Takimi Olldashi-Thaçi-Mujota: Linjë ajrore Prishtinë-Tiranë
Administrimi i hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës, që aktualisht bëhet nga NATO-ja, duket se do të jetë sipërmarrje e autoriteteve të Shqipërisë. Në takimin që pati dy ditë më parë ministri i Transporteve Sokol Olldashi me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, kjo duket se ishte një ndër temat kryesore të diskutimit. Kjo temë, për vetë rëndësinë që mbart dhe ndryshimet që do të pasojnë shumë shpejt, ka sjellë edhe takimin mes ministrave dhe Kryeministrit në kërkim të një zgjidhjeje optimale. Deri tani hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra, administrohet nga NATO-ja, por Aleanca ka vendosur që kjo hapësirë, në një kohë të shpejtë të kalojë në administrim të Autoritetit të Aviacionit Civil. Edhe më herët vendi ynë ka treguar interes për të bërë administrimin për llogari të Kosovës deri në momentin që Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore. Me të krijuar këto kapacitete, Kosova do të ketë mundësinë që administrimin ta bëjë e vetme. Takimi Olldashi-Mujota-Thaçi duket se nuk ka qenë i përqendruar vetëm në ofrimin e bashkëpunimit për administrimin e hapësirës ajrore, por edhe zgjerimit e rrugëve lidhëse mes dy vendeve kur vjen fjala për transportin. Ministri Olldashi dhe ministri Mujota kanë rënë dakord që të analizohen mundësitë për të rivendosur fluturime direkte Tiranë Prishtinë. Këto fluturime u ndërprenë vetëm pak kohë pas hapjes së rrugës Durrës Morinë dhe më pas Vërmicë Duhël. Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë, për ta bërë konkurrues dhe transportin ajror, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transporteve. Tirana zyrtare, ashtu si dhe Prishtina zyrtare, në vazhdimësi kanë shprehur një gatishmëri për të bashkëpunuar si në kuadër të projekteve infrastrukturore, por edhe në kuadër të zgjerimit të shkëmbimeve tregtare.
Grup pune për projektet në infrastrukturë
Projektet infrastrukturore të përbashkëta Kosovë-Shqipëri nuk do të jenë më një vendimmarrje e pakonsultuar dhe e paanalizuar për efektet që do të kenë te të dyja vendet. Kjo pritet të arrihet përmes konsultimeve të një grupi pune, i cili do të shqyrtojë gjithë mundësitë e bashkërendimit të projekteve. Ministri Olldashi dhe homologu i tij Mujota, gjatë takimit ranë dakord të ngrihet grupi i përbashkët teknik i ekspertëve që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve.
Panorama
NERTILA MAHO