Aspekte të ofendimit të Islamit dhe të Muhammedit a.s.
Ata duan ta fikin dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson dritën e vet, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët. (Kurani, Saf, 8).
Nexhat Ibrahimi
Hyrje
Vlerat shpirtërore dhe materiale të karakterit sakral konsiderohen shenjtëri dhe paraqesin faktorët më ndikues të çdo kulture në mjedisin kulturo-historik ku jetojmë. Andaj edhe agresioni kulturor ndaj një populli është më i fuqishëm sidomos kur atakohen objektet fetare, shpirtërore, si shtylla të çdo kulture e qytetërimi. Rrënimi apo dobësimi i tyre njëkohësisht domethënë edhe mbijetimi i kultures dhe bashkësisë në tërësi.
Islami si nyja e fundit të feve ibrahimiane përfshin përmbajtje të shumta dhe të fuqishme kulturore dhe në komunikim me fetë e tjera duket superior, që i ka nxitur fetë rivale të ndërmarrin:
- Përçarje ndërmjet sekteve muslimane, duke preokupuar vëmendjen e muslimanëve në dallimet e tyre juridike dhe teologjike dhe në këtë mënyrë muslimanët të fillojnë të ndihen të huaj madje armiqësor ndërmjet veti, edhe pse kanë një Zot, edhe pse kanë një Libër dhe ose kanë një pejgamber;
- Formimin dhe instalimin e sekteve të reja ndër muslimanët, të cilat thirren në autoritete të hershme dhe duke vepruar si muslimanë të mirëfilltë, ndërsa rivalët e tyre i luftojnë me shprehjet e tekfirit (akuzat për jomuslimanë, heretikë etj.);
- Zbatimin e projektit të ofendimit dhe përdhosjes së shenjtërive në Islam dhe hulumtimit, sipas tyre, të elementeve antiliberale dhe antidemokratike në Islam; hulumtimin e gjetjes së armiqve ndër muslimanët, të cilët nëse nuk ekzistojnë, ata do të prodhohen.[1]
Kjo ide më parë pati gjetur realizim në bllokun socialist, por me rënien e tyre, kapitalizmi dhe liberalizmi evropian-perëndimor, filluan hulumtimin në gjetjen e armiqve të rinj. Kjo u gjetë në botën muslimane dhe në këtë mënyrë në skenë doli islamofobia, sidomos duke iu falënderuar disa mediave të shkruara dhe vizive dhe rrjeteve sociale në botën virtuale. Ata prodhuan edhe protagonistë, si Al-Kaida, duke e shtrirë problemin edhe në rrafshin politikë, ushtarakë, ekonomikë e fusha të tjera. Si pasojë e këtij aktiviteti fillimisht islamofobist e më vonë edhe antiislamist, u zhvilluan shumë luftëra dhe pësuan shumë, shumë, shumë muslimanë përgjatë tërë botës (Afganistani, Palestina, Çeçenia, Bosnja, Kosova etj.). Filluan akuzat dhe sulmet e hapura ndaj individëve dhe grupeve, madje edhe Islami atakohet në mënyrat më të vrazhda. Për këtë qëllim shfrytëzohet televizioni, interneti, gazetat, shkollat dhe çdo instrument tjetër për ti paraqitur muslimanët të dhunshëm, terroristë, barbarë, jointelektualë, të prapambetur etj. Atakohen edhe vlerat fundamentale islame, si Kurani, Pejgamberi, xhamia, ndërsa në anën tjetër mbrohen me ligjë disa ndodhi historike tejet të diskutueshme shkencërisht. Të gjitha këto aktivitete kundër Islamit dhe muslimanëve ndodhin në emër të lirisë së mendimit dhe shprehjes. Mbrohet Selman Ruzhdiu i cili më së rëndi atakon vlerat islame, mbrohet prifti kristian në SHBA që blasfemon Kuranin, mbrohen filmat apo karikaturat në të cilat përdhoset pejgamberi Muhammed a.s., kurse francezi Rozhe Garodi gjykohet për shkak të mospajtimit të tij me politikat hegjemoniste çifute.
