Shqiptarët e lindur në Greqi rezultojnë të jenë ekstrakomunitarët që preferojnë të ndryshjnë nënshtetësinë. Për dy vjet më shumë se 5 mijë shqiptar të lindur në Greqi kanë kërkuar ndryshimin e nënshtetësisë, e sipas raporteve zyrtare të Ministrisë së Brëndshme Greke kërkesat janë miratuar. Zëvëndësministri I brëndshme grek e ka konsideruar të sukseshëm zbatimin e ligjit të dhënies të nështetësis fëmijëve të emigrantëve që jetojnë në Greqi, pavarsisht se ligji është konsideruar si antikushtetues nga Gjykata e Lartë Administrative. Kështu, në bazë të një raporti të paraqitur të martën në Parlamentin Grek nga zv/ministri i Brëndshëm mësohet se procesi që nisi të palikohej në Greqi në mars të vitit 2010 nga qeveria e PASOK-ut ka qenë i sukseshëm. Nga bërja publike e të dhënave mësohet se numri më i madhe i aplikimeve për nënshtetësi ka ardhur nga shqiptarët. Zv/ministri Haralambos Athanasiu deklaroi se:numri i aplikimeve për nënshtetësinë greke që u paraqitën nga data e hyrjes në fuqi të ligjit 3838/2010 e deri më 31.12.2012, ishte 39.772. nga këto aplikime, morën nënshtetësinë greke 13.425 shtetas të huaj . Raporti i zëvendësministrit shoqërohej edhe nga tabela të detajuara, që kishin të bënin me periudhën kohore nga 24.03.2010 deri më 22.08.2012, lidhur me numrin e aplikimeve për çdo periferi, si dhe vendet e origjinës të aplikantëve. Kështu referuar dokumentave të paraqitura nga Ministria e Brendshme, për rreth dy vjet kanë përfituar nënshtetësinë, për shak të lindjes në Greqi, ishte 4.595 persona. Ajo që vihet re është fakti se pjesa më e madhe e këtij numri i përket fëmijëve shqiptar që kanë lindur aty. Sipas raportit, janë 3.501 aplikantë që kanë lindur në Greqi, por që kanë prejardhjen nga Shqipëria, që kanë përfituar ka zbatimi i ligjit të dhënies së nështetësisë greke.,/tema
↧