Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Siri, xhihadistët shqiptarë në luftë kundër Bashar Al Assad

$
0
0


Në luftën kundër presidentit sirian Bashar Al Assad, përveç individëve nga Europa janë përfshirë edhe shtetas shqipatrë.

Një artikull i të përditshmes britanike “The Guardian”, publikon një studim të bërë nga universiteti King’s College, me titull “Konflikti në Siri tërheq qindra xhihadistë nga Europa”, ku thuhet se më shumë se 600 individë nga 14 vende europiane si Britania e Madhe, Austria, Spanja, Suedia dhe Gjermania kanë marrë pjesë në konfliktin që ka nisur në vitin 2011.

Kontigjenti më i madh është nga Britania e Madhe me rreth 134 luftëtarë, 92 luftëtarë janë nga Franca, 85 nga Belgjika dhe rreth 107 nga Holanda.

Individë të tjerë janë nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova.

Luftëtarët nga Europa përbëjnë nga 7 deri në 11% të kontigjentit të huaj në Siri, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad.

Drejtuesit e studimit kanë shfrytëzuar qindra uebsajte të ndryshme xhihadiste dhe gazetat e shumta Arabe dhe ndërkombetare.

/Shekulli

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>