Shkup, 24 mars Në Maqedoni sot po mbahen votimet për zgjedhjet lokale, në të cilat rreth 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e posaçme e vetadministrimit lokal.
Zgjedhjet zhvillohen në 2.976 vendvotime, ndërsa garojnë 8.878 kandidatë, apo 350 lista për kryetar të komunave dhe 480 për këshilltarë komunal.
Në bazë të informacioneve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi zgjedhor ka nisur mirë dhe nuk ka raportime për ndonjë ngecje apo probleme tjera të natyrës teknike, që do të ndikonin në legjitimitetin e zgjedhjeve.
Jehona e votuesve deri në orën dhjetë arrin 12 për qind në nivel republikan, ka bërë të ditur zëdhënësja e KSHZ-së, Biljana Jovanovska.
Ndërkaq, edhe drejtuesi i asociacionit "MOST" që monitoron zgjedhjet me mbi 3 mijë vëzhgues në 50 për qind në tërë territorin e Maqedonisë, Darko Aleksov, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
Si asociacion qytetar 'MOST', mund të konstatojmë se në të gjitha vendvotimet ku janë përqendruar monitoruesit tanë, procesi zgjedhor realizohet pa probleme, ka thënë Aleksov, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ai ka shtuar se vëzhguesit e këtij asociacioni, kanë regjistruar disa probleme të natyrës teknike në pjesën Lindore të Maqedonisë, të cilat janë eliminuar.
Edhe qytetarët e anketuar thonë se zgjedhjet realizohen në frymë demokratike pa probleme
"Po, mirë është duke shkuar procesi zgjedhor, shprehet një qytetar, derisa tjetri thotë:
Shpresoj të vazhdojë kështu, unë votova pa probleme, s'kishte as shumë.
Besoj se zgjedhjet siç janë duke kaluar tani do të realizohen në një atmosferë demokratike edhe gjatë tërë ditës, duhet të fitojë më i miri, shprehet një qytetare nga Shkupi.
Ndryshe, një ditë më parë kanë votuar personat e sëmurë, si dhe të burgosurit. Procesi zgjedhor po monitorohet nga 410 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 8.379 vendorë.
Zgjedhjet e sotme vijnë pas një fushate parazgjedhore 20-ditëshe, e cila është zhvilluar në atmosferë të qetë, në veçanti te blloku politik shqiptar. Garë e fortë ndërmjet partive pritet të zhvillohet për qytetet e mëdha si Shkupi, Tetova, Manastiri, Ohri dhe Kumanova.
Kësaj radhe, zgjedhjet lokale kanë marrë edhe dimensionin e garës ndëretnike për qytetet e Strugës dhe Kërçovës, ku partitë janë ndarë në baza etnike.
Në Kërçovë garojnë dy kandidatë, një shqiptarë dhe një maqedonas andaj edhe partitë janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të marrë drejtimin e kësaj komuna, e cila, pas bashkimit me disa komuna rurale ka ndryshuar strukturën etnike dhe është më tepër e banuar me popullatë shqiptare.
Pavarësisht fushatës së tensionuar, partitë kanë bërë thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Qendra e votimit do të mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet e para KSHZ-ja do ti publikojë në formë elektronike në faqen e saj zyrtare në internet ashtu siç arrijnë nga vendvotime.