II. Historia e ofendimit të pejgamberëve me një vështrim mbi kinematografinë botërore
Ofendimi i të dërguarve të Zotit (nebij dhe resul) dhe përdhosja e shenjtërive të feve monoteiste ka ndodhur edhe më herët. Nëpër librat e shenjta çfarë janë sot por edhe në Kuran gjejmë raste të shumta në zhvlerësimin e pejgamberëve. Krahas ofendimeve, shpifjeve, përgojimeve e përbuzjeve, pejgamberët përjetuan edhe sulme brutale fizike deri në vrasje. Ofendimet në botën bashkëkohore janë vetëm një vazhdimësi e luftës brutale antimuslimane. Sidomos bota evro-perëndimore shquhet me këto blasfemi të papara. Në periudhën e sundimit të imazhit (fotografisë) kemi një varg skenarësh mediatikë për paraqitjen negative të figurave pejgamberike e sidomos të Muhammedit a.s. Filmat si Dekalogu, Vuajtja e fundit e Krishtit, Bisedë me Muhammedin, Pafajësia e muslimanëve janë vetëm disa filma që me vite shtrembërojnë të vërtetën historike dhe fetare për ta. Me këtë imazh negative ndaj të dërguarve, ata dëshirojnë të krijojnë bindjen se rrënjët e terrorizimit nuk duhet kërkuar gjetkë por në vetë të dërguarit e Zotit.[2]
Prodhimet e fundit kinematografike çojnë në një drejtim tjetër, pak më ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim, më të gjerë se sa deri tash, jo vetëm antiislam, por edhe antireligjioz. I bazuar në filozofinë materialiste të botës dhe njeriut, kinematografia në rrafshin e filmit historik dhe religjioz e kulturor, por edhe në letërsinë e bukur dhe art shkon sidomos drejt një antiislamizmi dhe antireligjionizmi në përgjithësi. E tërë kjo bëhet me justifikim të lirisë së të folurit. Ky pretendim bazohet në dy faktorë:
- Revizioni dhe riinterpretimi i historisë së fesë dhe prezantimi i imazhit të shtrembëruar të pejgambereve të Zotit dhe;
- Portretizimi dhe pasqyrimi i imazheve të pejgambereve, evliave, njerëzve të mirë në kontekste të trilluara historike, në rrëfime irrelevante, gjoja historike, si të dobët, jobesnikë, të sëmurë psikikisht dhe fizikisht dhe portretizimi i imazheve rivale si personalitete të fuqishme, reale, humaniste, përparimtare. Në këtë mënyrë abuzohet me vëmendjen e shikuesit dhe me kureshtjen e tij për shikimin e një filmi fetar-historik, duke mbjell tek ai një frymë antireligjioze sidomos antireligjioze muslimane.[3]
III. Portretizimi fallco i Muhammedit a.s. nga kinematografia bashkëkohore
Humanizmi i shekujve XX dhe XXI, i karakterizuar si rigid dhe agresiv, duke mohuar tjetrin dhe të ndryshmin, duke atakuar religjionin dhe Shpalljen e Zotit, nxiti dhe nisi fushatë të përgjithshme kundër fesë islame. Pas rrënimit të bllokut lindor në rrethana të ndryshme gjeopolitike në planin global, tendenca humaniste-liberale perëndimore në botë e prezantoi para Perendimit Islamin për armik global. Sidomos kjo tendencë u acarua pas ngjarjes tejet të diskutueshme (në aspekt të objektivitetit: kush vërtetë e bëri?) në Nju Jork më 11. 09. 2001, kur filloi operacionalizimi i të bërit të islamofobisë problem botëror. Për këtë qëllim u përdorë një fjalor tejet agresiv si: lufta kundër terrorit. Në këtë angazhim rol të madh luajtën edhe mediat globale, duke informuar në mënyrë selektive dhe ekskluzivisht negative për Islamin, muslimanët, Kuranin dhe Muhammedin a.s. Kjo bëhej me qëllim të denigrimit të Islamit dhe pengimit të shtrirjes së tij në të katër anët e botës.
Për ta arritur efektin e aktivitetit të tyre destruktiv kundër personalitetit të Muhammedit a.s. ata planifikuan:
- Profanizimin e personalitetit të Muhammedit a.s.
Në shumë filma perëndimorë, e madje edhe në disa muslimanë, personaliteti i Muhammedit a.s. profanizohet skajshmërisht, duke mos përfshirë në film aspektin e përshpirtshëm. Më tepër flitet për luftëra, aktivitet politikë, diplomatikë e pak për anën e brendshme. Sidomos larg shkuan disa filma perëndimorë të viteve të fundit, ku pejgamberët e Zotit paraqiten moralisht të rrënuar, sharlatanë, të pashpirtë, të shfrenuar etj., tërësisht si persona të profanizuar.
- Shtrembërimin dhe injorimin e fakteve historike
Në shumë prodhime filmike shtrembërimi i fakteve historike dhe paraqitja e trillimeve si fakte historike është metodë e demonizimit të Islamit dhe paraqitjes së tij si simbol të së keqes dhe burim të dhunës dhe terrorizmit botëror.
