Policia e Malit të Zi ka ndërhyrë për të ndalur një sherr që kishte nisur mes nxënësve myslimanë dhe katolikë, në gjimnazin 25 maj në qytezën e Tuzit.
Të dy grupet e nxënësve ishin shqiptar, ndërsa policia bën me dije se disa prej tyre kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, thuhet se rrahja ka ndodhur në korridorin e Gjimnazit. Policia i ka identifikuar të gjithë autorët e përleshjes.
Supozohet se rrahja ka pasur lidhje me problemet e myslimanëve dhe katolikëve, kjo për shkak se shqiptarët në fshatin Dinoshë afër Tuzit, janë përfshirë në një tension mes tyre rreth hapësirës të varrezave.
"Presheva Jonë" bën me dije se, në këtë fshat, myslimanët kohë më parë nuk i kishin lejuar një familje katolike që në morgun e varrezave ta bëjë ceremoninë e varrimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zgjidhur këtë problem mes shqiptarëve myslimane dhe atyre katolikë. /Shekulli Online