Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Piktori Adrian Puka

$
0
0
INTERVISTA/ Flet arkitekti dhe piktori Adrian Puka:Duke parë filmin "Helena e Trojës", pikturoja anije me vela


Masakra e afeskeve të Onufrit një tragjedi
Arqitektura shqiptare për çdo ditë po bëhet më e larmishme dhe më e konsoliduar



Albert ZHOLI

Këto ditë të fillim shkurtit arkitekti dhe piktori Ardian Puka, sjell ekspozitën e tij të radhës me tablo në telajo me teknikë mikse, rëre, zhavorr, vaj, akrilik etj si dhe vizatime në letër.Në këtë ekspozitë personale punimet që ofrohen në Muzëun Historik Kombëtar janë të punuara gjatë një periudhe të gjatë kohe, afërsisht 7 vjet qysh nga ekspozita e tij e fundit personale në vitin 2006. Në ekspozitë ka tablo në telajo të përmasavë nga 80 x 100 deri 100 x 115, por edhe disa punë në përmasat e mëdha (100 x 180. E veçanta e kësaj ekspozite është se Puka, në tabllotë dhe letër ka përdorur gjithashtu në masë të madhe dhe spontane stuko, karbon, lapsa, pastela etj. Po të shohësh me vëmëndje këtë ekspozitë vë re se temat mbizoteruese janë ato të situatave të trupave dhe të njeriut, .

-Si e keni titulluar ekspozitën e fundit?
E kisha të vështirë te gjeja një titull të ekspozitës apo të punëve, për një çast mendova t'a quaj "ky njeriu" por mund pak emocional dhe deklamativ. Përfundimisht e lashë në dorë të publikut të vendosë ai vetë titujt e punëve, të tablove.

-Kur keni filluar të pikturoni?
Në grupin e madh të kopshtit qysh fëmijë vizatoja pak më ndryshe nga fëmijët e tjerë. Në atë kohë shfaqej në kinema filmi "Helena e Trojës" dhe unë isha magjepsur nga anijet me vela dhe me rrema. Vazhdimisht vizatoja të njëjtën gjë dhe edukatoret shfaqen dyshime te prindërit e mi për gjendjen time.

-Cila është piktura juaj e parë?
Ne shkollën fillore shkoja ne rrethet jashtëshkollore tek ne,rrethet e pionierit. Në kohen e lirë, me fëmijët e pallatit tonë shkonim buzë detit të bukur të Vlorës dhe zhyteshim në bojrat dhe peizazhin krejt të veçantë të Detit Jon.


-Cila gjini e pikturës është më e preferuara, portreti, peizashi apo abstraksionizmi?
Përjashtoj abstraksionizmin, sepse me duket spekulim apo si një gjendje psikologjike jo e shëndetshme për njeriun. Ne jemi individe konkrete , jetojmë jete konkrete, në peizazhe konkrete; abstargimi është i domosdoshëm dhe tejet i rëndësishëm,( jo vetëm ne art por edhe ne shkence , ekonomi, filozofi), por ai nuk duhet të bëhet qëllim dhe totalitar.

-Me çfarë bojrash pikturon me vaj apo akuarel dhe pse?
Aktualisht përdor të gjitha llojet e teknikave që mund të ofrohen nga tregu dhe jo vetëm. Në tablot e mia ka përzjerje të akrilikut, vajit, rërës , zhavorrit, stuko, qymyr, pastel, lapsat etj.

-Sa ekspozita keni hapur dhe në cilat vende?
Është ekspozita e pestë personale; një është hapur në Gjermani në vitin 1999 me rastin e luftës së Kosovës në hollin e një kishe. Ekspozitat e tjera janë nga Vlora dhe ne Tirane.

-Cila ka qenë ekspozita më e mirëpritur nga kritika?
Do te desha te thosha se ndoshta kjo e fundit mund të jetë me e pjekur se te mëparshmet; por edhe ato te punuar në tekniken mikse mbi letër (pastel) janë mirëpritur kryesisht nga publiku për faktin sepse qëndronin pak me shume "dekorative' dhe më të thjeshta për tu kuptuar.

- A mund të jetohet sot vetëm me artin e pikturës?
Për një artist te "ri" natyrisht qe nuk mund te jete e lehte; bile pothuaj e pamundur. Artisti ne moshe te pjekur dhe me te kaluar te gjate artistike, por mbi te gjitha ai që paraqitet me një nivel të larte artistik, Po.

-A është shkolla shqiptare e pikturës në ato me nivelin e vendeve të tjera Europiane?
Kam respekt për shumë nga pedagogët e Institutit të arteve, Dikush nga ta është edhe si një lloj ylli për punën time. Mendoj se puna nuk ecën më tej me vet artistët e rinj që duan të futen në rugen e artit; na duhet të pohojmë se është një monopat i vështire dhe shume shpesh i 'rrezikshëm".

-Cili është piktori juaj i preferuar?
Më pëlqejnë shume artistët bashkëkohorë gjermanë (Kiefer, Bazelitz, Kippenbergar) artistët spanjolle dhe i gjej të veçantë edhe disa artistë shqiptarë.

-Sa kohë i kushton pikturës në ditë?
Jam në studio pothuaj çdo dite; qofte 5 min. apo edhe deri ne 4 ore. Besoj se ne studio jam edhe kur eci rrugës kur nuk me zë gjumi natën, ku pushoj, etj

-Kohët e fundit u dëmtuan afresket murale të Onufrit cili është mendimi juaj për këtë veprim kaq të shëmtuar?
Eshtë një nga ato lajmet që ngjan me vrasje apo vdekje të qënieve njerëzore. Ka përmasa të një trishtimi të thellë që të lejnë gjurmë dhe të pushton pothuaj një moment depresioni.

- Veprat (pikturat) artistike të realizmit socialist a kanë pasur nivel artistic dhe a ka pas vlera ajo periudhë?
Disa prej tyre nuk mund të mohohet se shfaqin edhe nivele artistike. Tek- tuk vepra të artistëve dalin mbi banalitetin dhe klishetë për tu ngjitur me shumë mundim deri në art.

- Cilat janë problemet e pikturës sot?
Problemi me i madh mendoj se është niveli kulturor i shoqërisë; shfaqet pak e kultivuar dhe pak e interersuar për artet dhe në veçanti për artet pamore. Fatkeqësisht sallat e ekspozitave dhe galerive janë te boshatisura, ndërsa edukimi shkollor është i dobët

Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare postkomuniste?
Ne mjekësinë omeopatike thuhet se duhet të kalojnë po aq vjet sa ka vuajtur i sëmuri për t'u shëruar plotësisht.
Ndoshta mund të na duhen akoma edhe periudha kohore për të bërë të mundur që edhe ne të ngjasojmë me shume se sa tani me fqinjët tanë.

-A e ka vleërsuar politika shqiptare postkomuniste pikturën?
Nuk mund të them se jo. Ka fakte se politika afrohet në sallat e ekspozitave, edhe pse jo ne shkallen dhe në përmasat që ofrohet si nga kolegët evropianë. Në zyrat e kancelarive dhe kryeministrave të kontinentit tonë janë të pranishme vepra origjinale të autorëve bashkëkohorë. Megjithatë, vëmendja duhet të ishte edhe më e madhe, ndërsa problemi më i madh qëndron ndoshta te vetë artistët dhe te vetëcensurimi që ata shfaqin, të vetëdijshëm apo jo.

Mendimi për arqitekturën shqiptare?
Për çdo ditë po bëhet më e larmishme dhe më e konsoliduar duke ruajtur traditën

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>