Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Vatikan: Një shqiptar tenton të hidhet nga Kupola e Shën Pjetrit

$
0
0
Vatikan, një shqiptar tenton të hidhet nga Kupola e Shën Pjetrit, mediat: Probleme me familjen

VATIKAN- Një shqiptar, 49 vjeç ka shkaktuar jo pak panik sot në Vatikan, ndërsa ka kërcënuar se do të hidhet nga Kupola e Shën Pjetrit.

Emri i emigrantit shqiptar nuk është mësuar, ndërsa mediat italiane raportojnë se ai ka ardhur në këtë pikë për shkak të problemeve familjare.

Shqiptari mësohet se ka marrë një urdhër dëbimi nga Italia, ndërsa mbi të rëndojnë edhe një serë akuzash të tjera, si keqtrajtim i familjes apo rrëmbim personi.

Vetëm pas pak minutash, shqiptari është bindur të zbresë poshtë, duke i shpëtuar kështu edhe jetën. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë agjentë të Xhandarmërisë së Vatikanit si dhe Inspektorë të Vatikanit.

Burimi: Panorama

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>