NJERIU I NDJEKUR 50 VJET NGA UDBA JUGOSLLAVE
Ky konstatim fare qartë dëshmohet nga Dosja e tij prej rreth 500 faqesh, e shkruar nga Udba komuniste e Manastirit, por e diktuar nga këlyshët e saj, të njohur në popull si kodoshë, emrat e të cilëve profesori në fjalë nuk do ti publikojë, për hatër, siç thotë ai, të fëmijëve të tyre dhe unitetit kombëtar.
Shkruan: Afrim Selimi
Para se të kalojmë te Dosja, për të argumentuar atë që qëndron në titull, duhet apostrofuar disa momente më shqetësuese nga jeta e prof. dr. Reshat Nexhipit: konfiskimi i mallit dhe shtëpisë, internimi i familjes së tij, në v. 1950 në Maqedoninë Lindore, kur ai ka qenë 11 vjeçar, shpallja për tepricë teknologjike në v. 1981 nga ana e Universitetit të Manastirit, status ky që zgjati 20 vjet deri në pensionimin e parakohshëm dhe djegia e shtëpisë së tij gjer në themel nga ana e huliganëve, duke i zhdukur edhe tërë librat dhe dhjetra dorëshkrime të gatshme për botim, të grumbulluara dhe të shkruara me sakrifica të mëdha dekada me radhë.
Të kalojmë tani në disa pjesë të Dosjes. Në dokumentin nr. 445/360, të datës 28. 06. 1979, veç tjerash, organet kompetent të Punëve të Brendshme të Manastirit, sjellin vendim për bastisje sekrete të shtëpisë së Reshat Nexhipit. Në dokumentin nr. 546, të 12. 07. 1990, thuhet: Reshat Nexhipi është nacionalist i cili në Manastir, Resnjë (Prespë) dhe më gjerë përhap veprimtari irredentiste, ndërsa në dokumentin nr. 172, të 23. 05. 1991, për të arsyetuar ndjekjet e mëtejshme ndaj Reshat Nexhipit, theksohet se babai dhe xhaxhai i tij ishin pjesëmarrës më aktivë në bandat balliste, kurse i ati në Gjermani ishte anëtar i Organizatës Ekstreme 4000 Shqiptarë. Në dokumentin nr. 78, të 20. 06. 1991, sillet vendim për përgjimin e telefonit të Reshat Nexhipit, me pretekst se ai, citoj: Ka një rrjetë të gjerë separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit mund të zbulojmë shumë momente nga veprimtaria e tij separatiste. Në dokumentin nr. 292, të 21.11.1991, thuhet se Reshat Nexhipi është organizator për themelimin e ShKShA. Bashkimi, në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri, ndërsa në dokumentin nr. 1083 të 16. 11. 1993, shtohet se Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e Manastirit në drejtim të shkatërrimit me forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke dhënë instruksione, mendime, konstatime, etj., në funksion të planeve të veta antiqeveritare. Dhe, fare në fund, në dokumentin nr. 628, të 29. 11. 1995, sillet vendimi që Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak se ai qenka iniciatori për hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, për themelimin e Degës së parë njënacionale të PPD-së në këtë qytet, për organizimin e Referendumit për autonomi tokësore, politike dhe kulturore... organizator për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë, përkrahës i pakompromis i themelimit të Universitetit të Tetovës, etj. Dhe jo vetëm që silleshin vendime por ato edhe zbatoheshin. Kështu, në Flakën e 17 dhjetorit, 1994, thuhet se R. N. ishte thirrur në bisedë informative dhe ishte mbajtur 4 orë në polici.
Prof.Dr. Reshat Nexhipi
Lidhur me shqetësimet dhe peripecitë e Reshat Nexhipit, po prezantojmë edhe shënimin e shtypit maqedonas, gjegjësisht i gazetës Bitollski Vesnik, (Gazeta e Manastirit), e cila më 29 janar 1992, Reshat Nexhipin e krahason me Eduard Kardelin, sepse, derisa ai në heshtje vepronte për sllovenët, ky i dyti këtë punë e bënte për shqiptarët. Shqetësime të mëdha Reshat Nexhipi ka pësuar edhe me magjistraturën dhe doktoratën të cilat, për shkak të pengesave të ndryshme në arkivat e shtetit si dhe veprimtarisë të disa kodoshëve, zgjatën plot 12 vjet.
Duhet thënë se tëra këto shqetësime kishin për qëllim që të detyrojnë të vetmin intelektual shqiptar me dy tituj shkencor, të braktisë vendlindjen e Alfabetit, sepse ai vazhdimisht polemizonte me autorë maqedonas për çështje kombëtare, sidomos për historinë e Manastirit, duke theksuar se banorë më të vjetër të kësaj ane ishin stërgjyshet e shqiptarëve, Pellazgët e para 120 shekujve të kaluara dhe ilirët e para disa mijë vjetëve, kurse sllavët maqedonas ardhacakë të shekullit VI të erës sonë, etj. Këto konstatime Reshat Nexhipi i ka theksuar, përveç të tjerave edhe në këto polemika:
1. Aleksandar Makedonski im pripaѓa na Albancite. (Leka i Madh i takon shqiptarëve), Fokus, nr. 38, 08.03.1996.
2. Bez poznavave na albanskiot jazik i pismo ne mo`e da se razbere Stara Makedonija. (Pa njohjen e alfabetit dhe gjuhës shqipe nuk mund të kuptohet historia e Maqedonisë së Vjetër). Fokus, nr. 41, 1996.
