Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Kisha konkurrente për çmimin Nobel të Paqes. Mbrojti hebrenjtë nga nazizmi

$
0
0


Kisha ortodokse e Bullgarisë është dominuar si një konkurrente për çmimin Nobel të Paqes, në përvjetorin e saj të 70-të për mbrojtjen e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lachezar Plovdiv, zëvendësekretari i delegacionit të Bullgarisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, PACE, tha se ai kishte filluar procesin e nominimit për të fituar njohjen më të madhe në të gjithë botën për rolin e kishës për të ndihmuar për të shpëtuar hebrenjtë nga ndjekja dhe më pas vendosje e tyre në kampet naziste të përqendrimit.

"Akti i shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga Holokausti nuk është shumë i njohur ndërkombëtarisht, edhe pse ka dokumente të mjaftueshme për të provuar atë,"- tha zv. sekretari Plovdiv, i cili është gjithashtu një anëtar nderi i asociuar i APKE dhe një prej njerëzve që kanë të drejtë për të bërë nominimet për çmimin. Këtë Plovdiv e shikon si një mundësi që së paku hedhë dritë mbi çështjen në rrjedhën e diskutimeve

Edhe pse Bullgaria ishte nën kontrollin politik të Gjermanisë naziste, kisha publikisht kundërshtoi dëbimin e hebrenjve dhe ligje diskriminuese kundër tyre.

"Ky vendim nga ana e Kishës Orthodhokse të Bullgarisë është një precedent botëror dhe është gjithashtu e lavdërueshme, sepse kisha rrezikonte të ardhmen e vet në emër të shpëtimit të një pakice të një feje tjetër," tha Plovdiv.

Më shumë se 250 nominime janë bërë tashmë për Nobel Çmimin të Paqes për vitin 2013.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>