Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Rama i rrezikuar nga “Offshore Leaks”?

$
0
0
Rama i rrezikuar nga “Offshore Leaks”?

Shtune, 06 Prill 2013 12:12
Shkruar nga Rexhep Polisi



Persona të panjohur u kanë transmetuar mediave ndërkombëtare të dhëna mbi praktikat e bizneseve në të ashtuquajturat oazet e taksave. Këto të dhëna flasin për persona nga mbi 170 vende.

Një burim anonim ka krijuar mundësinë për të parë të dhëna nga 2,5 milionë dokumente, njoftojnë gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” dhe radio-televizioni, Norddeutsche Rundfunk. Këto dy media janë marrësit eksluzivë të materialeve delikate në Gjermani. Gazetarë nga 46 vende në të gjithë botën kanë marrë të drejtën t'i shikojnë këto të dhëna.

Dokumentat tregojnë se cilat janë rrugët sekrete për të fshehur jashtë vendit pasuri të mëdha, në mënyrë që të shpëtohen nga taksimi i autoriteteve fiskale. Mes tyre bëjnë pjesë firmat që kanë vetëm një kuti postare në një vend, me të cilat evazorët fiskalë mund të fshehin gjurmët e bizneseve të tyre.

Në dokumenta ndodhen raporte mbi 130 mijë persona nga 170 vende të botës, mes tyre oligarkë, tregtarë armësh dhe xhonglerë financiarë. Të dhënat vijnë nga dhjetë oaze taksash dhe kanë volum 260 gigabyte. Ato vijnë nga dy firma të specializuara për krijijmin e shoqërive Offshore, firma që bëjnë pjesë ndër më të mëdhatë në këtë fushë.

Në lista bëjnë pjesë edhe qindra gjermanë, mes të cilëve Gunter Sachs, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2011. Pinjolli industrialist gjermano- zviceran (Koncerni Sachs) ka çuar para vdekjes së tij pasuri në oazet e taksave dhe nuk i ka deklaruar ato sa duhet tek autoritetet fiskale. Administratorët e pasurisë së tij i hedhin poshtë këto akuza. Ata deklarojnë se firmat për të cilat bëhet fjalë, kanë qenë transparente" që në kohën që jetonte Zoti Sachs.”

Dyshohet se në listë mund të jetë është edhe ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama i cili deklaron se ka 3 mijë dollarë pasuri në Shqipëri ndërkohë që vlerësohet si një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit, me llogari të fshehta.

http://ex-press.al/index.php?option=...12:lajme-kryes

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>