3. Albancite ne se emigranti vo Bitola, tuku najzaslu`ni za nejzinoto sozdavawe i afirmacija. (Shqiptarët nuk janë emigrantë në Manastir, por më të merituarit për formimin dhe afirmimin e këtij qyteti). Nova Makedonija, 19 qershor, 2000.
4. Tome ^ukalka ~uka vo prazno. (Tome Çukallka troket në bosh). Nova Makedonija, 22 korrik, 2000. (Ky krijues maqedon, veç tjerash tentoi të mohonte origjinën shqiptare të familjes Qiriaze)
5. Akademikot Kaplan Burovi] ostavi crna damka vo Bitola. (Akademiku Kapllan Buroviqi la një njollë të zezë në Manastir). Bitollski Vesnik, 9 nëndor, 2005. (Ky akademik tentoi të demantojë origjinën ilire të shqiptarëve)
Polemika të ashpra, Reshat Nexhipi, ka pasur edhe lidhur me emrin e Maqedonisë, duke sugjeruar se, më i përshtatshëm për maqedonasit dhe të tjerët do të ishte emri Sllovenska Makedonija, ndërsa për shqiptarët emri Emadhia, që ishte emri i parë i Maqedonisë të Vjetër dhe që ka kuptim shqip, e madhe, ose emri i përbashkët Maqedonia Sllavo-Ilire, etj.
Manastiri
Reshat Nexhipi tëra këto shqetësime i përballoi, sepse, siç thotë në një intervistë të tij, Kur dihet qëllimi nuk duhet humbur durimi. Ky durim dhe shpresë bënin që ai mos e ndërpresë veprimtarinë e tij kombëtare, publicistike dhe shkencore. Ja vetëm disa citate nga shtypi i përditshëm në lidhje me këtë: Në Flakën e 31 tetorit, 1993, qëndron shkrimi me titull Çtregoi simpoziumi 100 vjet VMRO dhe 90 vjet nga Kryengritja e Ilindenit, ku thuhet: ... Historianët maqedonas në atë moment menduan se në mesin e tyre nuk gjendet asnjë shqiptar, por aty u gjend historiani i njohur shqiptar, i cili nuk mundi ti durojë dhe të pajtohet me të pavërtetat historike, reagoi në mënyrë siç i ka hije një shkencëtari të civilizuar dhe i armatosur me dije deri në dhëmbë. E ai ishte dr. Reshat Nexhipi... Paraqitja e tij në foltore dhe prezantimi i argumenteve historike tronditi më së shumti Vlladimir Gollubovskin, por edhe shkencëtarët maqedonas të cilët, duke mos qenë në gjendje që ti kundërvihen këtij shqiptari të vetëm me kundërargumente nuk dinin si të vepronin kështu që të gjitha gjasat ishin që replikat e të gjithëve kundër njërit të shndërrohen në incident, por, falë gjakftohtësisë dhe mençurisë së drejtorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, dr. Ksente Bogoev, nuk ndodhi gjë, sepse ai me fjalë të zgjedhura e përmbylli Simpoziumin, kurse drejtoresha e Arkivit historik të Krushevës, zonja Viktorija Peti (me të cilën polemizonte Reshat Nexhipi) u zhduk sikur e gëlltiti dheu i zi. Ndërsa në Flakën e 30 gushtit, 1994, lexojmë: ... Që të flitet për personalitetin e dr. Reshat Nexhipit dhe për përcaktimet ideologjike dhe patriotike të tij, duhet një mençuri e përsosur... Ai është viktimë e parë dhe e fundit në këtë pjesë të Maqedonisë, pas ngjarjeve të Kosovës. Fundosja e anijes së tij fillon qysh në vitin 1981, kur për shkaqe politike u suspendua nga detyra e ligjëruesit të historisë kombëtare në Akademinë Pedagogjike të Manastirit... Kontributin e dr. Reshat Nexhipit edhe gjatë periudhës komuniste edhe gjatë asaj post komuniste mund ta vlerësojnë vetëm njohës të mirë të shkencës... Gjatë 4 viteve pluraliste aktivitetet e dr. Reshat Nexhipit ringjallën Manastirin nga të vdekurit. Me nismën e tij u themelua SHKASH Bashkimi, e cila ngriti moralin kombëtar në mesin, jo vetëm të manastirasve por edhe në mesin e presparëve... Ju lutem lexoni gazetën Dello nr. 55 të këtij viti dhe do të shihni se çfarë shkruan për dr. Reshat Nexhipin në lidhje me vendosjen e kryqit në Sahat Kullën e Manastirit.
