ASHKU I DERVISHËVE
(ilahi kushtuar besimtarëve të devotshëm )
ç'është ky zë që po dëgjohet
me plot gjynil e plot zjarrmi,
është ilahia që po i këndohet
Sheh Iljazit dhe Sheh Bakisë?
Nëpër zemrat e dervishlinjëve
po përvlon e madhja dashuri,
ashku i pleqëve dhe i të rinjëve
n'damarë t'gjakut paska hyrë.
Nuk ka më mirë në këtë botë
edhe n'atë kur shkojmë n'xhehnet,
se të thuash zemra ç'të thotë
mos t'lëkundesh nga rruga e drejtë.
Po këndojmë për Dinin tonë
që në shpirt thellë na flenë,
nuk do t'ndalemi gjer natën vonë
amanetin ta çojmë në vend.
N'valle kërcejnë i madhi e i vog'li
gjaku n'damarë po u gufon,
nuk është pahire,por është dogri
ta madhërojmë Tarikatin tonë.
Qehret e dervishëve janë si nur
me atë ashk që po këndojnë,
i madhi jonë,po na jep destur
nga kjo rrugë,kurr mos t'lakojmë.
(ilahi kushtuar besimtarëve të devotshëm )
ç'është ky zë që po dëgjohet
me plot gjynil e plot zjarrmi,
është ilahia që po i këndohet
Sheh Iljazit dhe Sheh Bakisë?
Nëpër zemrat e dervishlinjëve
po përvlon e madhja dashuri,
ashku i pleqëve dhe i të rinjëve
n'damarë t'gjakut paska hyrë.
Nuk ka më mirë në këtë botë
edhe n'atë kur shkojmë n'xhehnet,
se të thuash zemra ç'të thotë
mos t'lëkundesh nga rruga e drejtë.
Po këndojmë për Dinin tonë
që në shpirt thellë na flenë,
nuk do t'ndalemi gjer natën vonë
amanetin ta çojmë në vend.
N'valle kërcejnë i madhi e i vog'li
gjaku n'damarë po u gufon,
nuk është pahire,por është dogri
ta madhërojmë Tarikatin tonë.
Qehret e dervishëve janë si nur
me atë ashk që po këndojnë,
i madhi jonë,po na jep destur
nga kjo rrugë,kurr mos t'lakojmë.