Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Ndërron jetë Linda Ihsani, Topalli ngushëllime e Mirenjohje.

$
0
0
Dy shkrime sot per Linden




Linda Ihsani, bashkepunetorja me e ngushte e Jozefina Topallit u nda nga jeta.
Duke i shprehur ngushellimet familjes, me beri shume pershtypje kendveshtrimi per personalitetin e saj nga dy persona “te kundert”, Jozefina Topalli, kryetares se Kuvendit dhe Mero Baze.

Jozefina Çoba Topalli: Faleminderit Linda Ihsani!

Sot, u nda nga jeta Linda Ihsani. Linda ishte mikja ime e çmuar. Sot kam humbur bashkëpunëtoren më të ngushtë, më të besuar, njeriun e drejtë, me integritet e dinjitet njerëzor që rrallë mund t’i takosh në jetë. Linda ishte vetë thelbi i dhembshurisë, i detyrës, i altruizmit. Për ato që e njihnin nga afër, ajo ishte dedikimi për të tjerët. Kishte një fisnikëri njerëzore që nuk i lejonte vetes të mendonte për veten e saj. Linda jepte shpirtin për atë që besonte. Ishte atdhetare, e drejtpërdrejtë, guximtare, e prerë e sakrificës. Ajo ishte një intelektuale me shpirt të madh. Kurrë nuk kërkoi gjë, kurrë nuk pranoi të shfaqej në publik. Fliste pak e punonte shumë. Në kohë të mira e të këqija, ajo kurrë nuk humbi aftësinë për tu përballur. Në çdo moment të vështirë, unë e dija se Linda ishte aty, gati për të të mbështetur. E admiroja dhe e respektoja për energjinë e saj dhe përkushtimin për të tjerët, për devotshmërinë e saj ndaj asaj që besonte se është e drejtë. Faleminderit Linda për miqësinë ndaj meje e familjes sime, faleminderit për punën e madhe, për kontributin e çmuar që ke dhënë me pastërti e përkushtim njerëzor në punën tonë të përbashkët. Linda, ti ishe përherë e vërtetë me veten e me të tjerët.

Mero Baze: Për Lindën!

Ka vdekur Linda Ihsani dhe jam i tronditur se sa pa kuptim ikën ndonjëherë jeta e një njeriu. Kam njohur pak vetë në jetë të kenë një këmbëngulje dhe disiplinë si ajo për të punuar dhe për të mësuar gjithë jetën. Pesë vite më parë, edhe pse në fund të dyzetave të saj, përfundoi një master në Uashington, ndërkohë që jeta e saj e mëparshme ishte e mbushur me axhendë të pangjashme me askënd pranë qendrës më të fortë të pushtetit në Shqipëri.
Prej vitit 1993 ajo ishte këshilltare e shtypit pranë ish- presidentit Sali Berisha, dhe i mbijetoi punës me të më pas si shefe kabineti kur ai ishte në opozitë. Nuk kam njohur ndokënd më të përkushtuar, duke pasur në krah njerëz ikacakë, nuk kam njohur dikë më të ditur duke u rrethuar nga injorantë, dhe as më të sinqertë duke u rrethuar nga servilë hipokritë. Shumëkush mund të shkruajë për Sali Berishën, mund të shpikë dhe të thotë të vërteta, por njeriu që i dinte gjithë të vërtetat e tij dhe ato më përvëlueset, prej të cilave ajo pati vetëm probleme, sot nuk është më.
Nuk është kjo gjëja që më trishton më shumë se sa zhgënjimi që ajo përjetoi nga përkushtimi, kultura dhe sinqeriteti i saj sa ishte gjallë.
Në pranverën e vitit 2005, kur PD ende nuk kish ardhur në pushtet, ajo braktisi një ditë thuajse pa paralajmërim zyrën e kryetarit të opozitës ku ishte bërë shumë ngushtë nga përkthyesit dhe sekretarët e UNMIK-ut që po mbërrinin nga Kosova me letër- porosi për shefin e saj. U përpoqa ta ndalja zhgënjimin e saj, duke iu lutur të qëndronte, por duket se thyerja kishte qenë e fortë. Nuk kish ndodhur asgjë konkrete, asnjë konflikt fizik apo verbal, por një rebelim i heshtur i një njeriu që po shikonte se përkushtimi dhe sinqeriteti i saj ishin një mall pa vlerë. Iku në një kompani private për gati një vit si përkthyese.
Më pas Jozefina Topalli e riktheu në zyrat e saj si këshilltare për marrëdhëniet me jashtë, një punë që natyrisht Linda dinte ta bënte më mirë se kushdo, por jo më me zemër. Raportet e saj të ngrira me Sali Berishën, njeriut të cilit i ishte përkushtuar për gati 13 vjet, në kohën e tij më të vështirë, nuk i riparuan kurrë.
Më pas erdhi mundja e saj dhe sot më njoftuan se nuk është më. Ajo po varroset sot si një njeri i panjohur, bile ndonjëherë dhe me epitete fyese nga partizanë politikë, të cilët e identifikojnë me zyrat ku ka punuar. Ju siguroj se është një njeri që po të kish përulur personalitetin shumë herë më pak se këto fytyra që sot shikojmë ministra e parlamentarë, ajo do të varrosej sot si ministre, si deputete apo kryeparlamentare. Por zgjodhi të ishte ajo që ishte dhe të shuhej në heshtje, duke na dëshmuar duke ikur, se jo gjithmonë ia del duke qenë krenar, i ditur dhe i sinqertë. Ikja e saj e heshtur është një shuplakë për idealistët, për njerëzit e ditur dhe të lexuar, për qytetarët e devotshëm dhe ata që qoftë dhe gabimisht besojnë në një ideal.
Mijëra lexuesve nuk u vë faj se nuk e njohin dhe s’kanë për ta njohur më. Ju ndaloj të paragjykoni dikë për shkak të idealizmit të saj. Nuk keni faj se në vend të saj njohët Mesilën, Albanën, Çiljetën, Gretën dhe plot burra që ngjajnë si gra dhe plot gra të tjera që ngjajnë si burra. Sillini në mendje të gjitha këto dhe mendoni se ka ikur e kundërta e tyre. Ka ikur një grua për të cilën duhet të luftojmë të jetë në politikë dhe të në përfaqësojë të gjithëve, dhe jo nën tokë, ku ajo po përcillet sot, duke përfaqësuar dështimin tonë.

http://www.fjalaelire.com/personazh/18495.html

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>