Veprimtarinë kombëtare, publicistike dhe shkencore të Reshat Nexhipit e kanë çmuar mjaft publicistë shqiptarë. Kështu, në Flakën e 5 shkurtit, 2003, fjala vjen, qëndron artikulli me titull Kompliment publik për prof. dr. Reshat Nexhipin, dhe më pas shtohet: E kam të qartë se këto pak fjalë që do ti them për z. Reshat Nexhipin janë shumë simbolike në krahasim me veprën e Tij profesionale-historike, publicistike dhe mbi të gjitha patriotike, por nuk munda që ti kundërvihem ndërgjegjes sime dhe mos shkruaj këto pak fjalë në letër për kontributin e madh të këtij veprimtari të kombit tonë. Historianin dhe analistin e shquar shqiptar, zotëri Reshat Nexhipin e njoh nga pranishmëria e tij në mjetet e informimit, të shkruara dhe elektronike. Kam bindjen se opusi i tij publicistik është shumë i pasur dhe i dokumentuar me ndriçimin e faktologjive historike. Ky zotëri, që moti i është rrekur me përkushtim çështjes kombëtare shqiptare pa hamendje dhe droje për pasojat nga regjimi komunist, i cili personat e këtillë gjithmonë i ka pasur në shënjestër. Dorën në zemër, rrallë kush bën sakrifica të këtilla... ai ka shfrytëzuar çdo rast, aq sa ka pasur hapësirë, qoftë në shtyp, radio, televizion ose në tubime shkencore, politike, publike, etj., ku ka bërë përpjekje pa kurrfarë hezitimi për ndriçimin e të së vërtetës historike si dhe të problemeve preokupuese nga jeta e përditshme e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore. Si në shumë raste, edhe në Flakën e 15 janarit, 2003, R. Nexhipi paraqet dëshmi të shkruara në mediat në gjuhën maqedonase, por edhe nga deklaratat e studiuesve të huaj, të cilët kanë njohuri të bazuara në fakte se në Maqedoni jetojnë 40 % shqiptarë ose 55 % të banorëve në Maqedoni janë të religjionit islam... Z. Reshat Nexhipi në këtë mënyrë iu apelon zyrtarëve kompetent që ta ndriçojnë këtë të vërtetë. Mendoj se ka nevojë që shumëçka të mësohet nga mesazhet universale të z. Reshat Nexhipit i cili sugjeron që të mos bëhen gabime strategjike në dëm të popullit të shumëvuajtur shqiptar, e veçanërisht shpreh domosdoshmërinë e flakjes së ndjenjave karrieriste dhe interesave personale ose grupore burokratike. Mendimet e këtij studiuesi duhet të kenë konsideratë, veçanërisht nga përfaqësuesit tanë politik (pa ngjyra partiake) në vendimmarrjet me peshë strategjike për kombin tonë... I vetëdijshëm se kontributi i z. Reshat Nexhipit meriton një analizë dhe qasje më të thukët, por le të jetë ky shkrim një apel: - Patriotët ti respektojmë edhe sa janë gjallë! Ju lumtë zotëri Reshat për kontributin që keni dhënë dhe jepni në favor të interesit mbarëkombëtar shqiptar.
Mos harrojmë se Reshat Nexhipi është autor i nja rreth 300 shkrimeve nga sfera e historisë, dhjetra fejtone, po aq intervistave dhe polemikave me autorë maqedonas etj., me gjithsejtë rreth 4000 faqe, që do të thotë rreth 20 libra të formatit mesatar, prandaj edhe jo rastësisht Komisioni recensues pranë UEJL, i përbërë edhe prej përfaqësuesit të Evropës i caktoi titullin më të lartë universitar - profesor ordinar, kurse Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni e propozoi për kandidat të mundshëm për akademik, por përmes reagimit në Faktin e 10 dhjetorit, 2004, e refuzoi propozimin, me arsyetimin se nuk do të jetë anëtar i një institucioni në të cilin qëndrojnë disa njerëz të padëshirueshëm, me pikëpamje albanofoe etj.
Meqë ky vit është edhe 70-vjetori i lindjes prof. dr. Reshat Nexhipit, ky historian ka përgatitur për botim 6 libra të formatit mesatar, me këta tituj:
1. Manastiri nëpër shekuj, me theks të veçantë në Kongresin e Alfabetit (Me rastin e 100-vjetorit).
2. Në kërkim të gjenezës shqiptare, 12.000 vite të vjetër.
3. Çkanë bërë shqiptarët për popujt e tjerë të botës.
4. Vende jashtë Shqipërisë me elemente iliro-shqiptare.
5. Kush çka thënë për shqiptarët dhe stërgjyshërit e tyre pellazgët dhe ilirët.
6. Miqtë dhe armiqtë e popullit shqiptar në të kaluarën dhe sot, me theks të posaçëm, lidhur me Pavarësinë e Kosovës.
Autori i këtij artikulli ka bërë përgatitjen kompjuterike të 6 titujve të sipërm, por cilat nga këto vepra do të ketë fat të dalë në dritë, kuptohet nga se varet.
Printuar më: 11 02 2012 / 10:32 | MATERIALI ËSHTË MARRË NGA PORTALI DERVINA.COM