Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Shqipëria në destinacionet më tërheqëse për 2012

$
0
0
Shqipëria në destinacionet më tërheqëse për 2012

MSN TRAVEL- Shqipëria është konsideruar një vend i vogël dhe pak i njohur në arenën ndërkombëtare, po vendi ynë është rradhitur edhe njëherë si një nga destinacionet turistike më të mira për vitin 2012.

Vitin e kaluar Shqipëria u rendit nga “Lonely Planet” si destinacioni më i mirë turistik, ndërsa “Financial Times” e quajti si një prej perspektivave në zhvillim më intriguese.

Shqipëria tashmë ka hyrë në renditjen e “Travel MSN” si një nga destinacionet më tërheqëse të këtij viti. Cox and Kings, një prej kompanive më të mëdha të udhëtimeve në botë e rendit Shqipërinë në vendin e katërt, në një listë të shkurtër dhe shumë prestigjioze.

Cox and Kings e përshkruajnë Shqipërinë si një si një vend me bukuri të rralla natyrore, male të thyera, të mbuluara nga dëbora në pjesën më të madhe të vitit, plazhe me rërë të bardhë dhe lugina të gjelbra.

Ndër të tjera, “MSN Travel” kujton që Shqipëria pas një kohe të gjatë nën diktaturë, tashmë është zgjuar. Kufizohet me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Shqipëria është në zemër të mesdheut, por për shkak të viteve të diktaturës, shpesh është lënë jashtë programeve të agjencive të udhëtimit, thuhet më tej, duke shtuar se “bota dalëngadalë tashmë po e sheh si një potencial të madh turistik, për plazhet dhe historinë.”

Ndoshta ambasadorja më e famshme e vendit është Nënë Tereza, e cila është shqiptare e lindur me emrin Agnes Gonxhe Anjeze Bojaxhiut në atë që sot është Maqedonia. Butrinti konsiderohet si një “bizhuteritë” më të çmuara të vendit, si pjesë e trashëgimisë botore te UNESCO-s.

Panorama

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>