Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441

Turqit, 30 euro ne muaj per shqiptaret jetim

$
0
0
Kryetari i komisionit të të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut në parlamentin turk Aihan Sefer Hustun dhe Xhemal Jellmaz Demir dhuruan sot një kontribut prej 30 mijë eurosh për 10 jetim shqiptar. Ndihma e shpërndarë në formën e një pensioni mujor për 2 mijë jetimët shqiptarë do të ndhet nga shoqata “ALSAR”.
“Sot shoqata ALSAR përcjell ndihmat për 2 mijë e jetimë, me ndihëm e Ihahasë dhe shoqatave të tjera. Unë kam besimi në ALSAR do të bëhet një nga shoqatat më aktive në botë. Pasuria e një shteti nuk varet vetëm nga paraja, por dhe nga ndihma që ky shtet i bën peronave në nevojë. Këto organizata nuk ndajnë vetëm ndihma. Historia , kultura dhe vëllazëria jonë është 1. Në fillim të programit dëgjuam himnin e flamurit, të gjithë himnet janë të respektuara aj tregon vlerat sakrificat dhe të ardhmen e një vendi. Ashtu si dhe himni jone tregon vlerat dhe synimin për të ardhmen qe kemi ne si Turqi. Himnin tonë e ka shkruar një shqiptar, Mehmet Arki Tersoi. Sot ai është kurora e 76 milion turqve ne Turqi”, theksoi deputeti Xhemal Jellmaz Demir.
Ndërsa Aihan Sefer Hustun është shprehur se jetimët shqipatarë nuk janë vetëm.
“Sot jemi këtu për të thënë se jetimët shqiptar nuk janë vetëm. Nëse jetimet nuk ndihmohen ato do e marrin hakun një ditë tjetër pse nuk paguhen. Perëndimi veproi në mënyrë të padrejtë duke groposur paratë e tyre në banka tani po mundohen ti shpëtojnë . Na pyesin si e bëjmë një veprim të tillë, ne jemi njerëz të mëshirës dhe ju nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë. Ne do vijojmë të zgjasim dorën tonë për njerëzit në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe më gjerë. Synimi jonë të nxjerrim një botë të drejtë. Shpresoj që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e këtij vendi dhe ti shërbejnë . Falenderoj shtetin shqiptar që ka mundësuar ambientet për këtë aktivitet. Rroftë vëllazëria turko-shqiptare”,u shpreh ai për “News 24”

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24441


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>