Këngët e sufistëve jashtë objekteve fetare
Ilahi në ahengje e dasma gjakovare
Derisa dervishët po rrotulloheshin në ritualin tradicional të ziqrit, këngëtari ngrit zërin në kupë të qiellit. Ai po madhëron shehidët. Ishte viti 1949, kur Ismet Peja kishte vetëm 12 vjeç, kur në një nga teqet e Gjakovës, e kishte bërë këtë për herë të të parë. Në atë kohë ai nuk e kishte ditur që do të bëhet këngëtar. As që i kishte shkuar mendja që më vonë këto këngë, do të këndohen edhe jashtë objekteve fetare.Që nga ajo kohë, Peja , nis të mishërohet me këtë lloj muzike, që më shumë njihet si ilahi. Por më vonë do ti hynte në punë edhe në dasma e ahengje të ndryshme. Sot një dasmë, aheng apo ndejë, nuk mund të kuptohet pa këngët e shpirtit.Ato zakonisht duhet të këndoheshin në rrethin e dervishëve, por kjo lloj muzike ka kohë që nuk është e mbyllur rrethin e besimtarëve dhe brenda mureve të objekteve fetare. Tashmë janë shëndruar në hite.
Inspirimi nga ritet fetare
Ato po i duan qytetarët, arsyeton këngëtari i njohur Peja, të cilit nuk ka aheng që e lëshon këtë mundësi. Vet Peja thotë se di të këndojë shumë prej tyre. Zot i madhë keq mos e bënë, është njëra nga më të famshmëve që e këndon me dëshirë ai. Ka qenë fare i ri, kur ai së bashku me shokë të tjerë, ka ngritur zërin , gjatë ritualit të ziqrit. Këto ilahi përpara janë kënduar si ritual në Teqe, unë kam pas rastin si fëmijë, së bashku me Neki e Hadi Shehun ti këndoj,tregon ai. Meqë babai im ishte myhyb i tarikatit Sadi, në ritalin e ziqirit ishim të tre në samhone (vendi i ritit) dhe i këndojshim ilahit duke u zhvilluar rituali i ziqrit, tregon Peja për këtë ekspriencë të fëmijërisë së tij pa kuptuar në atë kohë që më vonë këtë lloj muzike që ta këndoj edhe në dasma. Fjala apo termi ilahi vjen nga gjuha arabe, që do të thotë Hymn apo këngë kushtuar Allahut, Zotit,atyre që janë të përkushtuar në rrugën e Tij me devotshmëri.
Këto ilahi- poezi, flasin, kryesisht, për moralin islam, për përsosjen shpirtërore, tek e fundit, pasqyrojnë edhe rrjedhat shoqërore që në atë kohë zhvilloheshin edhe nëpërmjet vetëdijes fetare. Duke pasqyruar kështu edhe preokupimet e pakënaqësitë shpirtërore e fizike të masave fetare islame të cilave u dedikohej, kanë shprehur në këtë mënyrë edhe nivelin e përgjithshëm shoqëroro-kulturor të kohës kur kanë jetuar e vepruar, thotë Mexhid Yvejsi studius i feve. Ai thotë se ilahitë i përshtateshin nivelit të vetëdijes fetare e kulturore të masës. Natyrisht, ka edhe ilahi që nuk përjashtojnë vetëdijen kombëtare, mbase edhe angazhimin e tyre jashtë vetëdijes fetare, si ai iluminist, atdhetar, kulturor, arsimor, edukativ e shoqëror, thotë ai. Peja ka një shpjegim edhe për përhapjën e tyre jashtë objekteve fetare.
Brez pas brezi sot janë kënduar dhe vazhdojnë të këndohen edhe sot, sepse publiku i do .Kjo për arsye se edhe për nga melodia edhe për nga teksti janë shumë të mira dhe i flejnë secilit vesh, pavarësishtë moshës, thotë Peja.
Ndërsa në ruajtjën dhe përcjelljën e tyre, ndikon edhe përhapja e gjerë e tarikatit në komunën e Gjakovës. Këngëtari Peja, thotë së për të kënduar në dasma këngë të tilla nxitet sidomos kur sheh në sallë dikënd prej dervishëve. Atëherë është e pa mundur për mos filluar ndonjë këngë të tillë, tha ai.E njëri prej miqëve të Pejës, thotë se ilahitë kanë shtrirje edhe jashtë sufistëve.
