Fadil LUSHI
PRONARI I MEJHANES DHE QENGJAT E KUQ TË BEUT
Të nderuar lexues, me këtë parashtrim gazete që do ta shkarravis në vijim, ndoshta nuk do ngre diç të veçantë në kandar. Këtë do tia dedikoj mbamendjes sime të trazuar dhe të rebeluar. Higjienën e mendjes a edhe dilemën time morale karshi një vakie që kishte ndodhur shumë kohë më parë, do të bëj përpjekje ta vë në peshojë të tyxharit. Por para se ta jetësoj këtë tregim, më duhet ti referohem një shprehje proverbiale, ku pos të tjerash thuhet: Rruhu nga miku budalla se ta vret mizën në ballë!?
Unë jam paksa skeptik sa i përket vërtetësisë së këtij proverbi. Një i tillë budalla para pesë dekadash rronte në mëhallën tonë. Përndryshe ishte pronar i një mejhaneje e cila frekuentohej nga bohemët e atëhershëm tetovarë. Kjo mejhane pas kushedi sa motesh ra në falimentim. Bashkëmoshatarët e mi, sot e kësaj dite janë nostalgjikë për atë mejhane dhe për ato kohëra të llumta. Nuk mund të thuash se ky pronar filokomunist e filodallaverexhi, vërtet ishte i marrë a i rrjedhur nga mendja, përkundrazi ishte një njeri që shquhej për zotësi në fushën e zanatit të tij..., ishte një dhelparak i llojit të vet. Dhe ky që ne e konsideronim injorant, lëkurën a mbështjellësin e trupit e kishte të regjur a të trashë. Nën atë lëkurë mbante sekretet dhe misteret e tij për të cilat kurrën e kurrës nuk u hetua as një e vetme provë. Ai nuk dilte dot aq kollaj nga ajo lëkurë. Sa herë që ia donte qejfi, ngarkonte një maunë me njerëz të lajthitur, të mençur, intelektualë, të ndershëm, të persekutuar, shehërlinj, katundarë, fisnikë e të tjerë. Ky asnjëherë nuk preokupohej dhe nuk dalldisej me hallet e myshterinjve të tij..., nuk i hynte në punë e vërteta se pse ata, nuk i kishin punët në terezi a pse atyre u mungonte mirëqenia materiale dhe rehatia familjare. Thjesht, sillte vërdallë një shehër a kasaba dhe për këtë nuk kishte bir nëne që do të guxonte të hapte gojë e ti thoshte: ..., o ti mejhanexhi, mbylle këtë ahur pasi që në të ndërtohet kështjella e thashethemeve të kapixhikëve..., sepse aty spiunohen atdhetarët, aty zaptohet prona e fukarenjve, aty falsifikohet trashëgimia e dishepujve të vatanit, aty përflitet morali i familjeve me taban kombëtar, aty keqpërdoren ndihmat humanitare dedikuar jetimëve të popullit, aty sajohen vlera, aty ushqehet e frymon luksi i heshtjes dhe indiferencës së bohemëve karshi pisllëqeve që hetohen në mejhanen tënde..., aty ku bashkëqytetarët e mi futen ashtu vullnetshëm dhe përtej dëshirës së tyre nuk dalin dot kollaj prej aty...!
Një ditë një mik i tij i kishte parashtruar pyetjen se pse nuk e ndryshon biznesin!? Ky budalla ia kishte kthyer atë hazërxhevap: Po çmë duhet tjetër biznes kur kam një maunë me qengja të kuq të cilët për të zënë rend që të futen në mejhanen time, paraprakisht duhet të thyejnë kokën e njëri-tjetrit që pastaj paratë e ekonomisë familjare ti bëjnë rrush e kumbulla? Kjo vaki i ngjan asaj pyetjes të fshatarëve të cilët kur e kishin pyetur dashin se pse na dukesh kaq i shqetësuar e i inatosur..., ai u kishe dhënë përgjigjen: nuk mërzitem e nuk më vjen zor se pse punoj natë e ditë, por më vjen inat pse qengji dhe qengjat e kuq të qehajait të beut hanë hazër!?
Lexuesit e mi të ndershëm dhe pa tarafe, me të drejtë do të parashtrojnë pyetjen se kujt i hyn në punë ky parashtrim gazete që (ri) përsëritet edhe pas një gjysmë shekulli, kujt i duhet që ta lexojë këtë tregim a thashetheme që ka dalë nga hapësirat e mëhallës së fukarenjve..., një tregim që nuk lexohet as ndër dhëmbë e as ndër buzë..., dikush tjetër do thotë se e gjithë kjo nuk konvergjon me realitetin që jeton gjithsecili..., në instancë të fundit askush nuk e ka hallin e etikës së këtij parashtrimi si dhe porositë që i përcjell ai.
