Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Orekset e Turqisë për gllabërimin e Kosovës – tepër i rrezikshëm!!

$
0
0
Citim:

Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
127 intelektualë, kundër Turqisë




Një grup intelektualësh, ka përpiluar një peticion, të cilin e ka nisur në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës dhe të Shqipërisë. Përmes shkresës, të cilës ia kanë bashkangjitur edhe nënshkrimet e tyre, ata thonë se kohëve të fundit në Kosovë, është hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multi-shkencore.

Ata thonë se faktet nuk mund të ndryshohen, dhe se pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Evropa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit, shkruan Klan Kosova.

Prandaj, në letrën dërguar, rezidentëve të dyja vendeve, kuvendeve, qeverive dhe Akademive të Shkencave, ata thonë se nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudo-historianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme.

“Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë”, thuhet në letër./Indeksonline/

. .

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>