- Paraqitjen e Islamit si fe të burimit të dhunës dhe të muslimanëve si simbol të terrorizmit
Në prodhimet e fundit filmike Pejgamberi i Zotit paraqitet me prirje dhune edhe ndaj besimeve të tjera. Muslimanët paraqiten me mjekra të gjata dhe pamje të shëmtuar, duke krijuar kështu një imazh tejet negativ për muslimanët në sytë e perëndimorëve.
- Fallciteti i figurës dhe jetës së Pejgamberit të Zotit
Kinematografia e fundit përpiqet që pejgamberët e Zotit dhe Muhammedin a.s. ti paraqes si figura të dobëta, indiferente, frikacakë dhe lakmues.[4]
IV. Ofendimet dhe gjuha e urrejtjes mbi Islamin dhe Muhammedin a.s.
Kohëve të fundit Islami përkatësisht Muhammedi a.s. është atakuar nga shkrimtari indus Selam Ruzhdiu me veprën e tij Vargjet shejtanike. Në këtë vepër ai me urrejtjen më të madhe shpif dhe blasfemon Pejgamberin a.s., melekët dhe gratë e Muhammedit a.s.
Para disa vitesh në Holandë u lansua filmi Fitneja, në të cilin film ofendon Kuranin dhe Personalitetin e Muhammedit a.s. Krahas këtij filmi kemi edhe karikaturën e një gazete daneze në të cilën Muhammedi a.s. ofendohet rëndë. Pasuan edhe reagimet e muslimanëve në shumë vende të botës, kurse vendet e tyre qëndruan në anën e keqbërësve, gjoja për të mbrojtur të drejtat e lirisë dhe të shprehjes. Provokime të tilla ndodhën edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera, duke djegur xhamitë, Kuranin, duke ofenduar femrat e mbuluara. Ndër provokimet e fundit është edhe filmi Pafajësia e muslimanëve në të cilin ofendohen rëndë muslimanët e botës duke e përdhosur personalitetin e Muhammedit a.s.
Përse ofendimet e fundit bëhen nëpërmjet artit por me gjuhë të satirës? Sepse, veprat e artit në sytë e konsumatorëve kanë vlerë më të madhe dhe qëndrojnë një kohë të gjatë në mendjet e tyre. Rrymat liberaliste evroperëndimore, të paaftë të flasin me gjuhën e mirëkuptimit dhe argumenteve dhe nga frika e daljes në dritë e të vërtetës dhe provave, shfrytëzojnë rrethanat kulturo-historike dhe politiko-ekonomike në botë dhe përpiqen të krijojnë kaos shpirtëror në mesin e kureshtarëve. Ata thyejnë çdo standard të etikës së informimit, ata shkelin çdo normë normale të bashkëjetesës; ata cenojnë një fe të tërë por nuk lejojnë të kontestohet as edhe një shkronjë nga e vërteta e tyre rreth Holokaustit.
Për të tillët Kurani thotë:
يَا حَسْرَةً عَلَى الْعِبَادِ مَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلاَّ كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِؤُون
O sa të mjerë janë njerëzit; nuk u ka ardhur asnjë i dërguar e të mos jenë tallur me të. (Kuran, XXXVI: 30).
