Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24476

Levizja therret per mobilizim...

$
0
0
Lëvizja thërret për mobilizim kundër dialogut


Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një tubimi në Prishtinë





09.04.2013

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes nga Serbia, Kosova nuk duhet të lejoj që dialogu të vazhdoj, dhe po ashtu të anuloj të gjitha marrëveshjet e deritashme të arritura mes palëve.

Në një komunikatë dërguar medieve, ky subjekt opozitar shkruan se Prishtina është para nisjes së zbatimit të njëanshëm të koncesioneve ndaj Serbisë, edhe pse Beogradi refuzoi që të nënshkruaj marrëveshjen.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë marrëveshje të mirë që na e paska refuzuar Serbia. Ajo marrëveshje e ndryshon Kosovën përbrenda për të keq dhe Serbisë së njëjtë të Milosheviqit i krijon favore jashtë”, thuhet në komunikatën e lëvizjes.

Vetëvendosja vlerëson se kryeministri Hashim Thaçi, po paralajmëron heshtazi zbatim të njëanshëm të koncesioneve ndaj Serbisë, dhe se kjo po e inkurajon Serbinë të refuzojë marrëveshjet drejt dialogut ku fiton koncesione të reja.

Po ashtu kjo lëvizje politike thotë se dialogu me Serbinë e pezullon shtetndërtimin e Kosovës, dhe se do të angazhohet kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd.

“Ne ju bëjmë thirrje subjekteve politike dhe gjithë shoqërisë që ta kundërshtojnë çfarëdo dialogu të mëtutjeshëm. Gatishmëria individuale e Thaçit duhet të mbetet e tillë, pra vetëm individuale dhe vetëm e tij. Nga komunikata e mbrëmshme kuptojmë që ai po i thotë PO vazhdimit të dialogut pa raportuar në Kuvend për takimin e tij të tetë me Daçiqin, ai po përgatitet për një proces të ri anash e sipër institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatën dërguar medieve.

Sipas Vetëvendosjes, Kosova është në gjendje të rëndë dhe duhet të merret me problemet e veta jetike “zhvillim, shtetndërtim e drejtësi” dhe jo të mbetet peng i dialogut me Serbinë që shërben vetëm për mbijetesën politike të kryeministrit Hashim Thaçi.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24476

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>