në Shkollën Teknike Harry Fultz. Paskëtaj me bursë të shtetit shqiptar në vitin 1929 filloi studimet e larta në Angli, pikërisht në jug-perëndim të saj në Camborne për inxhinieri miniere. Në të njëjtin vit me Rizain filluan studimet: Rexh Meta në Cambridge specialiteti financë, i cili i kreu studimet me rezultate të shkëlqyera; Qani Kastrati inxhinieri, Rifat Tirana inxhinieri elektrike në Londër, Tefik Kalaci inxhinieri po në Londër.
Në atë qytet, Truro, Rizai u njoh me një vajzë angleze, Kathleen Mary Yeates, ajo vazhdonte studimet në Oksford. Sipas certifikatës së martesës, ata u kurorëzuan në distriktin Truro më 28 qershor 1930. Në mars 1931 u lind djali, Muhtar Peter, ndërsa në qershor 1932 u lind vajza Diane Jacqueline Belkiz, (ky i fundit sipas emrit të motrës së Rizait, por vajza do të thirrej shkurt: Xheki). Në vitin 1933 Riza Alizoti diplomohet, pastaj kryen specializimin në Strasburg. Në vitin 1934-35 kryen shërbimin ushtarak në Tiranë dhe sipas ligjeve të qeverisë shqiptare duhej të punonte shtatë vjet për Atdheun, që i dha bursën e studimit. Ndërkohë Kathleen po përfundonte studimet, ndërsa nga ana tjetër nëna e saj nuk donte që e bija të largohej nga Anglia e të shkonte në një vend të panjohur të Ballkanit. Dihet se anglezët asokohe i kishin të përcaktuara mirë shkallët shoqërore dhe familja e tyre duke qenë shtresë e mesme e shihte paksa të pamundur këtë martesë me birin e një deputeti të parlamentit shqiptar dhe njëherazi ministër i qeverisë. Ndodhi dhe një fatkeqësi, djali Muhtar u mbyt në lumë. Paskëtaj martesa u prish. Inxhinier Riza Alizoti, i ardhur në Shqipëri u emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Në vitin 1941 krijoi një familje të re. Në vitin 1943 sipas dokumenteve arkivore e gjejmë duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke marrë pjesë në demonstratë bashkë me ta, për këtë shkak Rizai u internua prej italianëve në Porto Romano. Nga martesa e dytë i lindën tre fëmijë: Nezi, Sevimi dhe Fejziu. Me vendim të Kryeministrisë Shqiptare më 22.12.1945 dekorohet me Urdhërin e Punës, por nuk do të kalonin veç disa muaj kur mbi kokat e Alizotëve do të binin fatkeqësitë njëra më e madhe sesa tjetra. Në gjyqin e parë special më 15 prill 1945 Fejzi Alizoti u dënua me pushkatim, në takimin e fundit me një familjar ai lë amanetin: Mallkuar qoftë nga fisi im kush merret me politikë! Në çastin e ekzekutimit përballë skuadrës së pushkatimit, ndërsa 16 vetë rrëzohen përtokë, Fejzi Alizotin nuk e kapën plumbat e mundi të flasë: Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta I kthehen duke e qëlluar me plumb kokës e duke i thënë: Komunistët nuk njohin ligje Biri i tij Riza Alizoti arrestohet më 11 qershor 1947 vazhdon hetuesia dhe gjyqi fillon më 4 shtator 1947, ndërsa më 10 tetor 1947, pikërisht ditën e ditëlindjes, ai varet në litar tek degët e një vidhi në shesh të Kuçovës.
Nga bisedat me motrat e Rizait kam dëgjuar shumë për martesën e tij me anglezen, kam lexuar edhe dy letra ardhur nga Anglia. Kam ndier dhe mallin e pamatë për të ditur diçka më tepër për bijën e tij dhe mbesën e tyre Diane Jacqueline Belkiz, por kohërat ishin të tilla që në Shqipërinë socialiste të kthyer në një burg gjigand nuk ishte e mundur të fluturonin as zogjtë, jo më njerëzit të takonin njëri tjetrin. Ndonëse u bënë disa përçapje asnjë lajm nuk vinte nga Anglia e largët. Kështu në vitin 1986 në muajt mars, prill dhe qershor motra Alizoti, motra e Xhekit (nga babai) i dërgon letra njëra pas tjetrës Kryqit të Kuq Anglez dhe përgjigjet ishin e pamundur të gjendet personi!
Edhe pas viteve 90 nuk mund të krijohej ndonjë lidhje pasi nuk ekzistonte asnjë adresë, asgjë nuk i kishte shpëtuar konfiskimit të dikurshëm të Sigurimit. Nga ana e saj Xheki kërkonte babain (ajo ishte vetëm dy vjeç kur ai u largua) dhe kudo të ndodhej në Paris apo Nju Jork pyeste shqiptarët që takonte, madje takoi dhe njerëz të Oborrit Mbretëror në emigrim, po kurkund nuk gjente gjurmët e tij. Në vitin 1947 ndërsa një ditë Xheki ndodhej në park duke luajtur i afrohet një burrë i gjatë me uniformë ushtarake, i cili mbante në duar një kuti, ai e thirri vajzën: Belkiz! Ajo e vështroi me mosbesim, kur ai thirri për së dyti, e ëma e tërhoqi nga dora dhe u larguan. Xheki filloi të pyesë se ku e dinte ai njeri emrin e saj të regjistruar që në lindje dhe e ëma i tregoi historinë e vërtetë se ajo ishte bija e një shqiptarit me emrin Riza Alizoti. Në vitin 1976 Xheki dërgoi një letër në qeverinë shqiptare dhe i erdhi një përgjigje e llahtarshme sikur babai i saj të kish qenë një kriminel apo terrorist i rrezikshëm i Europës. Kaluan vite të gjata heshtjeje. Nëna e saj Kathleen u nda nga jeta në vitin 1988, ajo nuk mundi kurrë të marrë vesh të vërtetën për burrin e saj të parë, Rizain. Më vonë në një letër përgjigje për Xhekin nga Shoqata Shqiptare e 24 janarit 1990 e pyesin në ka bërë përçapje në shtypin britanik për ta gjetur të atin. Në ditët e para të janarit 1990 Xheki pret faqet e gazetave angleze ku shkruhet sesi zvarrisen të vrarët nga regjimi i Ramiz Alisë, është fjala për të rinjtë shkodranë dhe të qyteteve të tjera, që donin të kalonin kufirin.