Shtrohet pyetja: përse e gjithë kjo armiqësi ndaj Islamit?! Shkaqet janë të shumta, dhe nuk mendojmë të flasim gjerësisht, sepse kemi shkruar në disa shkrime. Do ti përmendim vetëm disa aspekte të këtij problemi, sikurse faktin se armiqësitë bashkëkohore ndaj Islamit vijnë nga Perëndimi ideologjikë e jo gjeografikë e si kundërvënie ndaj rritjes së ndikimit të Islamit në botën bashkëkohore. Por, këto sulme kanë historinë e tyre qysh nga Spanja, Evropa jugore, nga Kryqëzatat e Inkuizicioni, kolonializmi e neokolonializmi. Në pafuqi që të përballet me vlerat muslimane, Perëndimi u dha pas poshtërsive më të ndryshme, shëmtive më të zymta. Janë përkthyer ajete kuranore dhe hadithe në mënyrë selektive për të krijuar imazh negativ për Islamin. Islami quhej/quhet muhamedanizëm, për ta paraqitur atë si fe të Muhammedit, e jo fe të shpallur, në mënyrë që të kategorizohet në fetë idhujtare.[5]
V. Aspekti juridik i sakrilegjit dhe shenjtërive fetare
Liria e të shprehurit të lirë nënkupton komunikimin e folur, të shkruar apo viziv, i cili përcillet në mjetet e komunikimit. Në këtë bënë pjesë edhe drama, fotografia, karikatura, pantomima, kolumna në gazetë, imazhi apo zëri digjital etj. Me liri nënkuptojmë që mos të pengohet komunikimi i porosisë, mendimit dhe bindjes pa frikë nga sanksionimi apo përndjekja nga cilido njeri apo organizatë e shtet. Këtë parim e kanë miratuar të gjitha shtetet në kushtetutat, ligjet apo nënligjet e tyre. Edhe Deklarata për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, neni 19, e sanksionon këtë çështje. Mirëpo, ekzistojnë edhe ca kufizime në këtë liri. Kushtetuta amerikane e vitit 1791 saktësisht ka përkufizuar këto ndalesa.[6] Pra, çdo njeri ka të drejtë të të shprehurit të lirë, por kjo e drejtë mund të jetë objekt i abuzimit, sikurse publikimi i të dhënave nga jeta private e individëve të cilat të dhëna mund ta dëmtojnë njeriun materialisht e shpirtërisht. Gjithashtu, edhe ofendimi i personalitetit të çdo njeriu apo i bindjeve të tij, çfarë janë tradita dhe zakonet, konsiderohen vepra të ndëshkueshme, në pajtim me parimin se liria e askujt nuk mund të shkel të drejtat e liritë e tjetrit. Edhe në aspektin islam liria e shprehjes mund të përkufizohet: të gjitha mediat janë të lira në të shprehurit e mendimeneve dhe ideve të ndryshme nëse kjo nuk i cenon parimet themelore të Islamit dhe të drejtat e përgjithshme të individit dhe bashkësisë. Sa i përket ofendimit dhe blasfemisë së Pejgamberit (sabb en-nebijj) e drejta e sheriatit parasheh dënimin më të rëndë (edhe pse në praktikë ka pasur kompromise dhe lehtësi).
VI. Përfundimi
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të atakut medial (të shkruar dhe viziv) mbi religjionin në përgjithësi dhe në veçanti mbi Islamin (Kuranin, Muhammedin a.s. etj.). Shpirtngushtët, të pafuqishëm të përballen me vlerat e Islamit dhe tia nënshtrojnë atë humanizmit të tyre rigid, përiqen të mbjellin përçarje ndër muslimanët, ndërsa Islamin tia prezantojnë Perëndimit dhe kristianëve me imazh negativ. Por siç e thotë këtë Allahu në Kuran:
یُرِیدُونَ لِیُطْفِؤُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ.
Ata duan ta fikin dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson dritën e vet, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët. (Saf, 8).
Në anën tjetër, shpirtngushtët liberalë evroperëndimorë duhet ta kenë të qartë që nëse nuk respektojnë vlerat shpirtërore të të tjerëve, nuk mund të presin respekt nga të tjerët. Prandaj, përfaqësuesit e Kishave Kristiane, Hebraike, duhet të distancohen nga aktet ekstreme të përfaqësuesve të tyre, dhe po këtë duhet ta bëjnë muslimanët nga të ashtuquajtur talebanë, al-kaid apo grupe tekfiriste vehabiste. Në këtë mënyrë do tu ngushtohet hapësira e magnatëve politikë dhe ekonomikë për urrejtje ndaj tjetrit, kurse fetë do të mund të komunikojnë e bashkëveprojnë në kushte të njëjta.
Muslimanët duhet ta aktivizojnë xhihadin e shkencës, artit, kulturës, të lapsit, letrës, librit e të braktisin xhihadin e luftës, sepse lufta në Islam është një e keqe e domosdoshme, e jo parim, rregull. Islamin e bëri madhështor dituria e jo lufta, ndaj duhet ti kthehemi diturisë.
[1] Perifrazuar sipas: http://www.ibn-sina.net/bs/tekstovi-...arzanooni.html.
[2] Disa hollësi rreth filmave shih: http://www.ibn-sina.net/bs/tekstovi-...arzanooni.html.
[3] Nexhat Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Logos-A, SHkup, 1998.
[4] Gjerësisht: http://www.ibn-sina.net/bs/tekstovi-...arzanooni.html.
[5] Adnan Silajdzic, Islam u otkriću krćanske Europe, Fakultet islamskih nauka, Sarajevë, 2003.
[6] Shih: http://www.ibn-sina.net/bs/tekstovi-...arzanooni.html.