Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438

Kryebashkiaku i Selanikut: “Vorioepiri” nuk ekziston

$
0
0
Kryetari i Bashkisë së Selanikut, biznesmeni i njohur, Jani Butari, ka deklaruar se nuk ekziston termi ‘Vorioepir’ dhe se gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet që të përdorin vetëm emërtimin zyrtar që është Shqipëria. Komentet e biznesmenit të njohur Butari janë bërë gjatë një interviste për emisionin e televizionit kombëtar grek NET ‘Ali Opsi’, (në shqip ‘Ana tjetër e medaljes’), me moderator gazetarin Manoli Kottaqi. Sipas kryebashkiakut të Selanikut, kur flitet për problemet e minoritetit grek, në Shqipëri duhet të mos përdoret më termi ‘Vorioepir’ pasi është zyrtarisht një çështje që i përket vetëm Shqipërisë. Sipas tij, ky term që përdoret gabimisht nga media në Greqi dhe zyrtarët grekë është një term që grekët e përdorin vetëm e vetëm për të kënaqur ndjenjat e tyre patriotike dhe asgjë më tepër. Biznesmeni i njohur i verërave në Selanik, ka folur dhe mbi planet që ka për qytetin e Selanikut. Ndërkaq, ai ka deklaruar se do të kthejë në shtëpi muze shtëpinë e Qemal Ataturkut, që sipas tij, është një nga figurat më të mëdha që kanë jetuar në Selanik. Ndoshta në të ardhmen, kur Shqipëria të faktorizohen më tepër në rajon, ky ose një tjetër kryebashkiak do të kujtohet për pronat e shqiptarëve në këtë qytet, të cilat janë konfiskuar nga shteti grek qysh në vitet ‘40 të shekullit të kaluar. Aty gjendet edhe shtëpia e Çajupit tonë të famshëm dhe të shumë pasanikëve shqiptarë.

Mos keni diçka me grekët z. Butari?

Grekët kanë divergjenca me mua, unë nuk kam me ta. Unë besoj plotësisht se këtë histori të kulturës së Selanikut, domethënë turqit dhe hebrenjtë sidomos, por dhe të gjithë komunitetet e tjera, jo vetëm që kanë për detyrë që ta promovojnë por dhe ta respektojnë mbi të gjitha. Sepse nuk duhet të harrojmë se, Selaniku ishte një qytetit shumetnik. Përpara pavarësimit të Selanikut, qyteti kishte 12 gazeta ku kishte turke, hebre, greke, franceze, italiane dhe gjermane, këto gazeta dikush i lexonte asokohe. Kjo tregon se kishte një prezencë të fortë shumetnike në qytet. Unë nuk them të kthehemi në të kaluarën, por të ketë një traditë të njohjes dhe ruajtjes së këtyre vlerave.

Ka bërë përshtypje që keni pasur problem me një punonjëse spikere në një nga radiot kombëtare dhe shtetërore në Selanik, e cila artikuloi termin ‘Vorioepir’ dhe thonë që reaguat. Është e vërtet dhe pse?

Jo, nuk është e vërtet. Kur kjo çështje më erdhi në vesh thashë që ‘Vorioepiri’ është një terminologji që na kënaq neve. Por që të shfaqet nga ne si ‘Vorioepir’, për çështje që kanë të bëjnë zyrtarisht me Shqipërinë nuk është e drejtë.

Ju thatë se turqit i thonë toka mëmë Janicas, ne të mos i themi ‘Vorioepir’?

Ta themi për veten tonë. Nuk do ta referojmë zyrtarisht që është ‘Vorioepiri’.

Po por gazetari është shprehi, nuk është nëpunës zyrtar....

