Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

29 pisa deputet ne mbrojtje te atyre qe dhunuan femrat shqiptare

$
0
0
Shumë po due me e dijtë arsyen se pse do individa të caktuem kaq shumë janë tuj dhanë kundër ligjit për statusin e grave të përdhunueme gjatë luftës, që me iniciativë të VV u miratue në Kuvend. 29 deputetë votuen kundër, në mesin e tyne shumica shqiptarë, madje edhe gra, e shumica e shqiptarëve deputetë të PDK-së (listën me emna e kam publikue do ditë ma parë).

Pas kësaj, me transmetimin e emisionit "Në kërkim" pak ditë ma parë, ku u diskutue kjo temë, udhëheqësja e këtij emisioni, Edita Curri, edhe përfaqësuesja e VV, Nazlie Bala, morën letra kërcënuese me vdekje të nesërmen, prej dy analfabetëve.

Sot, drejtorja e Zyrës për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, Edona Hajrullahu, i çon email Edita Currit, ku, mbasi e kritikon për emisionin, asnjiherë duke mos shprehë keqardhje për kërrcënimet, apo së paku me i "dënue ashpër" ato, qysh e kanë zakon, e përfundon emailin me këto fjalë:

"Ju lutem që këto çështje t'i keni parasysh për vazhdimësinë e emisionit. Në të kundërt, Agjencia për Barazi Gjinore është e detyruar ta ndajë shqetësimin edhe me Drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës."

Kjo i bje me i thanë "Bani nuk bane qysh të them unë, kam me ta thirrë prindin." Ky është kërrcënim flagrant edhe i hapun kundër lirisë të së shprehunit edhe punës së një gazetari, për të cilën AGPK duhet reague menjiherë!

Edona Hajrullahu, thjesht, me fjalë të tjera, edhe po i arsyeton kërrcënimet me vdekje që i janë dërgue Edita Currit edhe Nazlie Balës.

E unë që mendoj se i di arsyet e një reagimi të tillë prej deputetëve të PDK-së, qeverisë idiote që kjo parti e udhëheq edhe barabave analfabetë që kërrcënohen, duke e tregue fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, prapseprapë po due me i dëgjue arsyet e tyne, të cilat nuk janë ato që po i thonë në publik.

Çelnu, fundërrina, e tregoni, nëse ua mban bötha. Apo ndoshta po keni frikë se mos po ju del ndoj emën edhe juve si përdhunues? Nuk isha habitë, kur ishit në gjendje me i përdhunue vlerat e luftës, ishit në gjendje me e përdhunue vendin tuej për 14 vjet mbas lufte, që ju jeni në gjendje me ba gjithçka për interesat tuej, pa u mërzitë për asnjeri.

Kurrgja s'due ma shumë se me dalë ndoj grue e fortë edhe me ua qitë emnat në fushë, e me ju pa tuj shkue në burg për akte përdhunimi. Ma shumë isha kënaqë sesa me ju pa tuj shkue në burg për hajni.

Jeni tuj u dhje s'tutsh, edhe dojnë me dalë gratë ato trimneshat që kanë me ua dhanë juve fundin, idiota.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

Trending Articles


Sa kushtojnë defatoret nëpër dasma e ahengje?! (VIDEO)


Kerkoj 2 mashqi


Boshti i shëndetit


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Thënie nga Hasan Prishtina


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Alket Islami kush Fluturon Dashuron



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>