
TIRANE- Policia e Tiranës konfirmon grabitjen me armë të filialit të një banke në kryeqytet.
Mësohet se kane qenë dy persona, të pamaskuar por të armatosur të cilët kanë arritur të marrin nga arka e bankës një shumë prej 2 milionë lekë të vjetra.
Grabitja ka ndodhur në filialin e Raiffeisen Bank në afërsi të Vila Goldnë kryeqytet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka nisur punën për identifikimin dhe më pas arrestimin e dy personave të përfshirë në vjedhje.
Sipas dëshmitarëve dy grabitësit janë larguar menjëherë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

panorama