Jo, jo sepse kur e themi në nivel lajmi nuk është kështu siç thoni ju. Kur e referojmë nëpër lajme duhet të përdorë, ti referohet kushteve që janë zyrtarisht të njohura. Me pak fjalë, nëse unë që them Shkupi, them nesër Maqedonia në vend të them Shkupi zyrtarisht, do të më varin kokëposhtë në sheshin ‘Monastiriu’. Kështu nuk është gazetari, ai ka për detyrë që të përdorë terminologjinë dhe emrat zyrtarë.

Ju doni të merrni nisma të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e qytetit këtej e tutje, nisma të cilat kanë shkaktuar dhe reagime, kundër dhe pro. Ju keni një patriotizëm ekonomik mesa keni treguar dhe thoni që: Sillni turisë dhe le të jenë nga Turqia, nga Shkupi, nga Izraeli nga kudo. Ajo që ju thotë dhe pala tjetër duke ju kritikuar, po mirë z. Kryebashkiak është e domosdoshme që të ngresh kultin në piedestal për figurën e Qemal Ataturkut që të sjellësh turistë turq në Selanik, nuk është e mjaftueshme bukuria e qytetit, historia, kultura e tij? Shtëpia e Qemal Ataturkut do të na bëjë të ecim përpara në ekonomi?

Së pari, unë nuk dua të lidh emrin tim me këtë çështje. Të vetmen gjë që kam lidhur me këtë çështje janë puna dhe biznesi im, verërat. Si kryebashkiak tashmë jam 3 vjet e gjysmë në drejtimin e qytetit, nuk e di se do të jem përsëri. Por, gjithësisë unë po përpiqem që t’i ofroj diçka qytetit. Është një periudhë ku gjendja ekonomike është me të vërtet shumë e keqe. Nuk patëm mundësinë të promovojmë dhe prezantojmë kulturën dhe bukuritë e qytetit. Të vetmen gjë që na ngeli të bëjmë, që ka dhënë dhe rezultat, sipas meje, është që të promovojmë trashëgiminë kulturore të Selanikut. Dhe trashëgimia kulturore e qytetit tonë ka dy elemente bazë. Përtej vizitorëve nga vendet fqinjë që vijnë në Selanik sepse e dinë që është vendi i bukur, sepse kemi plazhe të bukura në Kalkidiki, kemi një mënyrë tjetër sepse Selaniku ka qenë siç edhe e thërrasin “Jeruzalemi i Ballkanit”, ka pasur një popullsi me origjinë hebre, që ishte asokohe më tepër se gjysma e qytetit, popullsi e cila u shfaros. Domethënë që të kuptohet; do të shfrytëzojmë historinë tragjike të këtij populli gjatë historisë së qytetit tonë me qëllim që të promovojmë në botë qytetin e Selanikut. Atë që kam hasur këto 2 vjetët e fundit gjatë mandatit tim si kryebashkiak ju ka bërë çudi hebrenjve, pozitivisht kuptohet, si u kujtuam ne për këtë çështje. Por kjo, për mendimin tim, është fshehur qëllimisht dhe me tendencë shfarosja e hebrenjve nga qyteti. Të njëjtën gjë do të thosha për turqit. Mos të harrojmë që Selaniku është qyteti ku u shpall kryengritja e ‘Xhon turqve’, domethënë esencialisht Republika e Turqisë u themelua në Selanik. Ka një të pavërtetë sa i përket Ataturkut. Vendlindja e tij nuk është Selaniku, por një fshat jashtë tij, Lagana, por këtu u rrit, jetoi dhe shkoi dhe në shkollë. Tashmë shtëpia e tij në Selanik do të kthehet në një shtëpi muze, pra muze të Qemal Ataturkut. Kjo s`ka të bëjë me politikën që ushtrojnë forcat e ndryshme në Greqi dhe natyrisht që nuk do të merremi me ta apo me çfarë ndodh në Turqi. Qemali vazhdon të jetë një figurë e madhe, mos të them më e madhja e shtetit turk. Unë nuk kam çfarë të ndajë me turqit.

Shekulli

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24438


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>