Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24382

Ramazan Buti , i kryqezuari i rradhes.

$
0
0
Ramazan Buti , i kryqezuari i rradhes.

Ditet e fundit llafazanet e facebook-ut kane gjetur subjektin per te bere thashetheme dhe nuk ngeli faqe muslimane ne internet pa komentuar lajmin mbi vdekjen e Buti. Ne garen per ta share e mallkuar Butin eshte futur i madh e i vogel , i ditur dhe injorant mjafton te kete nje ide se per c'fare flitet dhe komentet qe behen jane nga me ordineret.

Qellimi i hapjes se kesaj teme nuk eshte qe ti dal ne mbrojtje Butit. Absolutisht jo. Por sigurisht as ti dal kundra. Te qenurit ne pozicionin e nje dijetari sikur ishte ai , i lejohej ixhtihadi dhe ai mbrojtjen e regjimit te Besharit e argumentonte me hadithin e profetit a.s se Emirit i duhet bindur qofte i mire e qofte i keq. Profeti a.s thote se nese nje dijetar jep nje gjykim ndaj nje ceshtje dhe nese i qellon atehere shperbelehet 10 here e nese nuk i ka qelluar perseri shperblehet tek Allahu 1 here. Te gjithe jemi deshmitare te asaj qe ndodhi ne Irak e ne Libi ku dy udheheqesit e ketyre shteteve qofte Sadami dhe Kadafi me doren e tyre te hekurt i benin zap popujt e tyre. Ku jane keto dy popuj sot qe kerkonin lirine prej atyre diktatoreve? A vlejti gjaku i atyre qindra mijerave Muslimaneve te pafajshem qe u vrane per ata maskarenj qe i kane gjymtuar keta dy shtete sot?

Telenovela vazhdon edhe me tej kur Imami i xhamise se rruges se Kavajes Ahmed Kalaja i drejtohet Olsi Jazexhit duke i thene qe Allahu te zgjofte diten e gjykimit bashke me Butin vetem sepse ky i fundit ne nje koment rreth asaj qe po ndodh ne Siri thoshte se c'faj ka populli i thjeshte Sirian per luften qe po behet nga dy kahet. Eshte e padiskutueshme qe ajo qe po ndodh ne Siri eshte nje kthim pas ne kohe me xhirim te ngadalte e asaj qe ndodhi ne Irak dhe Libi kur pasi te jete vrare Beshari maskarenjte do ta gezojne Sirine dhe populli Sirian do jete ai qe do vuaje perseri.

Dje po lexoja nje koment ne internet ku dikush perdorte ironi ndaj Karadawit e thoshte se Karadawi qenka kthyer ne Wehabi sepse eshte deklaruar kundra Butit. Komentet vazhdonin e tutje me nota talljeje e ironine pafund ndaj Karadawit sa fillova te mendoj se po flitej per nje bari lopesh e jo per nje dijetar aq te rendesishem sa prej fjaleve te tij jane ndikuar miliona besimtare Muslimane ne mbare boten.

Te gjykosh nje dijetar nuk eshte kollaj , e aq me teper ta akuzosh per munafik apo kufr. Ne boten ku jetojme , me haramin te ulur kembekryq kudo ne jeten qe na rrethon , na del e tepron qe te kujdesemi vetem per veprat tona e te mos merremi me dijetare te kalibrit te Karadawit apo dhe Butit se fundmi , pamvaresisht gjykimeve qe ata i bejne ceshtjeve te ndryshme.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24382

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>