Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24379

Protokolli i Korfusit dhe Himara

$
0
0
Protokolli i Korfuzit dhe Himara nga Dr. Konstantin Gjoka

Nga qeveria e Ismail Qemalit, e Princ Vidit deri 1923 Himares ju njohen te Drejtat e lirise mbi token. Prill 1923 qeveria shqiptare hoqi Venomet dhe qe nga ky moment, filloi degadenca, renia e lirise, skllaverise, gjenocidit, marja e tokes, neneshtrimi. Himarioti humbi busullen, u corientua nga turqit, sllavet, komunistet, pseudo nacionalistet, patriotet fallco.
Prof. K. Ulqini thote: “The right of self-rule, gained by fighting, against different rules, the himatiots colled Venome.”[1] “Kerkesat e Himares me 1921 per ceshtjen ekonomike, fetare u pranuan nga parlamenti Shqiptar. Fan Noli, u be armik i Himares se me lufte duke vrare dy gra e plagosur shume te tjera, ne perleshje me xhandaret, deshi tu merte token.”[2] Kete gje e realizoi Enveri.
“Per hir te Venomeve dhe te varferise, Himara asnjehere nuk ariti te behet njesi kushtetuese. Me Venomet e miratuara nga kreret, ajo ja tejkaloi Xhibalit dhe sheriatit. Venomet u bene e drejta urbane si ne shume qytete te tjera.”[3] Prof. Viron Koka venomet gabimisht i quan privilegje te vetadministrimit apo autonomise administrative.”[4] Ato ishin te drejta te ruajtura me arme qe Perandoria Osmane nuk ja hoqi dot. “Per fshatarin Venomi kish kuptim qe cdo njeri gezonte token e tij. Per garantimin e paqes, jetes se lire, mbrojtjes se tokes, do ti paguante kryelakut dicka ne para, me kusht qe i huaji, turq, qofte edhe tagarmbeledhesi te mos dukej asnjehere. Kryeplaku e dorezonte kuleten e pareve ne maje te shpates.”[5]

Permbajtja e Venomeve te vitit 1492 ishte si me poshte;[6]

- Mosshtrirja e sistemit te timarit ne teritorin e Himares. Kjo do te thoshte ruajtja e sistemit te prones se vogel private mbi pasurine e patundshme si dhe ajo kolektive mbi kullotat, pyjet, burimet ujore etj.
- Vetadministrimi i krahines permes organeve tradicionale te saj, qe qene pleqesite , dhimogjerondite, te dy niveleve ( te fshatit dhe te krahines ). Keto mbeledhje therisnin perfaqesues nga cdo shtepi si dhe per ceshtje lufte, qe s’ishin te ralla edhe nga tere fshatrat.
- Importimi dhe eksportimi i mallrave pa paguar taksa doganore, nje e drejte qe nuk ishte e drejte eskluzive vetem e Himares.
- E Drejta e lundrimit te lire, pa kufizime me anijet e tyre ne tere portet e Perandoise Turke pa ju nenshtruar kontrollit.
- E Drejta per t’u paraqitur para organeve Turke te armatosur, qofte para autoriteteve te Vlores, Delvines, Gjirokastres. Ndersa Kapedanet mund te vizitonin te armatosur edhe autoritet e Janines.
- Himariotet kishin te Drejte te caktonin nje perfaqesues te krahines ne Stamboll, i cili komunikonte direkt me Sadrazemin ( kryeministrin e Perandorise ), per ceshtje te rendesishme qe kishin te benin me krahinen.
- Himarotet kishin obligime te paraqiteshin ne lufte krahas Sulltanit te Turqise, por ruanin te drejten te paraqiteshin me Flamurin e tyre dhe nen komanden e Kapedaneve te tyre.
- Himariotet kishin obligime te paguanin haracin, detyrimin ne para, si njohje te autoritetit te Padishahut, por nga ana tjeter ata nuk pranuan te quhshin Raja, ndaj haraci i dorezohej autoriteteve turke, me nje qese te varur mbi majen e jataganit.

Me 1920 u rrezua qeveria e Durresit, dhe u formua kabineti i Sulejman Delvines, Himara ngeli e vecuar. Vlora kerkonte ne qeveri t’i hiqnin Himares te Drejtat shekullore. Per te mos bere konflikt Qeveri vendosi :

- Te njihen venomet e vjetra per nje pagese te prere.
- Feja : liri e plote dhe pasuria e kishave te jete e tyre.
- Arsimi : Gjuha shqipe do te jete obligatore dhe zyrtare. Greqishtja do te jete e lire te mesohet si gjuhe e dyte nese do te cfaqet deshira nga populli.
- Sherbimi ushtarak do te behet vetem nga Shkumbini e poshte, do te thiren ne stervitje vetem tre here ne muaj. Ne rast lufte do te meren parasysh pa perjashtim rregullat e pergjithsheme te shtetit.
- Nenprefekti dhe komisari i policies do te jene te krishtere dhe jo himariote.
- Himara do te kete gjykate jo me te vogel se pajtuese dhe kryetari i saj do te jete kristian dhe jo Himariot.
- Deputetet : Himara ka te drejte te kete dy deputete pa mare parasysh numurin e popullsise. - Amnisti per ceshtjet penale dhe politike.

