Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Nje pyetje mbi detyrimet familjare qe ka cdo kush prej nesh !

$
0
0
Do doja te diskutoja me ju nje teme e cila me ka perfshire personalisht dhe dua te mar nje mendim te sinqerte nga ju te dashur antar te forumit Shqiptar

Une jam nje familjar dhe kam perberje ne familje prej 5 personash, une , gruaja dhe 3 femijet e mi te cilet jan ne shkolle. Kam nje pune shume te mire dhe te ardhurat e mija jane shume te konsiderueshme me plot kuptimin e fjales. Problemi im qe kam dhe qe dua te diskutoj me ju eshte ky: Une kam nje vella i cili eshte familjar dhe po ben shume kohe qe eshte pa pune. Une disa here e kam ndihmuar ekonomikisht gjat kesaj kohe qe eshte i papune. Mirpo ai akoma nuk po gjen pune dhe une kam hasur ne probleme te mija familjare te cilat me kushtezojne qe ta nderpres ndihmen ndaj ti. Keto probleme nuk jane ekonomike por jane probleme pikerisht per ndihmen qe po i jap vellait. Ne fakt, vellai im nuk eshte as i pijes, as i bixhozit dhe nuk eshte as dembel per te punuar. thjeshte zanati qe ka i privon gjetjen e nje pune te menjehershme pasi nuk ka kerkesa. Tani , ajo qe une dua te ju pyes eshte: A duhet me cdo kusht ta ndihmoj vellan tim deri sa ai te gjej pune, apo duhet ta le t'ja dali vet mbane sikur une nuk egzistoj ?

Nese keni ndonje pyetje tjeter qe mund tju fuse me shume ne teme , ju lutem te me pyesni qe t'ju mirinformoj qe edhe une te mar nje ide se si duhet te shkoj perpara ne kete situate qe ndodhem. Faleminderit

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>