PRISHTINE- Albin Kurtit i refuzohet viza për të shkuar në Amerikë. Ai kishte planifikuar të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Visar Ymerin, i cili tashmë ndodhet në Washington. Zyrtarët e VV-së kanë thënë se ende skanë marrë përgjigje për refuzimin e vizës, ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk komenton për rastet individuale.
Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është refuzuar përsëri viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti bashkë me Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kishte planifikuar të shkojë në Amerikë në fund të këtij muaji për tu takuar me shqiptarët në Washington.
Ambasada Amerikanë në Kosovë nuk ka komentuar rastin e Kurtit me arsyetimin se e kanë të ndaluar të flasin për rastet individuale.
Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale të vizave, ka qenë përgjigja e Ambasadës dhënë për mediat kosovare.
Sidoqoftë, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se ende skanë marrë përgjigje zyrtare prej Ambasadës Amerikane në Shkup se Albin Kurtit i është refuzuar viza për në SHBA. Por, Ambasada e SHBA-së në Maqedoni nuk iu ka dhënë shpresë se do tiu kthejë përgjigje pozitive.
Përgjigja e Ambasadës pas aplikimit ka qenë që aplikacioni i Albinit do të kalojë nëpër procedurat e nevojshme administrative shtesë, aplikacioni do të mbetet në pritje deri sa të kemi përgjigjen përfundimtare. Ata gjithashtu kanë thënë që do të përpiqemi të procedojnë me aplikacionin sa më parë që dorëzohet, por nuk mund të themi sigurt që do të miratohet dhe nëse miratohet, nuk mund të themi se kur është gati, thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Albin Kurtit nuk i është lejuar të vizitojë Amerikën edhe në dhjetor të vitit 2011 pasi nuk ia patën dhënë vizën.
Lëvizja e Albin Kurtit ka pasur disa herë konfrontime me zyrtarët amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë. Madje, Ambasadorja e re amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson pati denoncuar Liderin e Vetëvendosjes se ka parë një letër tjetër kërcënuese të Albin Kurtit ndaj ish-Sekretares Albright.
E kam parë edhe letrën që ai (Albin Kurti) ia kishte dërguar znj. Madeleine Allbright, shefes sime të mëhershme, ku ai kërcënonte se bashkë me miq e familjarë do të ballafaqohej me të në rrugë, nëse ajo do të vinte në Kosovë, kishte thënë Ambasadorja Jacobson, më 11 dhjetor të vitit 2012./BalkanWeb