Një mejhane politike sot funksionon në kryeqendrën politike të Shqipërisë londineze, e cila frekuentohet nga politikanë opozitarë si dhe nga ca opinionbërës tebdil (njerëz që fshehin veprimet e qëllimet e tyre djallëzore) që mbajnë anën e pushtetarëve aktualë. Kur jemi te dashi, mua do më duhet ti referohem historisë së batutave për këtë kafshë shtëpiake. Nëse na lejohet, po e fillojmë me qengjin e një qehaje të beut. Thonë se qengji që kishte braktisur kopenë, aq shumë kishte pasur uri, saqë kishte ngordhur midis dy togjeve të barabarta me sanë, sepse nuk kishte mundur të vendoste cilën të fillonte ta hante. Ky qengj në psikologji merret si shembull i konfliktit të dyfishtë emocional gjegjësisht të një ambivalence (ndasie) që shprehet tej mase te njerëzit me karakter tragjik. Për hir të një respekti ndaj personaliteteve që mund të hetohen në vijim të këtij shkrimi, do të bëj përpjekje maksimale që ti shmangem paralelizmit, madje edhe në qoftë ai paralelizëm i figurshëm, respektivisht shmangies së identifikimit të emrave të tyre me qengjin në fjalë.
Ka shumë kohë që opozita në krye me Edvin Kristaq Ramën, si dhe pozita që udhëhiqet nga kryeministri Sali Berisha (këtu nuk do përfshihet kryetari i LSI, z. Ilir Meta, i cili duke u shtyrë nga interesat personale dhe duke u zaptuar nga emocione dyfish të kundërta, fillimisht do të rebelohet dhe mandej do të respektojë institucionin e braktisjes së bashkëqeverisjes..., një politikan që konceptohet a krahasohet me atë fenomenin për pavendosmërinë e të qenit i mëvetësishëm, një figurë që konceptua nga kundërshtarët e tij, si vegël a patericë e regjimit absolut të doktorit, një politikan nomad, i cili për hir të karrierës, hëngri zahirenë e qeverisë), do vazhdojnë të ballafaqohen me shumë dilema, me shumë paradokse si dhe me inatet e tyre ndërpartiake. Asnjëra palë nuk është e gatshme që të marrë përsipër (pa) përgjegjësinë morale, shtetërore dhe politike sa i përket katrahurës ekonomike e sociale që sundon Shqipërinë..., opozita nuk merr në konsideratë e përsipër çështjen e (mos) votimit të stërgjatë dhe të bezdisshëm të tre ligjeve në kuvend, sidomos tani në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare.
Disa njohës të shkëlqyeshëm të rrethanave politike në Shqipëri, këto rebelime a transfere do ti konceptojnë si politike, korruptive dhe joshëse, ca të tjerë do ti konsiderojnë normale, disa të tjerë këto shkëputje politike, në instancë të fundit, i trajtojnë si joserioze dhe të dështuara. Të gjitha këto shkëputje politike, partitë do ti bëjnë atëherë kur do të hetojnë se anija e qeverisë do të rrezikojë të fundoset nga furtuna e krizës politike. Kjo është si ajo vakia e qengjit të kuq të qehajait të beut, i cili ngordhi nga uria. Po qengji është qengj, por ama çishte dhe çështë ky rebelim politik!? A mos vallë ky rebelim bëhet për mirëqenien e popullit.., apo për interesa të ngushta personale a edhe partiake. Çobanët thonë se e ha ujku qengjin që braktis kopenë! Mjekët që merren me kurimin e hemorroideve thonë se njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mund të qëndrojnë gjatë në një karrige. Të gjithë këta politikanë përbëjnë tipin e atyre që pa e kafshuar buzën e poshtme, i ngrenë vetes monumente transferesh prej qerpiçi, dhe në fund mbeten si mbreti lakuriq, që të qeshin fëmijët me të në sheshin publik. Nëse para një gjysmë shekulli, mejhania e budallait ra në falimentim, sot nuk ka njeri që do të mund ta paralajmërojë a ta parashikojë shembjen e mejhanes politike të kryeqendrës së shqiptarëve!? Mbase nuk duhet harruar ajo shprehja proverbiale: bariu i bie fyellit, atje ku ka dele për të qethur, kurse qelepirxhiu bredh me lugën në brez atje ku ka për të ngrënë! At Gjergj Fishta, përveç të tjerash e tha edhe këtë: Populli i fal ata që e mundojnë, por nuk ka për ti falur ata që e rrejnë, ata që ia rrjepin lëkurën...