TIRANE-Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, e cila do të zhvillohet nga data 8-10 shkurt 2012.
Në njoftim shtypi nga kryeminsitria mësohet se gjatë vizitës, kreu i qeverisë shqiptare Berisha do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin do të ketë një takim tet a tet, i cili do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve.
Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.
Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Kryeministri Berisha, gjithashtu, do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin Nadir Huseynov, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mastafayev dhe me komunitetin e biznesit azerbajxhanas.
Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojë edhe vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit.
TIRANE - Kryeministri, Sali Berisha nisi sot një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së në fillim të kësaj jave, kryeministri Berisha e ndali vëmendjen e tij tek gazsjellësi transadriatik, që siç tha ai, ka mundësi të kalojë në Shqipëri.
![]()
Kryeministri u shpreh madje se pikërisht për këtë linjë, do vizitojë Azerbajxhanin, vendin ku “në 2-3 muajt e fundit do merret vendimi për linjën e gazit trans-adriatik”.
Sipas tij, kalimi i linjës së këtij gazsjellësi në Shqipëri do t’i kursente vendit disa miliona euro. “Gazsjellësi që do të kalojë në Shqipëri, është më i rëndësishmi në korridorin e jugut”,- tha kryeministri.
(d.b/BalkanWeb)