Kur në Shqipëri u futën kompjuterat dhe interneti motra filloi që të kërkojë motrën e vet. U lidh me zyra dhe persona, që filluan ta ndihmojnë duke i dërguar certifikatën e martesës së Rizait dhe të lindjes së motrës Diane Jacquline Belkiz (Xheki). Motra në Shqipëri u lidh me emisionin televiziv Njerëz të humbur, të cilët bënë kërkime në Angli dhe deri diku arritën të bien në gjurmët e familjes. Më tej u desh këmbëngulja e Plarentit (djalit të Nezit), i cili jeton me bashkëshorten në Gjermani, ai mundi të gjente në internet rrënjët e familjes së munguar. Së pari, ai mësoi lajmin e keq se tezja e tij Diane Jacqueline Belkiz (Xheki), motra e nënës kishte ndërruar jetë në vitin 2001, pastaj u vu në kërkim të fëmijëve të saj dhe një ditë prej ditësh një telefon tingëlloi në Camborne të Truros: Zonjë, unë jam një shqiptar, por ne të dy kemi diçka të përbashkët; gjyshi juaj është edhe gjyshi im Në fillim ajo nuk po kuptonte dhe u përgjigj: Ju lutem zotëri mos bëni shakara të tilla! Ai vijoi Gjyshi im ka qenë Riza Alizoti Asaj iu kujtua porosia e nënës në shtratin e vdekjes se në Shqipëri kini kushërinj të afërt dhe zonjës Jane i ra telefoni nga dora. Duhej të kalonin disa çaste që ajo të mblidhte veten dhe të lajmëronte vëllain Nicholas në Birmingham, kështu familjet u lidhën me njëra tjetrën, në fillim vetëm me telefonata. Familja në Shqipëri nuk mendonte se brezi i tanishëm në Angli do dëshironin të njiheshin nga afër, të takoheshin me njëri tjetrin.
Më 10 tetor 2008 në përvjetorin e ekzekutimit dhe ditëlindjes të Riza Alizotit, Bashkia e qytetit të Kuçovës e dekoroi Qytetar Nderi me motivacionin: I jepet Zotit Riza Alizoti (pas vdekjes) për kontribut të veçantë në zhvillimin e industrisë së naftës në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës. Kryetari: Artur Kurti dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak: Arqile Mjeshtri. Organizator i kësaj ceremonie kuptimplote ishte Zoti Shkëlqim Ago, i cili ka qenë i pari që ka përmendur në Enciklopedinë e Kuçovës emrin e ndaluar të Riza Alizotit. Nipi i Rizait, Semih Pashallari, zbuloi pllakën përkujtimore tek vendi ku u ekzekutua daja i tij, tani Martir i Demokracisë. Aty u vendosën kurora dhe tufa lulesh edhe nga më e vogla Era, stërmbesa e Rizait. Të ndarë nga jeta mizorisht prej regjimit komunist as Fejzi Alizoti, as biri i tij Rizai nuk kanë varre dhe nuk janë gjetur eshtrat e tyre, prandaj është një nder shumë i madh që i bën populli i Kuçovës Riza Alizotit këtij inxhinieri të përkushtuar, duke e pranuar në truallin e qytetit të vet, duke i caktuar një vend ku mund të derdhësh dy pika lot e të vendosësh lule. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë qytetarë dinjitozë të Kuçovës pa dallime partiake si edhe Prefekti i Beratit, Zoti Thoma Rumnici. Midis tyre ndodhej edhe mbesa e Rizait, bija e Xhekit, Zonja Jane ardhur nga Anglia tok me vajzën Lucy dhe djalin Christopher posaçërisht për këtë rast dhe për të shpënë deri në fund amanetin e nënës të saj Xheki, e cila nuk mundi ta njohë babain, po të njëjtin fat pësuan të tre fëmijët e Rizait në Shqipëri edhe ata u rritën pa e njohur atin, u mungoi tërë kohës dashuria e tij. Lot dhe mallëngjim. Ata, të ardhurit nga Anglia, gjetën këtu pjesën e humbur e të shtrenjtë të familjes, por gjetën, u dashuruan edhe me Shqipërinë e bukur me diell të ngrohtë dhe qiell të kaltër. Tani Zonja Jane, e cila banon në Camborne tok me fëmijët e saj pikërisht aty ku zuri fill kjo histori dashurie po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe për të biseduar me të gjithë kushërinjtë e vet. Dhe fjalia e parë që ka mësuar është: Të dua shumë! Tezet dhe daja i saj po presin me padurim ditën kur do të mundin të marrin vizën dhe të shkojnë për të vizituar të gjitha viset ku ka studiuar babai i tyre, vendet ku ka jetuar Rizai me Kathleen, vendet ku ka jetuar motra e tyre Belkiz-Xheki e paharruar