Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Është vrarë lideri i Koresë së Veriut?

$
0
0
Është vrarë lideri i Koresë së Veriut?

11/02/2012



Në versionin kinez të Twitter, ditën e premte qarkulluan komente dhe statuse që bënin fjalë për vrasjen e liderit të ri të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas postimeve, Kim Jong-un, që trashëgoi pushtetin pas vdekjes së të atit, Kim Jong-il në dhjetorin e kaluar, është vrarë gjatë një vizite private në Pekin.

Por shërbimi sekret amerikan njoftoi se nuk ekziston asnjë provë për të folur për vdekjen e Kim Jong-un.

“Në kushtet e izolimit ekstrem të Koresë së Veriut është shumë e vështirë të marrësh informacione, aq më tepër që këto informacione të jenë 100 përqind të vërteta”, deklaroi për CNN një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete amerikane, duke shtuar më pas se SHBA nuk beson se Kim Jong-un ka vdekur.

“Nga analizat paraprake për ne është një lëvizje e mirëllogaritur për të shkaktuar trazira në tregjet e Koresë së Jugut, të brishta për shkak të krizës financiare”, thotë më tej zyrtari.

top-channel

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>