Një vezë gjeli
Na u mblodhnë nHonlulu
I gjithë fisi, pleq e fmi
E nisnë me kuvendu
Të vendosin një pari.
Më parë snjihnin si kësi
Skishin parë çfuqi kishin
Ndaj, për një vez çdo njeri
Vendosën pulën të zgjidhshin.
Zgjodhnë pulën më të mirë
E vendosnë nfurriq me arë
Për të ngrënë e për të pirë
Fisi nxirrte margaritarë.
Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa më ska
Nat e ditë, e përsëri.
Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tërë hare
Ska si pula jon asnjori
Ska mor ska në këtë dhe.
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja në mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Është pula, a është gjeli?
Kakariste natë e ditë
Kakariste çdo mëngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjë vez.
Pula kështu ish mësuar
Pula na e kish hallall
Në atë furriq të modernuar
Kakaristë si papagall.
E, Honluluja 20 vjet
Priti vezën e një shprese
Priti vezën e vërtet
Trashëgim të një kalese.
Edhe sot e njëjta gjë
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Çirret pula me plot zë
Veza, ëndërr përsëri
(Fabul satirike nga: Donald Bezhani)
Na u mblodhnë nHonlulu
I gjithë fisi, pleq e fmi
E nisnë me kuvendu
Të vendosin një pari.
Më parë snjihnin si kësi
Skishin parë çfuqi kishin
Ndaj, për një vez çdo njeri
Vendosën pulën të zgjidhshin.
Zgjodhnë pulën më të mirë
E vendosnë nfurriq me arë
Për të ngrënë e për të pirë
Fisi nxirrte margaritarë.
Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa më ska
Nat e ditë, e përsëri.
Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tërë hare
Ska si pula jon asnjori
Ska mor ska në këtë dhe.
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja në mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Është pula, a është gjeli?
Kakariste natë e ditë
Kakariste çdo mëngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjë vez.
Pula kështu ish mësuar
Pula na e kish hallall
Në atë furriq të modernuar
Kakaristë si papagall.
E, Honluluja 20 vjet
Priti vezën e një shprese
Priti vezën e vërtet
Trashëgim të një kalese.
Edhe sot e njëjta gjë
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Çirret pula me plot zë
Veza, ëndërr përsëri
(Fabul satirike nga: Donald Bezhani)