Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Ndalohen 6 klandestinë pakistanezë, në pranga shoferi turk

$
0
0
Policia e Tiranës ka ndaluar 6 klandestinë pakistanezë dhe ka arrestuar drejtuesin turk të automjetit, ku ndodheshin refugjatët. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë 56-vjeçari Ramadan Mehmet Sancaktar.
Ky i fundit drejtonte një kamion tip Benz trajler me targa turke, ku kishte fshehur 6 klandestinët, me qëllim kalimin e tyre tranzit përmes Shqipërisë me destinacion Italinë.
Klandestinët janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit në doganë, teksa drejtuesi i tij dyshohet se i ka ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit. Shtetasit pakistanezë, pasi u intervistuan në prani të përkthyesit, do të akomodohen në Karec, Vorë, Tiranë për veprime të mëtejshme. /Shekulli Online

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>