http://koha.net/?page=1,16,139616
Te civilizuarit e Shefqet Krasniqit...
Damask, 21 mars - Në një shpërthim të fuqishëm në xhaminë në qendër të kryeqytetit të Sirisë, Damask, sot është vrarë lideri fetar sirian Mohamed al Buti, njoftoi televizioni shtetëror sirian, ndërkaq, aktivistët për të drejtat e njeriut pohojnë se në këtë shpërthim kanë humbur jetën të paktën 15 persona.
Sipas televizionit shtetëror Sirya TV, xhamia ka qenë shënjestër e aktit vetëvrasës terrorist, ndërsa në sulm janë vrarë 14 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë, transmetojnë agjencitë.
Buti, për të cilin besohet se ka pasur mbi 90 vjet, ishte ithtar i presidentit Bashar al-Asad dhe imam i xhamisë historike Umajad në Damask.
Kleriku Buti ka qenë lider fetar i dalluar i sunitëve në Siri, ndërsa faljet e tij të xhumasë janë emetuar shpesh në televizionin shtetëror.