Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

$
0
0
ROMË - Një arbëresh President i Italisë? Stefano Rodota, kandidati i propozuar nga “Lëvizja 5 Yjet” është me origjinë arbëreshe dhe ka marrë dje më shumë vota (230) se rivalët e tij: Sergio Chiamparino, Massimo D’Alema, Franco Marini, Emma Bonino etj. Origjina është gjë e deklaruar prej tij dhe e njohur për të gjithë opinionin publik italian. Vjen nga një “dinasti e shquar italo-shqiptare”, thuhet për të në Wikipedia. Rodota njihet si politikan aktiv, i majtë dhe i vlerësuar për integritetin e tij moral. Dje rreth 200 vetë kanë manifestuar përpara Montecitorio (ndërtesa e Dhomës së Ulët) për Rodotën si President i Italisë. Në parulla lexohej: "Bersani vrasës i Pd", "Nuk ju votojmë më", "Rodota pa “nëse” e pa “por”; "Rodota president", "Rodota është ndryshimi. Marini është falimentimi", "Sa e trishtueshme (pa) përgjegjshmëria juaj", “Na jepni njerëz të ndershëm”. Në tre votimet e para duhen 2/3 e votave, saktësisht 672 vota, për të pasur një fitues. M.A.



SHEKULLI

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>