Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Orët e fundit të misterit AK – parti opozitare apo vegël e Berishës?

$
0
0
Aleanca Kuqezi doli në skenë si parti nacionaliste që ngriti zërin kundër synimit të gjitonëve grekë për fryrjen artificiale të popullsisë minoritare nëpërmjet Censusit dhe më pas, duke kërkuar një bashkim sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën. Por e uli shumë zërin për këto kauza, pas një ultimatumi të prerë të Uashingtonit dhe Brukselit.

Ndërkohë një lajtmotiv i përhershëm i AK-së, që në gjenezë, mbeti denoncimi i “agjentit sërbo-grek” Sali, i “të pandehurit” Berisha, dhe thirrja për rrëzimin e tij me “1 milion kuqezinj” para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Por siç njoftojnë media të mirëinformuara nga qarqe opozitare (si TemA Online dhe Shqiptarja.com, për shembull), AK-ja, në këto orë të fundit të përcaktimit të koalicioneve, po sillet si një parti e mirfilltë elektorale. Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetës Tema se kushti që paska vënë AK-ja për futjen në koalicionin opozitar qenka kërkesa informale e saj për të pasur 3 (5 sipas Shqiptarja.com) emra “kuqezinj”në listat e PS…

Aleanca Kuqezi nga ana e saj thotë se po shikon mundësinë të dalë e vetme në zgjedhje, por nuk ka bërë publike mosmarrëveshjet.

Një dalje më vete e AK-së do të çonte ujë në mullirin e “agjentit sërbo-grek” Sali dhe të “të pandehurit” Berisha, sepse duke vazhduar t’i përdorë këto terma deri në 23 qershor , Kreshnik Spahiu mund të gënjejë mjaftueshëm votues që, përndryshe, mund t’ia japin votën koalicionit opozitar, në betëjën për mundjen e Berishës…

Eduard Zaloshnja


Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>