Dokumenti ka daten 2 Qershor 1921. Me 1923 Zogu u orvat te hiqte Venomet, por nuk mundi dhe u terhoq. Me 1927, me 1932 Zogu tentoi, te heqe te drejtave e himarioteve .


Protokolli i Korfuzit 17 Shkurt 1914

Princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin e luftës që zhvillohej ndërmjet forcave ushtarake shqiptare dhe autonomiste epirotase. Oficeri holandez Koloneli Tomson, ardhur në Shqipëri, me vendim të Fuqive të Mëdha, për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare dhe i caktuar si Komisar i Jashtëzakonshëm për Shqipërinë e Jugut, u ngarkua të hyjë në bisedime me përfaqësuesit autonomist.
Koloneli Tomson u parashtroi Epirioteve dhënjen e disa“ të drejtave të veçanta.” Të ndodhur para zgjerimit të një lufte civile, Fuqitë e Mëdha, të përfaqësuar nga KNK-ja u detyruan, më 24 prill 1914, të pranonin rishikimin e qëndrimit të më parëshëm të tyre në përcaktimin e kufive teritoriale të Shqipërisë, vendosur me Protokollin e Firencës. Më 17 maj të vitit 1914 nënshkruhet në Hotelin “Orea Elvetia,” Protokolli i Korfuzit ( qe ishte bere me 17 shkurt ne Korfus ), me praninë e Fuqive të Mëdha, të përfaqësuesit të Qeverise se Shqipërisë, Mehdi Frashërit dhe të përfaqësuesve të Qeverisë së Epirit Autonom.

Protokolli i Korfuzit legalizoi autonominë e Epirit të Veriut dhe të Himarës në juridiksionin e shtetit shqiptar. Me nënshkrimin e tij anullohej de fakto dhe de jure Protokolli i Firencës. Ai parashikonte që Prefektura e Korçës dhe e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome, nën shtetit shqiptar. Ai u njohu 2 krahinave Autonome, të drejta dhe liri të plotë qeverisjeje, besimin, arsimimin, gjuhën amtare dhe organizimin shoqëror. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit me kërkesën e Spiro Spiromilos i njohu Himarës venomet duke arsyetuar:
“ Pasi dëgjuam Kryetarin e Himarës në prani të përfaqësueve të Epirit dhe duke mbajtur shënim kërkesat e tij për ruajtjen e venomeve, si dhe sugjerimet e reja në interes të Himarës dhe në tërësi të pretendimeve të përgjithshme, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit do t’i shtrojë ato dhe sugjerimet e tjera për Epirin, për kontrollim dhe miratim nga ana e Fuqive të Mëdha dhe nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Kerkesat: “ Gjatë një periudhe dhjetëvjeçare Kryetari do të jetë i huaj, oficer Hollandez, Komandant i Policisë në Himarës, do të mund të kryejë funksione qeverisëse, sepse vetëm një i huaj do të mund t’i imponohej kësaj popullsie, zakonet dhe karakteri së cilës janë për pavaresi dhe që nuk mund të vendoset lehtësisht në kuadrin e ligjit. Nga ana e vet, Prijësi i Himarës uron, që Administratori të mbajë titullin e Kryetarit të Himarës.

Krahina e Himarës do të përfshijë . . .

Ndërhyrje dhe prani ushtarake greke nuk do te kishte. Deri ate dite Provinca e Himares përbëhej nga 18 fshatrat dhe Krahina vetqeverisej plotësisht. Pjesëmarrja e popullsisë muslimane në organizimin e Himarës do të përbëjë kurdoherë një rast të veçantë dhe do të jetë një garanci për qeverinë shqiptare. Asnjë krahinë ( zonë ) tjetër nuk mund të jetë pjesë e krahinës së Himarës.
Mbështetur në venomet e vjetra të tyre, himariotët merrnin pjesë, në Luftën e Perandorisë, me simbole të veçanta, duke pasur e përdorur flamurin tyre. Flamuri Himariot do të valëvitet krahas flamurit Shqiptar, ndaj kjo gjë do t‘u sigurohet.
Policia e Himarës nuk do të përdoret në asnjë rast jashtë kufijve të dy krahinave, të Gjirokastrës dhe të Korçës. Administrativisht krahina e Himarës do të përfshihet në Prefekturën e Gjirokastrës. Gjithashtu kërkohet që Himara të jetë qendër gjykate dhe që gjykata e paqit të zgjidhet nga të krishterët ortodoksë epirotas, të cilët të kenë kompetenca të zgjerua-ra veçanërisht përsa i përket së drejtës gjyqësore penale, për zbatimin me rreptësi të ligjit në vend, sepse, për fat të keq , nga mos gjykimi i drejt, ka ndodhur që këta njerëz kaq krenarë për të kaluarën e tyre të lavdishme, të kenë shkuar në vende të largëta (ku edhe komunikacioni është në gjëndje të keqe ) për rastesh padije për bema krimi të rëndë ose për shkelje të ligjit”