Një gjë të mirë e pëlqen çdo kush, jo vetëm ata ithtarët e rrugës së sufizmit, por ka shumë edhe prej popullates, thotë në ndërkohë Ruzhd Shehu, klerik në Teqen e Sheh Eminit në Gjakovë. Ato po pëlqehen në çdo aheng, aty ku këndohen muzika qytetare, ilahit janë prezente, thotë ai.
Ruzhdi Shehu mundohet të gjejë edhe arsyen e përhapjës.
Sepse e kanë një tekst të përkushtimit dhe dinjitetit dhe devotshmërisë për Zotin,tregon ai për arsyen e zgjerimit të kësaj lloj muzike, nga objektet fetare në ato kulturore, e më shumë edhe në ceremoni dasmash.Sheh Ruzhdiu thotë se kjo lloj muzike që tashmë është bërë pjesë e pandarë e të gjithë kënëgtarëve, të muzikës popullore, sidomos në Gjakovë, ka një traditë të vjetër. Këto këngë janë kënduar shumë më herët. Në fillim ajo janë bartur nga vende të ndryshme. Mirëpo më vonë ato janë shtuar edhe me autor vendas, shpjegon Shehu.
Ilahitë origjinale
Vet kleriku Shehu thotë se ka përgatitur disa prej tyre.
Ka shumë knëgë që janë në gjuhën shqipe, ose janë të përkthyera nga gjuhet tjera, por ka edhe që janë origjinale tonat. Unë i kam disa ilahi që jam autor i tyre, thotë ai. Për aktorin Hadi Shehu meqë sektet kanë qenë të përhapura, si të tilla kanë inspiruar edhe këngëtarët të njohur të kohës për ti kënduar ato. Shehu i cili vjen nga një familje me tradita fetare, përkatësisht të tarikatit, nuk i është duruar në një nga dasmat pa ngritur zërin, kur po dëgjonte një këngë të shpirtit, që njihen si ilahi. Ai thotë se është rritur me këtë lloj muzike, pasi i takon një familje të lidhur me tarikatin. I kam kënduar rregullisht. Ilahitë janë këngë shpirtërore sepse burojnë prej zemrës. Sa herë që gjendëm në ndonjë ceremoni, njërëzit e din që unë i pelqej këto këngë, prandaj edhe shpesh më ofrojnë mikrofonin. Nuk mund të refuzoj, shton Shehu. Sipas aktorit, këto këngë kanë bazën shumë më të hershme nga arshikët.
Nuk e besoj se në vendet tjera të Kosovës është aq e përhapur kjo lloj muzike sa në Gjakovë, tha ai.
Raki e ilahi
Sipas studiusit Yvejsi, ilahitë këndoheshin nëpër xhami, teqe, medrese dhe janë përplot me urtësi, porosi dhe mësime, pra ato nxisin në entuziazëm dhe në dëshirë pas fesë. Ato zgjojnë te njeriu ndjenjën për islam, largojnë prej të këqijave dhe afrojnë nga mirësia..Por ai mendon se ato po keqpërdorën kohëve të fundit...
Por mjerisht, sot, disa ilahi vazhdojnë të këndohen, si Shtatë ditë ymer nket dynja, Qiri qiri pamuk e vjam por ato këndohen nëpër dasma, ahengje, syneti e në veçanti natën e Vitit të Ri duke pirë venë, raki, duke u dalldisur edhe kur një ilahi është elegji, sikur ta zëmë Sot Hyseni u ba shehid, në Fushën e Qerbelasë, mu tek ky varg të rinjët, burra e gra, të gjithë duartrokasin, fishkllojnë, dalldisen, çartallisen.
Kjo dëshmon, mjerisht, fatkeqësisht, zbehjen, tjetërsimin, varfërimin tonë nga aspekti mendor, kulturor, edukativ, shpirtëror, shoqëror... Shkurt, pra, këto ilahi, që kanë porosi, janë bërë sikur me folë për hava, janë shdërruar në tallava, thotë Yvejsi.
Gazmend Doli
Botuar në gazetën "KOHA Ditore", Prishtinë,
e shtunë, 28 janar 2012, faqe 31.
I