Kosova 6 vendkalime kufitare me Shqipërinë
PRISHTINË-Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e djeshme, ka miratuar edhe vendimin për përcaktimin dhe kategorizimin e Pikave të Kalimit Kufitar të Republikës së Kosovës, për transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror të Republikës së Kosovës.
Pikat e kalimit kufitar për trafikun rrugor në mesë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë gjashtë: Vërmica, Orqusha, Shishtaveci, Glloboqica/Borje, Qafa e Prushit dhe Qafa e Morinës.
Pika e kalimit kufitar për trafikun rrugor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi është Kulla.
Pikat e kalimit kufitar për trafikun rrugor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë janë gjashtë: Bërnjaku, Jarinjë, Merdarë, Mutivoda, Dheu i Bardhë dhe Muqibaba.
Pikat e kalimit kufitarë për trafikun rrugor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë dy, Hani i Elezit dhe Glloboçica.
Pika e kalimit kufitar për trafikun hekurudhor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është Hani i Elezit.
Pika e kalimit kufitar për trafikun hekurudhor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është Leshaku.
Pika e kalimit kufitar për trafikun ajror në Republikën e Kosovës është Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës Adem Jashari.
Sipas rëndësisë dhe veprimtarisë, pikat e kalimit kufitar të trafikut rrugor, hekurudhor dhe ajror kategorizohen në kategoritë A,B dhe C.
Në kategorinë A janë: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, Vermica, Merdari, Jarinjë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Kulla dhe Stanqiqi (një pikë e re kufitare Kosovë-Maqedoni).
Këto pika janë të hapura 24 orë në ditë dhe shërbejnë për qarkullimin e personave, mjeteve dhe mallrave.
Në këto pika të kalimit kufitar duhet të jenë prezent vazhdimisht zyrtarët e Policisë së Kosovës, të Doganës së Kosovës dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në kategorinë B janë: Mutivoda, Muqibaba, Glloboqica, Qafa e Prushit, Qafa e Morinës dhe Bernjaku.
Pikat e kalimit kufitar të kategorisë B janë të hapura 24 orë dhe shërbejnë për qarkullim të mjeteve, personave dhe mallrave.
Në këto pika të kalimit kufitar zyrtarët e Policë së Kosovës duhet të jenë prezent 24 orë, ndërsa zyrtarët e doganës dhe agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë në intervale kohore sipas marrëveshjeve bilaterale të të dyja vendeve.
Në kategorinë C janë: Krusheva, Orqusha dhe Glloboqica/Borje.
Pikat e kalimit kufitar të kategorisë C janë vetëm për qarkullim të personave dhe janë të hapura në intervale kohore në pajtim me marrëveshjet bilaterale me shtet fqinjë.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, me vendimin e miratuar, është emëruar Këshilli Kombëtar për Zona Ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)