Më 19 qershor të vitit 1914 Protokolli i Korfuzit u ratifikua nga Fuqitë e Mëdha dhe Qeveria Shqiptare. Në telegramin dërguar nga August Kral- Kryetar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, Kryetarit të Qeverisë Autonome të Epiri -Zografos, , theksohet: se “Lartëmadhëria, hegjemoni i Shqipërisë dhe Qeveria e tij pranuan tërësisht dhe pa kufizime marrëveshjen e Korfuzit dhe i lanë KNK liri të plotë të rregullojë pas shqyrtimit në vend, problemin e Himarës”.

Më 23 qershor deri më 6 korrik 1914, Asamblea Epirotase e mbledhur në Delvinë, pas diskutimesh të gjata, e miratoi Protokollin e Korfuzit, me perjashtim të përfaqësisë himariote. Duke marrë fjalën në emër të përfaqësisë së Himarës në Asamblenë Epirotase të Delvinës, me ton të ashpër dhe të prerë, Spiro Spiromilo ndër të tjera theksoi se:
“ Himara e denoncon këtë protokoll, jo vetëm se nuk e firmosë, por qëndron në vendimin e Mbledhjes Epirote të Gjirokastrës. Nuk njoh unë protokoll e dhevtero-koll, unë kërkojë Autonomi të plotë (te Himares brenda Epirit ) ose katastrofë…”.Pas kësaj përfaqësia himariote largohet demostrativisht nga mbledhja dhe nuk merr pjesë në votimet për miratimin e Protokollit të Korfuzit.
Rrjedhja e ngjarjeve tregoi se Spiro Spiromilo dhe përfaqësia himariote në Asablenë Epirotase të Delvinës, me qëndrimin e tyre, kishin të drejtë. Në asnjë rast, nuk u krijua asnjë mundësi për vënjen në jetë të kërkesave dhe normave që parashikonte Protokolli i Korfuzit. Ai mbeti si një dokument ndërkombëtar që nuk u zbatua, por as u hodh poshtë nga asnjë palë nënsh- kruese.


Ne Protokollin e Korfuzit, Fuqite e Medha pranuan kushtet e Epirit qe jane: Epiri i Veriut eshte autonom, ne perberje te Shqiperise, i varur prej saj por me disa kopetenca lokale.

- Njeh Princ Vidin si Mbret te ligjshem.
- Dergon deputetet e tij ne Parlamentin Shqiptar.
- Gjuha zyrtare e Epirit te Veriu eshte gjuhe greke.
- Ne bashkesite greke gjuha e shkollave do te jete greqishtja dhe shqipja do te mesohet njekohesisht ne shkolle ne tre vitet e shkolles fillore.
- Do te kene forcat e tyre te armatosura me oficeret e vet dhe ne raste lufte apo revolucioni ne rajonet e jugut, asnje repart ushtarak jo vendas do te trasferohet apo perdoret ne keto zona.

Per zonen e Himares jane ndermare edhe vendime te vecanta si zone heroike. Me 23 qershor 1914, Zografi u informua zyrtarisht se qeveria shqiptare kish pranuar plotesisht dhe pa asnje reserve Paktin e Korfuzit.

Protoklli Korfuzit te vitit 1914 u firmos nga perfaqesuesit e :

Anglise. Lab
Gjermanise, Bigel
Austrise, Kral, Sahtain
Frances, Krazefski
Rusise, Petrof
Italise, Lauro
Shqiperise, Mehdi
Greqise, Zografos, Karapanos.

Me 1919 ne Paris u krijuan konturet e Evropes se re, protokoll e humbi rendesine, por nuk u cfuqizua. Material baze nga libri “Stuhi ne qender te perandorise’ dhe libri Kushtuar 100 vjetorit te clirimit te Himares.

referenca:
[1] Kahreman Ulqini, Himara ne Shekuj, f. 389
[2] Gazeta Drita, Gjirokster, 25 shtator 1924, Gazeta e orces, Korce, 6 shtator 1924 me teme Ngjarjet e Humares, si dhe gazeta Politika e Vlore 28 XI 1924.
[3] Petro Marko, Diten qe rojta une, Tirane, 04, f. 281, nga Spiro Rusha, Himara ne stuhite e shekujve, Tr. 2001, f. 122. cituar nga K.Ulqini, Organizimi i vjeter shoqeror te shqiptareve, N.York, 1996.
[4] Prof. Dr. Viron Koka Himara ne Shekuj, Tirane, 2004, f. 22.
[5] Spiro Rusha, Qeparoi…Tirane 2005, f. 35
[6] Dr. Kristaq Jorgji, kopje doreshkrim i Studimit per Himaren, mare ne Washington 2005.
[7] Henry Barlein, ‘Southern Abania under the Acroceraunian Mountain,’ Argonaut Inc. Publisher, 1922

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24379


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>